Shëndeti

Tetë ushqime që mund të shërojnë zorrët dhe t’ju përmirësojnë tretjen!

Limoni, ananasi e kokosi janë vetëm disa prej tyre.

Published

on

Nëse jeni duke  luftuar me probleme kronike të tretjes, sëmundje autoimune ose inflamacion kronik, atëherë ka shumë të ngjarë që zorrët tuaja të dëmtohen.

Të gjitha sëmundjet fillojnë në zorrë dhe përhapen në zona të tjera të trupit. Pra, nëse jeni duke vuajtur nga dhimbje koke kronike, sëmundje lëkure, depresioni, apo problemet e tretjes, duhet së pari të zhdukni dhimbjen në zorrë.

Lajm i mirë është se ju mund të filloni ta bëni këtë menjëherë me ushqimet që hani. Më poshtë janë vetëm disa ushqime që mund të ndihmojnë shumë në zvogëlimin e inflamacionit, qetësojnë sistemin tuaj të tretjes dhe shërojnë zorrët.

1.Limoni

Ushqimet astringente si limoni janë të duhurat për stimulimin e prodhimit biliar, i cili ndihmon në tretje. Limoni gjithashtu ndihmon për të ç’helmua trupin. Provoni të pini një gotë me ujë të ngrohtë me limon në mëngjes.

2.Ananasi

Ananasi është një burim i shkëlqyer i bromelain enzimë proteolytic. Bromelain mbështet tretjen duke thyer dhe tretur proteinat.

3. Kokosi

Kokosi është një superushqim i vërtetë dhe ka kaq shumë përfitime shëndetësore. Një karakteristikë e rëndësishme është se ka veti antibakteriale dhe anti-fungale. Kokosi mund të mbështesë shërimin e zorrëve duke luftuar patogjenët e mundshëm. Provoni të gatuani me vaj kokosit, duke e shtuar atë në smoothie-t tuaj, ose të hani një lugë gjelle në vetvete.

4.Shafran i Indisë

Shafrani i Indisë është një ushqim i fuqishëm anti-inflamator. Përfitimet e tij shëndetësore janë të shumta. Shtimi i shafranit të Indisë në ushqimin tuaj ose marrja e saj në formë kapsule mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit në zorrën tuaj dhe të nxisë shërimin.

5.Bimët aromatike

Bimët aromatike si rigoni, xhenxhefili, karafili dhe rozmarina janë të shkëlqyera për shëndetin e tretjes sepse ato posedojnë veti antibakteriale. Gatimi me këto bimë të shijshme jo vetëm që i jep shije ushqimeve tuaja, por ndihmon në shërimin dhe mbrojtjen e zorrëve gjithashtu.

6.Ushqime të fermentuara

Ushqimet e fermentuara janë të rëndësishme për shëndetin e zorrëve sepse ato janë një burim fantastik i baktereve të mira, apo probiotikëve. Probiotikët janë të njohur për mbështetjen e sistemit imunitar dhe për të promovuar lëvizshmërinë në traktin GI. Shembuj të ushqimeve të fermentuara janë uthull molle, kefir (kokosit, qumështi, ose versionet e ujit), kos dhe lakër turshi.

7.Probiotikët

Probiotikët janë ushqim për bakteret e mira në trupin tuaj. Mbështetja dhe ushqimi i baktereve tuaja të mira është thelbësor për shëndetin e zorrëve. Shembuj të ushqimeve të pasura me prebiotikë janë patatet e ëmbla, kungujt e dimrit, mjalti dhe argjinarja.

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara