Lajmet

Tetë të vdekur dhe qindra të plagosur si pasojë e tërmetit të ri në Turqi dhe Siri

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Defne, në provincën Hatay të Turqisë, e cila kufizohet me Sirinë.

Published

on

Tetë njerëz kanë vdekur në Siri dhe Turqi pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë, dy javë pas tërmetit shkatërrues që vrau mbi 45 mijë njerëz.

Autoriteti turk i menaxhimit të fatkeqësive tha se gjashtë persona u vranë dhe 294 të tjerë u plagosën në Turqi.

Ndërsa në Siri, një grua dhe një vajzë vdiqën si pasojë e panikut gjatë tërmetit në provincat Hama dhe Tartus, thanë mediat pro-qeveritare.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Defne, në provincën Hatay të Turqisë, e cila kufizohet me Sirinë.

Tërmeti është ndier gjithashtu në Jordani, Qipro, Izrael, Liban dhe Egjipt, dhe u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 shkallë të Rihterit.

Hatay ishte një nga provincat më të goditura në Turqi në tërmetin e 6 shkurtit. Mijëra ndërtesa u shkatërruan para dy javësh dhe tërmeti i së hënës i dëmtoi edhe më tej ato.

Sipas autoriteteve turke, vetëm në Turqi kanë vdekur mbi 41 mijë persona nga tërmeti i 6 shkurtit, derisa besohet se mbi 385 mijë banesa janë shkatërruar apo janë dëmtuar rëndë. Ndërsa në Siri kanë vdekur rreth 5 mijë persona.

Komisioni Evropian, së bashku me Presidencën Suedeze të Këshillit, do të organizojnë më 16 mars një konferencë të madhe donatorësh në Bruksel, për të mbledhur kontribute për ndihmë për Turqinë dhe Sirinë, në përballje me pasojat e tmerrshme të tërmetit që ka goditur pjesë të këtyre dy vendeve.

BE-ja edhe deri tash ka ndihmuar Turqinë dhe Sirinë, përmes dërgimit të ekipeve për intervenim të shpejtë, por edhe përmes ndihmës materiale.

Ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ndihma totale amerikane për të prekurit nga tërmeti në Siri dhe Turqi ka arritur në 185 milionë dollarë./REL

Lajmet

Ambasada amerikane fton shtetasit e saj në Kosovë për një takim me Prattipatin

Published

on

By

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar të gjithë shtetasit amerikanë që banojnë në Kosovë të marrin pjesë në një takim publik (Town Hall) të organizuar nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

Takimi do të mbahet të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në 15:00 në ambientet e Ambasadës,.

Për më shumë detaje dhe për t’u regjistruar, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të ambasadës dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 5 dhjetor 2025.

Mesazh për qytetarët amerikanë që banojnë në Kosovë, të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në orën 15:00, qytetarët amerikanë ftohen të marrin pjesë në një takim publik në Ambasadën e SHBA-së, të organizuar nga e Ngarkuara me Punë Anu Prattipati”, shkruhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama: Mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Ndonëse Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi më 27 nëntor bartjen e buxhetit 2024 në 2025-tën, megjithatë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se këto mjete nuk janë bartur në buxhetin e Komunës.

Më 27 nëntor, Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. ❗Sot, 2 dhjetor, mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës!!!”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë që edhe sot përfaqësuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë do të protestojnë për të kërkuar pagën e tyre.

KOMUNA E PRISHTINËS: MJETET FINANCIARE ENDE NUK JANË BARTUR NGA MINISTRIA E FINANCAVE

Komuna e Prishtinës thotë se ende nuk janë bartur mjetet financiare nga Ministria e Financave, ndonëse Asambleja Komunale e Prishtinës e kishte miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në 2025.

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Komunës./EO

Continue Reading

Lajmet

Dy persona goditen nga rryma në Gjilan, po ndërronin njehsorët

Published

on

By

Dy persona janë goditur nga rryma të hënën në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, pasi ishin duke punuar në ndërrimin e njehsorëve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se te dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Dy viktimat meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

​Rrahmani në mesin e më të mirëve të vitit në Serie-A

Published

on

Gran Galà del Calcio 2025 që u mbajt në Milano dhe solli listën e fituesve të sezonit 2024-25 në Serie A. Çmimi kryesor, ai i Lojtarit të Vitit, shkoi për mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, i cili u vlerësua për sezonin e jashtëzakonshëm dhe rolin e tij në sukseset e klubit.

Formacioni ideal i vitit u dominua nga Interi dhe Napoli, që luftuan deri në fund për titull. Në listë u përfshinë emra si Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Nicolò Barella dhe Lautaro Martinez. Në këtë Top XI janë edhe dy lojtarë që tashmë kanë lënë Serie A: Tijjani Reijnders, që kaloi te Manchester City, dhe Mateo Retegui, i transferuar te Al-Qadsiah.

Antonio Conte u shpall Trajneri i Vitit, ndërsa Napoli mori çmimin e Klubit të Vitit, duke konfirmuar dominimin gjatë sezonit. Sulmuesi i Interit, Francesco Pio Esposito, fitoi çmimin Italian Golden Boy si talenti më i mirë i ri, ndërsa Nicolò Bertola nga Udinese u vlerësua për paraqitjet e tij në Serie B.

Çmimi “Goli i Vitit” shkoi për Alessandro Deiolën e Cagliarit për një supergol në fitoren 3-0 ndaj Venezias, një realizim që ishte nominuar edhe për çmimin FIFA Puskas.

Formacioni ideal i Serie A për vitin 2025 u përmbyll me: Svilar; Dumfries, Rrahmani, Bastoni, Dimarco; McTominay, Barella, Reijnders; Lautaro Martinez, Kean, Retegui./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara