Kulturë
Tetë momentet kryesore të librit të ri të Princit Harry
Harry para disa javësh publikoi librin e tij “Spare”.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiTrashëgimtari dhe rezerva
Princi William ishte trashëgimtari, “ndërsa unë isha rezerva”, shkruan Harry, sipas raportimeve të ndryshme në gazeta. Ishte një nofkë që përdorej shpesh nga babai i tij, që sot është mbreti, nëna e tij dhe gjyshi i tij, Duka i Edinburgut. “Madje edhe nga gjyshja – mbretëresha e ndjerë”, raporton Times.
“Për këtë nuk kishte asnjë gjykim, por as ndonjë paqartësi”. Harry ishte “hija, Plani B”, dhe beson se ai “u soll në këtë botë në rast se do të ndodhte diçka”. Ai kujton se ishte 20-vjeç, kur dëgjoi që babai i tha nënës së tij ditën e lindjes së tij: “Shkëlqyeshëm! Tani më ke dhënë një trashëgimtar rezervë. Tani puna ime mbaroi!”. Me sa duket ishte një shaka, shkruan Harry. Por disa minuta pasi e tha këtë gjë, Charles shkoi “të takonte të dashurën e tij”. Ai shton: “Pra shumë fjalë të vërteta të thënë si me shaka”.
Afganistani
Në një pranim të papritur, Harry zbulon në libër se ai vrau 25 luftëtarë talebanë gjatë shërbimit të tij të dytë në Afganistan. Ai e dinte këtë numër nga teknologjia, që e lejoi të thoshte “me saktësi” se sa “luftëtarë armiq” kishte eliminuar.
“Më dukej e rëndësishme të mos kisha frikë nga ai numër. Pra numri i të vrarëve prej meje është 25. Nuk është një shifër që më mbush me kënaqësi, por as nuk më vë në siklet”, shkruan ndër të tjera Harry sipas përkthimit që i ka bërë “The Times” botimit në gjuhën spanjolle. Por që t’i vriste ishte e rëndësishme që ai të mos i shihte luftëtarët talebanë si njerëz, por më tepër si “gurë shahu që duhen hequr nga tabela… si të ligjtë që duhen eliminuar”.
Bashkëshortja e Mbretit
Harry dhe William i thanë të dy babait të tyre se nuk do ta pengonin marrëdhënien e tij me Camilla-n, por iu lutën që të mos martohej me të. William kishte ndjerë një “faj të jashtëzakonshëm” për “gruan tjetër”, për të cilën ai “kishte kohë që ushqente dyshime”. William ishte “i hutuar” dhe “i përndjekur nga dyshimet”, dhe kur dyshimet e tij u konfirmuan, ai u ndje në “faj” pse nuk tha apo nuk bëri diçka më herët, sipas fragmenteve të librit që pritet të dalë në treg këtë javë.
Takimi për herë të parë me Camilla Parker Bowles ishte si një “injeksion”. “Mbylli sytë dhe as që do ta ndjesh”- ka shkruar Harry në libër. Gjithashtu ai pohon se Camilla i ishte dukur “e mërzitur” gjatë takimit të tyre, duke ia vënë në dukje faktin se ai ishte trashëgimtari rezervë dhe jo trashëgimtari më i rëndësishëm.
Harry pyeti ndërkohë veten nëse ajo do të ishte “njerka e ligë” e përrallave, por doli që jo. Gjithsesi, menjëherë pas takimeve të tyre private me Camilla-n, ajo filloi të zhvillonte një “strategji afatgjatë … që synonte martesën dhe përfundimisht, kurorën”. Në media nisën të shfaqen historitë në lidhje me bisedat e saj me Williamin, ndërsa Harry fajësoi “ekspertin e ritë komunikimit, i cili ishte punësuar nga babai jonë me rekomandimin e Camilla-s”.
Princi i Uellsit
Një nga pretendimet më befasuese është se William e sulmoi fizikisht Harry-n në shtëpinë e tij në Nottingham Cottage në territorin e Kensington Palace, gjatë një sherri mbi Meghan në vitin 2019, gjatë të cilit William dyshohet se e quajti Meghan “një tip të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “gërryes”.
Harry tregon se në një moment William e kapi me forcë për jake dhe e rrëzoi në dyshemenë e kuzhinës ku ai theu tasin e hante qeni, duke pësuar lëndime në shpinë. Ai qëndroi për pak çaste “i trullosur”, para se të ngrihej dhe ta urdhëronte William të largohej nga andej.
Ai shkruan se vëllai i tij e kishte nxitur të përleshej, siç kishin bërë kur ishin fëmijë, por ishte Harry ai që e refuzoi. William u rikthye më vonë, duke i kërkuar falje dhe ndjerë i keqardhur për atë që kishte ndodhur. Harry i dha një gotë ujë dhe thotë se i tha: “Willy, unë nuk mund të bisedoj me ty kur je në këtë gjendje”.
William thuhet se i tha: “Unë nuk të sulmova, Harold”, duke përdorur emrin përkëdhelës të vëllait. Po ashtu Harry shton se William i tha atij se nuk kishte nevojë që t’i tregonte Meghan për atë ngjarje. Në fillim Harry i tregoi terapistit të tij, por më pas Meghan vuri re gërvishtjet dhe mavijosjet në shpinë.
“Ajo u mërzit shumë”- shkruan ai. Harry shpresonte për mirëkuptim nga familja e tij për vendimin e tij për t’u larguar nga familja. Ai shkruan për takimin me Charles dheWilliam në funeralin e Dukës së Edinburgut. Por sapo pa zemërimin tipik të William-it, ai e kuptoi se ishte në një “duel”. As babai dhe as vëllai i tij nuk dukej se e kuptonin pse ishte larguar. Ai shkruan se Charles u tha djemve të tij: “Ju lutem djema. Mos m‘i bëni një mjerim vitet e mia të fundit të jetës”.
Korrupsion dhe fshehje të abuzimeve
Harry thotë se ai dhe William donin që të bënin thirrje për një hetim mbi vdekjen e nënës së tyre, por nuk ia arritën. Ai tha se një dekadë pas vdekjes së saj, kur ishte në Paris, kërkoi që të kalonte në tunelin ku ajo vdiq “pikërisht me 100 km/h”, shpejtësia me të cilën po udhëtonte makina e saj.
Më vonë e përsëriti udhëtimin me William. Ai “shihte shtyllat e betonit që dilnin përpara” dhe “i numëronte”. Bashkë me to numëronte rrahjet e zemrës së tij. “U ula prapa. I thashë më zë të ulët: Kaq është e gjitha? Nuk është asgjë. Është thjesht një tunel i drejtë … Një tunel i shkurtër, i thjeshtë. Nuk ka arsye pse dikush duhet të vdesë brenda tij”.
Në lidhje me përfundimin zyrtar se shoferi i dehur “ishte i vetmi shkak i aksidentit”, Harry thekson: “Kjo ishte thjeshtë absurde”. Edhe nëse do të kishte qenë i pirë apo i dehur “shoferi nuk do të kishte asnjë problem të ngiste makinën nëpër një tunel kaq të shkurtër”- shkruan Harry, duke shtuar: “Po të mos ishte për paparacët që e ndiqnin dhe e shpërqendruan”.
Ai pyet se pse paparacët “ia vunë nga pas” nuk hynë në burg, dhe pse njerëzit që i kishin dërguar nuk përfunduan në burg. “Çfarë arsyeje tjetër mund të ketë përveç korrupsionit dhe fshehjes së diçkaje të rëndë?”- shkruan ai.
Harry thekson se William dhe ai donin të lëshonin një deklaratë duke kërkuar së bashku rihapjen e hetimit dhe madje të thërrisnin një konferencë për shtyp. “Por ata që vendosnin në fund na dekurajuan”- shkruan ai.
Seks dhe drogë
Nga humbja e virgjërisë, në moshën 17-vjeçare, me një grua të moshuar në një fushë pas një nate në një pub, tek konsumimi i kërpudhave magjike dhe kokainës në rininë e tij, Harry nuk përmbahet. Gruaja, emri i së cilës nuk përmendet, e trajtoi atë si një “hamshor të ri”.
Në fillim ai piu kokainë gjatë një fundjave gjuetie në moshën 17-vjeçare, tymosi kanabis në kopshtet e Kensington Palace dhe në kolegjin Eton. Po ashtu konsumoi psikodelikë për “argëtim” dhe për terapi me kalimin e viteve, duke zbuluar se lëndët narkotike i dhanë mundësi të shihte “të vërtetën”.
Po ashtu ai konsumoi kërpudha magjike dhe u deh me tekila në Kaliforni në janar 2016 kur ishte 31 vjeç. Në atë kohë mediat raportuan se filloi të kishte haluçinacione duke besuar se një kokë që dilte nga koshi i banjos po e shikonte dhe se ajo po zmadhohej. Edhe tualeti u shndërrua në një kokë dhe ai filloi të fliste me të. Disa detaje të tjera të dukshme përfshijnë faktin se ai ishte bërë synet që fëmijë, dhe se penisi i tij pësoi ngrirje gjatë një udhëtim në Antarktidë menjëherë para martesës së William dhe Kate.
Princesha e Uellsit
Tensionet e forta midis Dukës së Kembrixhit dhe asaj të Sussex, arritën kulmin pas dasmës së kësaj të fundit, pasi Harry dhe Meghan dolën për të pirë çaj. Më herët, Kate, e cila sapo kishte lindur fëmijën tjetër, thuhet se ishte ofenduar nga Meghan duke thënë se problemet me kujtesën që po haste kohët e fundit ishin “për shkak të hormoneve”.
Kur u rihap kjo çështje, shkruan Harry, Meghan kërkoi falje, duke thënë se ajo ishte gjuha që fliste me miqtë. Por William, sipas Harry-t, “i drejtoi gishtin Meghan” dhe bërtiti: “Epo kjo sjellje është e vrazhdë Meghan. Këto sjellje nuk pranohen këtu”. Thuhet se Meghan iu kundërpërgjigj: “Nëse nuk e ke problem, mbaje gishtin larg fytyrës sime!”.
Uniforma naziste
Vendimi i Harry-t për të veshur një uniformë naziste me simbolin e svastikës në një festë në vitin 2005 shkaktoi një zemërim të madh tek opinioni publik. Por në librin e tij, ai pretendon se i telefonoi William dhe Kate duke i pyetur nëse duhej të vishte një uniformë piloti apo një uniformë naziste, dhe ata i rekomanduan këtë të fundit.
Që të dy po qeshnin me të madhe më vonë kur ky akt u cilësua si një skandal. Po ashtu Harry shkruan se në një rast tjetër u kritikua sërish nga media pasi e kishte etiketuar “paki” një kadet të ushtrisë pakistaneze, për shkak se ai nuk e dinte se ky term ishte një fyerje, duke menduar se ishte e ngjashme me nofkën Yankee, me të cilën thirren amerikanët.
Kulturë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Published
18 hours agoon
March 12, 2026By
UBT News
5 Historitë e Mëdha të Heronjve të Heshtur që Ruajtën Dijën
- Rënia e Bagdadit, 1258 – Kur mongolët shkatërruan Shtëpinë e Urtësisë, shumë libra u hodhën në lumin Tigër. Disa dijetarë i shpëtuan dorëshkrimet duke i fshehur dhe transportuar në Persi dhe Damask.
- Murgjit irlandezë pas rënies së Romës – Ata kopjuan me dorë tekstet klasike të Aristotelit, Virgjilit dhe Ciceronit, duke ruajtur lidhjen mes antikitetit dhe Rilindjes Europiane.
- Murgu Wang Yuanlu, Kina – Fshehu mbi 40,000 dorëshkrime budiste pranë Dunhuang, duke i ruajtur nga lufta dhe shkatërrimi për rreth 1,000 vjet.
- Arkiva sekrete e getos së Varshavës, Lufta e Dytë Botërore – Historiani Emanuel Ringelblum dokumentoi jetën e hebrenjve, duke fshehur dokumentet në kanaçe qumështi; një veprim i fundit i rezistencës për të mbajtur të gjallë të vërtetën.
- Bibliotekat e Timbuktut, 2012 – Abdel Kader Haidara shpëtoi mbi 300,000 dorëshkrime antike nga grupet xhihadiste duke përdorur familje dhe karroca për t’i çuar në siguri.
Kulturë
Kosova në Panairin e Librit në Leipzig 2026
Published
23 hours agoon
March 12, 2026By
UBT News
Kulturë
Ekspozita “Butësia kontrollon fortësinë” Hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
Published
23 hours agoon
March 12, 2026By
UBT News
Më 13 mars në orën 19:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të presë hapjen solemne të ekspozitës “Butësia kontrollon fortësinë”, realizuar nga artistet vizuale Anais Horn dhe Verena Walzl, dhe e kuruar nga Blerta Hoçia.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 15 maj 2026 në hollin e ekspozitave të bibliotekës, duke ofruar një përvojë artistike që eksploron kontrastin mes butësisë dhe fuqisë në artin bashkëkohor.
Lajmet
Shfaqja “Nyja e Gidonit” sonte dhe nesër në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës
Published
2 days agoon
March 11, 2026By
UBTNews
Drama “Nyja e Gidionit”, me autore Johnna Adams dhe nën regjinë e Hana Qenës, ngjitet sonte dhe nesër në skenë për të ofruar një përballje të fuqishme emocionale që zë fill brenda mureve të një klase shkolle.
Kjo hapësirë, që zakonisht simbolizon edukimin, në këtë produksion shndërrohet në një territor tensioni dhe sfide ku takimi mes një nëne dhe një mësueseje tejkalon kornizat e një dialogu të thjeshtë.
Përmes interpretimeve të aktoreve Irena Aliu dhe Maylinda Kosumovic, shfaqja zbërthen në kohë reale një përplasje botëkuptimesh mbi përgjegjësinë prindërore, dhunën dhe bullizmin në shkollë, duke e vendosur publikun përballë një nyjeje të pazgjidhshme morale.
Realizimi i kësaj drame ka bërë bashkë një ekip profesionistësh, ku dramaturgjia është punuar nga Zoga Çeta Çitaku, ndërsa vizualiteti i skenës mban vulën e skenografit Burim Arifi dhe kostumografes Hana Zeqa.
Atmosfera plotësohet nga muzika e kompozitorit Ger Kacerja dhe elementet e veçanta të animacionit, të realizuara nga Flaka Kokolli, Elsa Talla, Leonita Thaqi dhe Diellza Franca.
Pjesë e rëndësishme e projektit janë edhe asistentja e regjisë Fluturë Nishori, inspicientja Nazmije Krasniqi, dizajnerja Nita Qahili dhe fotografi Kushtrim Haxha.
Shfaqja, e cila trajton tematika jetike të sistemit arsimor dhe marrëdhënieve njerëzore, i pret shikuesit sonte dhe nesër me fillim nga ora 20:00.
Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë
Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë
Lideri i ri i Iranit kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit
Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
