Kulturë

Tetë momentet kryesore të librit të ri të Princit Harry

Harry para disa javësh publikoi librin e tij “Spare”.

Published

on

Trashëgimtari dhe rezerva

Princi William ishte trashëgimtari, “ndërsa unë isha rezerva”, shkruan Harry, sipas raportimeve të ndryshme në gazeta. Ishte një nofkë që përdorej shpesh nga babai i tij, që sot është mbreti, nëna e tij dhe gjyshi i tij, Duka i Edinburgut. “Madje edhe nga gjyshja – mbretëresha e ndjerë”, raporton Times.

“Për këtë nuk kishte asnjë gjykim, por as ndonjë paqartësi”. Harry ishte “hija, Plani B”, dhe beson se ai “u soll në këtë botë në rast se do të ndodhte diçka”. Ai kujton se ishte 20-vjeç, kur dëgjoi që babai i tha nënës së tij ditën e lindjes së tij: “Shkëlqyeshëm! Tani më ke dhënë një trashëgimtar rezervë. Tani puna ime mbaroi!”. Me sa duket ishte një shaka, shkruan Harry. Por disa minuta pasi e tha këtë gjë, Charles shkoi “të takonte të dashurën e tij”. Ai shton: “Pra shumë fjalë të vërteta të thënë si me shaka”.

Afganistani

Në një pranim të papritur, Harry zbulon në libër se ai vrau 25 luftëtarë talebanë gjatë shërbimit të tij të dytë në Afganistan. Ai e dinte këtë numër nga teknologjia, që e lejoi të thoshte “me saktësi” se sa “luftëtarë armiq” kishte eliminuar.

“Më dukej e rëndësishme të mos kisha frikë nga ai numër. Pra numri i të vrarëve prej meje është 25. Nuk është një shifër që më mbush me kënaqësi, por as nuk më vë në siklet”, shkruan ndër të tjera Harry sipas përkthimit që i ka bërë “The Times” botimit në gjuhën spanjolle. Por që t’i vriste ishte e rëndësishme që ai të mos i shihte luftëtarët talebanë si njerëz, por më tepër si “gurë shahu që duhen hequr nga tabela… si të ligjtë që duhen eliminuar”.

Bashkëshortja e Mbretit

Harry dhe William i thanë të dy babait të tyre se nuk do ta pengonin marrëdhënien e tij me Camilla-n, por iu lutën që të mos martohej me të. William kishte ndjerë një “faj të jashtëzakonshëm” për “gruan tjetër”, për të cilën ai “kishte kohë që ushqente dyshime”. William ishte “i hutuar” dhe “i përndjekur nga dyshimet”, dhe kur dyshimet e tij u konfirmuan, ai u ndje në “faj” pse nuk tha apo nuk bëri diçka më herët, sipas fragmenteve të librit që pritet të dalë në treg këtë javë.

Takimi për herë të parë me Camilla Parker Bowles ishte si një “injeksion”. “Mbylli sytë dhe as që do ta ndjesh”- ka shkruar Harry në libër. Gjithashtu ai pohon se Camilla i ishte dukur “e mërzitur” gjatë takimit të tyre, duke ia vënë në dukje faktin se ai ishte trashëgimtari rezervë dhe jo trashëgimtari më i rëndësishëm.

Harry pyeti ndërkohë veten nëse ajo do të ishte “njerka e ligë” e përrallave, por doli që jo. Gjithsesi, menjëherë pas takimeve të tyre private me Camilla-n, ajo filloi të zhvillonte një “strategji afatgjatë … që synonte martesën dhe përfundimisht, kurorën”. Në media nisën të shfaqen historitë në lidhje me bisedat e saj me Williamin, ndërsa Harry fajësoi “ekspertin e ritë komunikimit, i cili ishte punësuar nga babai jonë me rekomandimin e Camilla-s”.

Princi i Uellsit

Një nga pretendimet më befasuese është se William e sulmoi fizikisht Harry-n në shtëpinë e tij në Nottingham Cottage në territorin e Kensington Palace, gjatë një sherri mbi Meghan në vitin 2019, gjatë të cilit William dyshohet se e quajti Meghan “një tip të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “gërryes”.

Harry tregon se në një moment William e kapi me forcë për jake dhe e rrëzoi në dyshemenë e kuzhinës ku ai theu tasin e hante qeni, duke pësuar lëndime në shpinë. Ai qëndroi për pak çaste “i trullosur”, para se të ngrihej dhe ta urdhëronte William të largohej nga andej.

Ai shkruan se vëllai i tij e kishte nxitur të përleshej, siç kishin bërë kur ishin fëmijë, por ishte Harry ai që e refuzoi. William u rikthye më vonë, duke i kërkuar falje dhe ndjerë i keqardhur për atë që kishte ndodhur. Harry i dha një gotë ujë dhe thotë se i tha: “Willy, unë nuk mund të bisedoj me ty kur je në këtë gjendje”.

William thuhet se i tha: “Unë nuk të sulmova, Harold”, duke përdorur emrin përkëdhelës të vëllait. Po ashtu Harry shton se William i tha atij se nuk kishte nevojë që t’i tregonte Meghan për atë ngjarje. Në fillim Harry i tregoi terapistit të tij, por më pas Meghan vuri re gërvishtjet dhe mavijosjet në shpinë.

“Ajo u mërzit shumë”- shkruan ai. Harry shpresonte për mirëkuptim nga familja e tij për vendimin e tij për t’u larguar nga familja. Ai shkruan për takimin me Charles dheWilliam në funeralin e Dukës së Edinburgut. Por sapo pa zemërimin tipik të William-it, ai e kuptoi se ishte në një “duel”. As babai dhe as vëllai i tij nuk dukej se e kuptonin pse ishte larguar. Ai shkruan se Charles u tha djemve të tij: “Ju lutem djema. Mos m‘i bëni një mjerim vitet e mia të fundit të jetës”.

Korrupsion dhe fshehje të abuzimeve

Harry thotë se ai dhe William donin që të bënin thirrje për një hetim mbi vdekjen e nënës së tyre, por nuk ia arritën. Ai tha se një dekadë pas vdekjes së saj, kur ishte në Paris, kërkoi që të kalonte në tunelin ku ajo vdiq “pikërisht me 100 km/h”, shpejtësia me të cilën po udhëtonte makina e saj.

Më vonë e përsëriti udhëtimin me William. Ai “shihte shtyllat e betonit që dilnin përpara” dhe “i numëronte”. Bashkë me to numëronte rrahjet e zemrës së tij. “U ula prapa. I thashë më zë të ulët: Kaq është e gjitha? Nuk është asgjë. Është thjesht një tunel i drejtë … Një tunel i shkurtër, i thjeshtë. Nuk ka arsye pse dikush duhet të vdesë brenda tij”.

Në lidhje me përfundimin zyrtar se shoferi i dehur “ishte i vetmi shkak i aksidentit”, Harry thekson: “Kjo ishte thjeshtë absurde”. Edhe nëse do të kishte qenë i pirë apo i dehur “shoferi nuk do të kishte asnjë problem të ngiste makinën nëpër një tunel kaq të shkurtër”- shkruan Harry, duke shtuar: “Po të mos ishte për paparacët që e ndiqnin dhe e shpërqendruan”.

Ai pyet se pse paparacët “ia vunë nga pas” nuk hynë në burg, dhe pse njerëzit që i kishin dërguar nuk përfunduan në burg. “Çfarë arsyeje tjetër mund të ketë përveç korrupsionit dhe fshehjes së diçkaje të rëndë?”- shkruan ai.

Harry thekson se William dhe ai donin të lëshonin një deklaratë duke kërkuar së bashku rihapjen e hetimit dhe madje të thërrisnin një konferencë për shtyp. “Por ata që vendosnin në fund na dekurajuan”- shkruan ai.

Seks dhe drogë

Nga humbja e virgjërisë, në moshën 17-vjeçare, me një grua të moshuar në një fushë pas një nate në një pub, tek konsumimi i kërpudhave magjike dhe kokainës në rininë e tij, Harry nuk përmbahet. Gruaja, emri i së cilës nuk përmendet, e trajtoi atë si një “hamshor të ri”.

Në fillim ai piu kokainë gjatë një fundjave gjuetie në moshën 17-vjeçare, tymosi kanabis në kopshtet e Kensington Palace dhe në kolegjin Eton. Po ashtu konsumoi psikodelikë për “argëtim” dhe për terapi me kalimin e viteve, duke zbuluar se lëndët narkotike i dhanë mundësi të shihte “të vërtetën”.

Po ashtu ai konsumoi kërpudha magjike dhe u deh me tekila në Kaliforni në janar 2016 kur ishte 31 vjeç. Në atë kohë mediat raportuan se filloi të kishte haluçinacione duke besuar se një kokë që dilte nga koshi i banjos po e shikonte dhe se ajo po zmadhohej. Edhe tualeti u shndërrua në një kokë dhe ai filloi të fliste me të. Disa detaje të tjera të dukshme përfshijnë faktin se ai ishte bërë synet që fëmijë, dhe se penisi i tij pësoi ngrirje gjatë një udhëtim në Antarktidë menjëherë para martesës së William dhe Kate.

Princesha e Uellsit

Tensionet e forta midis Dukës së Kembrixhit dhe asaj të Sussex, arritën kulmin pas dasmës së kësaj të fundit, pasi Harry dhe Meghan dolën për të pirë çaj. Më herët, Kate, e cila sapo kishte lindur fëmijën tjetër, thuhet se ishte ofenduar nga Meghan duke thënë se problemet me kujtesën që po haste kohët e fundit ishin “për shkak të hormoneve”.

Kur u rihap kjo çështje, shkruan Harry, Meghan kërkoi falje, duke thënë se ajo ishte gjuha që fliste me miqtë. Por William, sipas Harry-t, “i drejtoi gishtin Meghan” dhe bërtiti: “Epo kjo sjellje është e vrazhdë Meghan. Këto sjellje nuk pranohen këtu”. Thuhet se Meghan iu kundërpërgjigj: “Nëse nuk e ke problem, mbaje gishtin larg fytyrës sime!”.

Uniforma naziste

Vendimi i Harry-t për të veshur një uniformë naziste me simbolin e svastikës në një festë në vitin 2005 shkaktoi një zemërim të madh tek opinioni publik. Por në librin e tij, ai pretendon se i telefonoi William dhe Kate duke i pyetur nëse duhej të vishte një uniformë piloti apo një uniformë naziste, dhe ata i rekomanduan këtë të fundit.

Që të dy po qeshnin me të madhe më vonë kur ky akt u cilësua si një skandal. Po ashtu Harry shkruan se në një rast tjetër u kritikua sërish nga media pasi e kishte etiketuar “paki” një kadet të ushtrisë pakistaneze, për shkak se ai nuk e dinte se ky term ishte një fyerje, duke menduar se ishte e ngjashme me nofkën Yankee, me të cilën thirren amerikanët.

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosovari Rexhep Rexhepi fiton çmimin kryesor “Aiguille d’Or” që njihet si “Oscari” i orëndreqjes

Published

on

By

Orëndreqësi me origjinë nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Rexhep Rexhepi, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” gjatë ceremonisë madhështore të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG).

Ky çmim, i cili konsiderohet si “Oscari” i industrisë së prodhimit të orëve, ishte i hapur për të gjitha kategoritë. Rexhepi triumfoi me modelin e tij “Chronograph Flyback”, duke pasuar gjigantin e industrisë Breguet që e kishte fituar atë një vit më parë.

Ora fituese dallon për përmasat elegante dhe fushën në ngjyrë blu të errët të punuar me teknikën tradicionale Grand Feu, e frymëzuar nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit. Çmimi zyrtar i orës fituese është 150 mijë franga zvicerane, rreth 160 mijë euro, mirëpo vlera e saj në tregun e koleksionistëve pritet të jetë dukshëm më e lartë. Rexhepi e nisi karrierën e tij si praktikant 15-vjeçar te kompania e njohur Patek Philippe, ndërsa sot udhëheq markën e tij të pavarur në Gjenevë.

 

Në këtë edicion të GPHG-së garuan 84 orë dhe mekanizma kohorë në 14 kategori të ndryshme. Fituesit u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare ekspertësh, ku për herë të parë organizatorët hoqën ndarjet gjinore duke prezantuar kategori të reja teknike si Essential Watch dhe Complication Watch.

Continue Reading

Kulturë

Pierce Brosnan: Callum Turner i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë James Bondi i ardhshëm

Published

on

By

Aktori i njohur Pierce Brosnan beson se koleg i tij Callum Turner posedon të gjitha cilësitë e duhura për t’u veshur me kostumin e agjentit legjendar 007. Ish-interpretimi i famshëm i James Bondit ka vlerësuar se 36-vjeçari ka praninë, fizikun dhe karizmën e nevojshme për të marrë përsipër këtë rol ikonik.

Brosnan, i cili portretizoi agjentin britanik në katër filma ndërmjet viteve 1995 dhe 2002, tregoi për revistën Vanity Fair se e admiron Turnerin, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në filmin “The Only Living Boy In New York” të vitit 2017.

“Callum Turner është dikush me të cilin kam punuar dhe është një aktor shumë i fortë,” u shpreh Brosnan, duke shtuar se mezi pret të mësojë emrin e pasardhësit të Daniel Craig dhe të festojë zgjedhjen e tij.

Ndonëse Turner është përfolur gjatë si një nga favoritët kryesorë për këtë post, vetë ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion zyrtar rreth kastingut. “Di po aq sa dini edhe ju. Miqtë e mi më pyesin vazhdimisht, ndërsa unë nuk di asgjë,” kishte deklaruar ai më parë.

Brosnan po ashtu shfaqi entuziazmin e tij për projektin e ardhshëm të franshizës, i cili do të drejtohet nga regjisori vizionar Denis Villeneuve. “Besoj se do të mbetemi të mahnitur. Mënyra se si ai ndërton historinë dhe përdor kamerën është e jashtëzakonshme, prandaj filmi do të jetë vërtet madhështor,” përfundoi ai. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara