Sport

Tetë palë të stafit mjekësor do të gjykohen për vdekjen e Maradonës

Prokurorët kanë kërkuar gjykimin e tyre për vrasje nga pakujdesia.

Published

on

Tetë palë të personelit mjekësor do të dalin në gjyq për neglizhencë të dyshuar kriminale në vdekjen e legjendës së futbollit argjentinas, Diego Maradona, sipas një vendimi gjyqësor të bërë publik të mërkurën.

Asnjë datë nuk është caktuar për gjyqin e tetë personave për vdekjen e Maradonës në vitin 2020, thonë prokurorët për shkak të mosveprimeve nga kujdestarët e tij, të cilët e braktisën për fatin e tij gjatë shtrimit në spital.

Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare në vitin 2020 teksa po shërohej nga operacioni në tru për një mpiksje gjaku dhe pas dekadash betejash me varësinë ndaj kokainës dhe alkoolit.

Neurokirurgu dhe mjeku i familjes Leopoldo Luque, psikiatri Agustina Cosachov, psikologu Carlos Diaz, koordinatorja mjekësore Nancy Forlini dhe katër të tjerë, duke përfshirë infermiere, u vunë nën hetim.

Prokurorët kanë kërkuar gjykimin e tyre për vrasje nga pakujdesia.

Ata pretendojnë se keqmenaxhimi nga ana e ekipit e kishte vendosur legjendën e futbollit në një situatë pafuqie.

Të akuzuarit rrezikojnë dënime që variojnë nga tetë deri në 25 vjet burg.

Sipas prokurorëve, të pandehurit ishin protagonistë të një shtrimi të paprecedentë, totalisht të mangët dhe të pamatur në shtëpi, dyshohet se ishin përgjegjës për një seri improvizimesh, dështimesh dhe mangësie në menaxhim.

Maradona konsiderohet gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. /UBTNews/

Sport

Ish-sulmuesi afrikan gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshimet e para

Published

on

Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në banesën e tij në Johannesburg, Afrikë e Jugut.

Lajmin e hidhur e konfirmoi klubi i tij i dikurshëm, Orlando Pirates, me një deklaratë zyrtare: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e ish-sulmuesit tonë Tendai Ndoro. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë.”

Tifozët kanë shpërndarë dhjetëra mesazhe prekëse në rrjete sociale. Njëri prej tyre shkroi: “Pusho në paqe, vëlla.”

Një tjetër shtoi: “Faleminderit për kujtimet. Ngushëllime për familjen. Deri sa të takohemi sërish.”

Ndërsa një fans kujtoi golin e tij të paharruar kundër Kaizer Chiefs: “Nuk do ta harroj kurrë atë perlë… RIP legjendë Ndoro.”

Ndoro ka qenë pjesë e Kombëtares së Zimbabwes në periudhën 2013–2017, ku ka zhvilluar 14 ndeshje e realizuar pesë gola, një prej tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës 2017 kundër Tunizisë. Ai spikati me klubin Chicken Inn në Zimbabve, përpara se të transferohej në Premier Ligën e Afrikës së Jugut më 2013.

Me Black Aces shënoi 14 gola, ndërsa me Orlando Pirates bëri historinë duke realizuar 23 gola në dy sezone dhe u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit në sezonin 2016/17. Karriera e tij vazhdoi me eksperiencë në Arabinë Saudite te Al-Faisaly, para se të rikthehej në Afrikën e Jugut me Ajax Cape Town dhe Highlands Park. Lojtari i varur këpucët më 2020 me klubin Al-Orouba në Oman.

Shkaku i vdekjes së Ndoro ende nuk është bërë publik, por raportohet se ish-futbollisti ka pasur probleme shëndetësore kohët e fundit.

Continue Reading

Sport

MrBeast: “I kalova 5 orë në shtëpi të Cristiano Ronaldos

Published

on

Ylli i YouTube, MrBeast e ka lavdëruar tej mase Cristiano Ronaldon, për të cilin thotë se është treguar mjaft zemërgjerë dhe mikpritës me të.

Influenceri e realizoi një emision me yllin e futbollit, të cilin e kishte vizituar në Arabinë Saudite. MrBeast tregon se një takim që priste të zgjaste pak minuta, shkaku i agjendës së ngarkuar të 40-vejeçarit, zgjati me orë të tëra.

Dhe, YouTuberi amerikan thotë se e shijoi në maksimum këtë periudhë.

“I kalova 5 orë me Cristiano Ronaldon dhe ishte e çuditshme sepse…” “Unë vetëm i thash: ‘Mi’ jep veç 10 minuta. E di se je njeriu mashkulli më i famshëm në planet.’ Ai më shikoi dhe më tha: ‘Do të kem kohë sado që të nevojitet ty.’ Përfundova duke kaluar orë të tëra me të në shtëpinë e tij.”

Cristiano i’a dhuroi Mr Beast një fanellë speciale të Al Nassr dhe e ftoi në cilëndo ndeshje që do ta zgjidhte ai për ta shikuar në stadium.

Bashkëpunimi i tyre është parë i ka bërë më shumë se 700 milionë klikime në YouTube.

 

 

 

 

Continue Reading

Sport

CSKA Sofia njofton ndarjen me Zymer Bytyqin

Published

on

Klubi bullgar, CSKA Sofia FC ka njoftuar ndarjen e rrugëve me sulmuesin anësor të Kosovës, Zymer Bytyqi.

Bytyqi nuk do të jetë më pjesë e klubit të Superligës së Bullgarisë, pasi kanë vendosur të ndahen pas një marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi ka ardhur nga vet klubi bullgar ma anë të faqeve të tyre zyrtare. “Futbollisti ofensiv Zymer Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-së”.

“Klubi dhe lojtari i dhanë fund marrëdhënies së tyre kontraktuale me marrëveshje të ndërsjellë. Me fanellën e kuqe, Bytyqi luajti 20 ndeshje në të cilat shënoi 5 gola. CSKA i uron Zymer Bytyqit suksese në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Sport

Arritje historike për Fabion, e barazon rekordin e më së shumti ndeshjeve zyrtare

Published

on

Fabio Deivson Lopes Maciel e ka barazuar rekordin e ndeshjeve zyrtare si profesionist, të cilin deri tash e mbante legjenda angleze, Peter Shilton.

Sipas librit të rekordeve “Guinness”, Shilton i kishte zhvilluar 1390 ndeshje zyrtare, ndërsa Fabio, 44 vjeç, e arriti të njëjtën shifër dhe mund ta kalojë anglezin qysh në natën e së mërkurës në sfidën e Copa Sudamericana kundër America Cali.

“1.390 herë, idhull”, festoi Fluminense në rrjetet sociale pas fitores 2:1 kundër Fortalezas. “Dua t’i falëndroj të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës sime”, deklaroi portieri pasi e bëri këtë arritje.

Një primat që mund të vazhdojë të rritet: portieri së fundmi e ka vazhduar konratën me klubin e tij deri në dhjetor të vitit 2026.

Fabio kishte debutuar si profesionist më 1997, në të njëjtin vit kur Shilton i kishte vendosur këpucët në gozhdë, i pati 10 paraqitje me Kombëtaren, i fitoi tre kampionate braziliane dhe ka triumfuar në vitin 2023 në Copa Libertadores me Fluminensen duke e mposhtur Boca Juniorsin me rezultat 2:1.

Në këtë verë shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve duke u ndalur nga Chelsea (0-2).

Një rekord që e bën Fabion njërin prej portierëve më jetëgjatë dhe më triumfues në histori të futbollit botëror.

Continue Reading

Të kërkuara