Teknologji

Tesla tërheq mbi dy milionë automjete në SHBA

Kjo pasi një rregullator i sigurisë tha se sistemi mund të keqpërdoret.

Published

on

Tesla (TSLA.O) po tërheq mbi dy milionë automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pajisura me sistemin e saj të avancuar të ndihmës së shoferit, Autopilot, për të vendosur masa të reja mbrojtëse, pasi një rregullator i sigurisë tha se sistemi mund të keqpërdoret.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) ka hetuar prodhuesin e automjeteve elektrike që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk për më shumë se dy vjet nëse automjetet Tesla sigurojnë në mënyrë adekuate që drejtuesit t’i kushtojnë vëmendje kur përdorin sistemin e ndihmës së shoferit.

Tesla tha në dosjen e tërheqjes se kontrollet e sistemit softuerik të Autopilot “mund të mos jenë të mjaftueshme për të parandaluar keqpërdorimet” dhe mund të rrisin rrezikun e një përplasjeje./UBTNews/

Teknologji

Holanda godet ndikimin kinez në teknologji, merr kontrollin e prodhuesit të çipave Nexperia

Published

on

Qeveria holandeze ka marrë nën kontroll prodhuesin e çipave të kompjuterëve Nexperia, i cili është në pronësi kineze, duke shtuar tensionet me Pekinin në mes të një lufte globale për teknologjinë dhe pronën intelektuale — sidomos në sektorin e gjysmëpërçuesve.

Në një deklaratë të publikuar të dielën mbrëma, qeveria holandeze njoftoi ndërhyrjen në kompaninë Nexperia me seli në Holandë, e cila prodhon çipa për industrinë e automobilave dhe për pajisje elektronike të konsumit.

Autoritetet në Amsterdam përdorën për herë të parë fuqitë e tyre sipas një ligji të njohur si “Akti i Disponueshmërisë së Mallrave”, duke përmendur shqetësime për mundësinë e transferimit të teknologjisë te kompania mëmë kineze, Wingtech.

Pas këtij vendimi, aksionet në bursën e Shangait ranë me 10% të hënën. Qeveria holandeze tha se nuk do marrë pronësinë e Nexperia-s, por do të ketë kompetencë të bllokojë apo përmbysë vendime të menaxhmentit që konsiderohen të dëmshme për interesin kombëtar. Aktivitetet e përditshme të prodhimit do të vazhdojnë normalisht.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur Donald Trump po forcon presionin ndaj kompanive kineze të teknologjisë, duke paralajmëruar tarifa deri në 100% mbi eksportet kineze si pjesë e luftës tregtare mes dy fuqive.

Edhe pse Amerika dhe Holanda bashkëpunojnë në kontrollin e eksporteve të industrisë së çipave, një zëdhënës i Ministrisë holandeze të Çështjeve Ekonomike deklaroi se vendimi ndaj Nexperia-s është marrë në mënyrë të pavarur dhe “koha është thjesht rastësore”.

Në dhjetor 2024, SHBA e kishte futur Wingtech në “listën e subjekteve” të ndaluara për shkak të rolit të dyshuar në përpjekjet e qeverisë kineze për të blerë kompani me aftësi të ndjeshme në prodhimin e gjysmëpërçuesve.

Wingtech reagoi ndaj ndërhyrjes së qeverisë holandeze, duke e quajtur atë “një veprim të tepruar të nxitur nga paragjykime gjeopolitike”.

Kompania pretendoi se drejtues jo-kinezë të Nexperia-s kanë tentuar të ndryshojnë strukturën e kapitalit të firmës përmes procedurave ligjore, veprim që e përshkroi si “kapje të fshehtë të pushtetit”. Wingtech njoftoi se po konsultohet me juristë dhe po kërkon mbështetje nga autoritetet kineze për të “mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime”.

Nexperia, e blerë nga Wingtech për 3.63 miliardë dollarë më 2018, theksoi se vepron në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse. Në deklaratën e saj, qeveria holandeze përmendi se çështja lidhet me “njohuri thelbësore teknologjike” që kanë rëndësi strategjike për sigurinë ekonomike të Holandës dhe të Evropës.

“Humbja e këtyre aftësive paraqet rrezik për sigurinë ekonomike holandeze dhe evropiane,” – thuhet në deklaratë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

ChatGPT – Aplikacioni më i shkarkuar globalisht për shtatë muaj me radhë

Published

on

ChatGPT ka qenë aplikacioni më i shkarkuar në botë për shtatë muaj me radhë, duke ruajtur vendin e parë si në Google Play ashtu edhe në App Store nga marsi deri në shtator 2025, sipas të dhënave të Appfigures.

Sipas analizave, aplikacioni i OpenAI është shkarkuar rreth 410.8 milionë herë në mbarë botën që nga fillimi i vitit, duke lënë pas rivalët kryesorë si Gemini i Google me 131.1 milionë shkarkime.

DeepSeek ka 79.2 milionë, Grok ka 46.6 milionë, Perplexity me 43.1 milionë, dhe Meta AI me vetëm 16.9 milionë shkarkime.

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka bërë të ditur se ChatGPT tashmë numëron mbi 800 milionë përdorues aktivë në javë, ndërsa platforma përpunon më shumë se 2.5 miliardë mesazhe çdo ditë — që përkthehet në rreth 29,000 mesazhe për sekondë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Samsung ndjek gjurmët e Apple? Ja çfarë pritet nga seria e re Galaxy S26

Published

on

Sipas raporteve të shumta, Samsung duket se po ndjek hapat e Apple dhe po merr frymëzim nga seria e re e iPhone 17.

Në një imazh të publikuar së fundmi, i cili tregonte njësitë model të Galaxy S26, u vu re një opsion ngjyre shumë i njohur — një nuancë portokalli që ngjalli menjëherë krahasime me produktet e Apple.

Burime të ndryshme theksojnë se Samsung po përgatitet të sjellë disa ndryshime të dukshme në dizajn. Së pari, Galaxy S26 Ultra pritet të ketë skaje më të rrumbullakosura se paraardhësi i tij, Galaxy S25 Ultra.

Së dyti, Galaxy S26 Edge do të ketë një modul të ri të kamerës së pasme që, sipas rrjedhjeve, ngjan shumë me atë të iPhone 17 Pro.

Megjithatë, këto ndryshime nuk janë të mjaftueshme për të thënë se Samsung po “kopjon” Apple. Sa i përket versionit të shumëpërfolur portokalli, rezulton se ai nuk është i vërtetë.

Në faqen e tij në Weibo, burimi i njohur Ice Universe sqaroi se imazhi që qarkulloi ishte i manipuluar — dikush e kishte modifikuar për ta bërë të dukej sikur Galaxy S26 Ultra do të vinte edhe në ngjyrë portokalli. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Meta zgjeron përkthimin e Reels-ave me gjuhë të reja

Published

on

Meta po zgjerohet funksionin e përkthimit të Reels-ave, duke e bërë përmbajtjen më të qasshme për përdoruesit globalisht.

Pas përkthimeve dypalëshe në anglisht dhe spanjisht, kompania ka njoftuar shtimin e indishtes dhe portugalishtes në listën e gjuhëve të mbështetura.

Ky funksion synon të ndihmojë krijuesit të arrijnë audienca më të gjera përmes përkthimeve automatike të realizuara nga Meta AI, i cili përdor klonim të zërit për të ruajtur tonin dhe intonacionin origjinal të folësit.

Përkthimet janë falas dhe mund të përdoren nga:

Krijuesit në Facebook me të paktën 1,000 ndjekës

Të gjitha llogaritë publike në Instagram

Përdoruesit në vendet ku është i disponueshëm Meta AI

Përveç zërit të personalizuar, Meta ofron edhe sinkronizim të buzëve, që përshtat audion e përkthyer me lëvizjet e gojës së krijuesit për një përvojë më realiste. Të gjitha videot e përkthyera shënohen me etiketën “Përkthyer me Meta AI” për transparencë ndaj shikuesve.

Meta paralajmëron se do shtojë shumë gjuhë në të ardhmen, duke e bërë përmbajtjen gjithëpërfshirëse në nivel global. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara