Lajmet

​Tetë vite nga rasti i Astrit Deharit, Kurti: Jemi të gatshëm si qeveri ta ndihmojmë prokurorinë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm si Qeveri, ta ndihmojnë Prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësinë pas tetë viteve, rreth zbardhjes së rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Gjatë homazheve në varrezat e Zllatarit në Prishtinë, kryeministri Kurti ka thënë se “kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon”.

“Kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve, në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto tetë vite, katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit, të Astritit, por që të katër dolën në pension, pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë që e ka marr rastin. Dhe si LVV, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, që ta ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë Prokurorinë e shtetit, për të sjellë drejtësi për Astritin dhe familjen e tij”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, sipas babait të Astritit, deputetit, Avni Dehari ata që kanë bërë krimin ndaj djalit të tij edhe sot e kësaj dite mundohen të fshijnë gjurmët e tyre.

Dehari, është shprehur se nëse nuk zbardhet ky rast, vërteton se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel.

“Tetë vite, një njeri që ka humbur jetën në një institucion të Kosovës të mos zbardhet e vërteta, për të flet vet, sepse ata që kanë bërë krimin ndaj Astritit dhe drejtësisë në përgjithësi edhe sot e kësaj dite, mundohen të fshehin gjurmët e tyre. Nëse nuk zbardhet ky rast dhe raste të tjera, flet shumë se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel dhe Kosova nuk e meriton të ketë një gjyqësi të tillë”, është shprehur Dehari.

Gjithashtu, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka theksuar se katër prokurorët që kanë pasur në dorë rastin e aktivistit të LVV-së, Deharit, sipas tij kanë dashur të manipulojnë të vërtetën “kinse Astriti ka vdekur në spitalin e Prizrenit”.

“Ky është skandali më i madh, rasti më i dhimbshëm pas përfundimit të luftës në Kosovë. Një mori prokurorësh, kanë dashur të manipulojnë të vërtetën, duke deklaruar rrejshëm, për manipulim të opinionit publik të qytetarëve dhe të tjerëve, kinse Astriti ka vdekur në spital, gjë që dokumenti i spitalit e tregon, që Astriti është dërguar pa shenja jete”, ka theksuar Gashi.

Të pranishëm në homazhe ishin familjar, pjesëtar të kabinetit qeveritar dhe deputetë.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara