Lajmet

Tetë të vdekur dhe 453 raste me COVID-19

Published

on

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (68, 63 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (76 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 453 raste të reja nga 1 mijë e 470 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 183 raste, Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste, Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste, Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug./UBTNews

Lajmet

Kamberi: Provokimet e Serbisë në Bujanoc rrezikojnë sigurinë, NATO të ndërhyjë

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur alarmin për rritjen e tensioneve në Luginën e Preshevës, duke deklaruar se stërvitjet e fundit ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, përbëjnë një kërcënim serioz për mjedisin e sigurisë në rajon.

Sipas Kamberit, këto aktivitete që përfshijnë kapacitete ajrore dhe zhvillohen afër zonave të banuara, ndikojnë negativisht në perceptimin e sigurisë te komuniteti shqiptar dhe ulin besimin ndërmjet aktorëve lokalë, duke u interpretuar si faktorë që nxisin destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka theksuar se përballë provokimeve të vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës, është bërë i domosdoshëm reagimi i bashkësisë ndërkombëtare për të inkurajuar transparencën dhe për të shmangur veprimet provokuese që shkelin normat ndërkombëtare.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, mbetet thelbësore që të veprohet me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese. Në këtë drejtim, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të inkurajuar dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese”, shkruan Kamberi

Në këtë kuadër, Kamberi ka bërë thirrje urgjente për shtimin e forcave të KFOR-it si një masë të rëndësisë primare për ruajtjen e paqes, duke i kërkuar NATO-s që të rishikojë vendimin për Zonën Toksore të Sigurisë me qëllim parandalimin e krizave të mundshme dhe garantimin e një mjedisi të qëndrueshëm e të parashikueshëm në këtë pjesë delikate të rajonit.

Lidhur me këtë situatë, sot ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, i cili gjatë mbledhjes së Qeverisë i dënoi fluturimet e helikopterëve dhe lëvizjet e parashutistëve mbi zonat e banuara me shqiptarë si një shfaqje të rrezikshme agresioni.

Kreu i ekzekutivit bëri një lidhje të drejtpërdrejtë mes këtyre njësive ushtarake dhe sulmit terrorist në Banjskë, duke theksuar se Beogradi po përdor armatimin rus e kinez për të shantazhuar stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në interes të aleatëve si Rusia dhe Irani. Pavarësisht kësaj trysnie, Kryeministri u bëri thirrje shqiptarëve në Luginë që të mos bien pre e provokimeve, duke vlerësuar se këto veprime vijnë nga dëshpërimi i Serbisë pas dështimit të strukturave të saj ilegale brenda territorit të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider në sektorin e energjisë: Studime me standarde ndërkombëtare në UBT

Published

on

By

Programi Bachelor në Inxhinieri të EnergjisëUBT është hartuar si një rrugëtim profesional për të gjithë ata që synojnë një karrierë të sigurt dhe me ndikim në industrinë e të ardhmes.

Ky drejtim fokusohet në përgatitjen e ekspertëve të rinj që do të merren me prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin efikas të energjisë, duke kombinuar metodat tradicionale me ato moderne dhe miqësore me mjedisin.

Nevoja për inxhinierë të rinj në Kosovë është mjaft e lartë, sidomos kur merret parasysh se në institucionet tona si KEK-u, mosha mesatare e punonjësve është rreth 60 vjeç. Kjo tregon se tregu i punës ka një kërkesë të madhe për kuadro të reja që zotërojnë njohuri kreative dhe teknike për të zgjidhur sfidat e sotme të sistemit energjetik.

Gjatë tri viteve të studimit, studentët fitojnë njohuri të plota që nga bazat e fizikës dhe matematikës e deri te teknologjitë më të avancuara si energjia solare, ajo e erës dhe sistemet e ruajtjes së energjisë përmes baterive.

Ky program është i harmonizuar plotësisht me Strategjinë e Energjisë së Kosovës 2022-2031, e cila parasheh investime të mëdha në burime të rinovueshme dhe në rrjete inteligjente të njohura si “Smart Grid”. Kjo u mundëson të diplomuarve që të jenë të gatshëm për t’u përfshirë në projekte të rëndësishme, qofshin ato shtetërore apo private, duke menaxhuar sisteme komplekse dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit.

Si një risi e rëndësishme për këtë vit, të gjithë studentët që bëhen pjesë e këtij programi do të kenë mundësi të përfitojnë një bursë prej 20% për të tri vitet e studimeve.

Ky është një lehtësim i konsiderueshëm që u mundëson studentëve të përkushtohen maksimalisht në ngritjen e tyre profesionale. Në përfundim të studimeve, ata do të jenë të aftë të projektojnë sisteme energjetike, të analizojnë faktorët ekonomikë dhe të udhëheqin ekipe multidisiplinare.

Ky program në UBT mbetet një pikë referimi për krijimin e liderëve të nesërm në njërin prej sektorëve më strategjikë të vendit dhe rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Këto janë vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt, me ç’rast ka miratuar një varg vendimesh që ndërlidhen me reforma administrative, shëndetësi, infrastrukturë dhe integrime evropiane. Ndër vendimet kryesore ishte bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Në kuadër të agjendës evropiane, ekzekutivi ka themeluar Sistemin për Zbatimin e Mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor. Për këtë proces, Jeton Zulfaj është emëruar Koordinator Kombëtar, me qëllim koordinimin ndërinstitucional për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja.

Në sektorin e shëndetësisë, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën për pagesën e specializantëve me vetëfinancim. Për këtë qëllim janë ndarë mbi 550 mijë euro, nga të cilat përfitojnë 55 specializantë brenda vendit dhe 37 të tjerë nga Lugina e Preshevës, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Sa i përket infrastrukturës dhe pronave, janë miratuar disa vendime për shpronësime për interes publik. Këto vendime i hapin rrugë zgjerimit të rrugës nacionale Prishtinë–Podujevë (M25), ndërtimit të një Zone Industriale të Mbrojtjes në pronat e ish-KBI Erenikut, si dhe realizimit të projektit për linjën ajrore 110kV në Zatriq. Po ashtu, Qeveria ka dhënë në shfrytëzim ngastra kadastrale për nevojat e ndërtimit të një Terminali Publik për Doganën e Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhjeje u ndanë edhe 138 mijë euro për mbështetjen e orkestrës së fëmijëve dhe të rinjve “Amadeus” për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare në Spanjë dhe Çeki. Ndërkaq, për Fondin e Ekselencës, në bashkëpunim me trupat e OKB-së, janë alokuar 400 mijë euro. Ndër vendimet e tjera, vlen të theksohet zgjatja e mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut edhe për tre muaj.

 

Continue Reading

Lajmet

Qeveria dënon provokimet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë lidhur me demonstrimin ushtarake të Serbisë në komunën e Bujanovcit, fare pranë brezit kufitar me Republikën e Kosovës.

Sipas kreut të qeverisë, fluturimet e helikopterëve H145M dhe lëvizjet e Brigadës 63 të parashutistëve mbi zonat e banuara me shqiptarë përbëjnë një shfaqje të rrezikshme të agresionit dhe trysni të hapur mbi banorët që po përballen me spastrim etnik administrativ.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se kjo shfaqje e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla dhe qendra mjekësore është një provokim i hapur ndaj shtetit të Kosovës.

Kurti bëri një lidhje të drejtpërdrejtë mes kësaj njësie ushtarake dhe ngjarjeve tragjike në veri të vendit, duke deklaruar: “Kjo shfaqje bëhet edhe më alarmuese kur kujtojmë se e njëjta njësi ka trajnuar dhe mbështetur grupin e kriminelit Milan Radojçiq, të cilët realizuan sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.”

Sipas analizës së prezantuar në mbledhje, këto lëvizje ushtarake po përdoren si mjet shantazhi nga regjimi në Beograd për të mbajtur rajonin në tension të vazhdueshëm.

Kryeministri theksoi se blerja e armatimit rus e kinez dhe retorika e Presidentit Vuçiq për gjoja sulme nga fqinjtë, konfirmojnë synimet destabilizuese të Serbisë në një kohë kur siguria globale është tejet e brishtë.

“Beogradi po shfrytëzon këtë moment për të sfiduar gatishmërinë e institucioneve dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, sipas interesave të aleatëve të saj, Rusisë dhe Iranit”, u shpreh Kurti.

Pavarësisht këtyre provokimeve, kreu i ekzekutivit vlerësoi se këto veprime vijnë nga dëshpërimi i Serbisë, pasi ajo nuk ka më struktura ilegale brenda Kosovës për të shkaktuar destabilizim të brendshëm.

Gjithashtu, ai dërgoi një mesazh për shqiptarët në Luginë, duke u bërë thirrje që të mos bien pre e politikave nxitëse.

“Institucionet e Kosovës mbeten vigjilente dhe të gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim,” siguroi ai, duke kërkuar njëkohësisht nga komuniteti ndërkombëtar që të ndëshkojë këtë qasje të Serbisë që kërcënon drejtpërdrejt paqen rajonale.

 

Continue Reading

Të kërkuara