Teknologji

Tesla shet një numër rekord makinash elektrike

Published

on

Një tjetër statistikë interesante e zbuluar nga Tesla ishin humbje prej 23 milionë dollarësh nga investimi në bitcoin ndërsa CEO i kompanisë sinjalizoi se mund ta pranojë kriptomonedhën edhe njëherë për pagesat.

Tesla raportoi ditën e Hënë fitime rekord pavarësisht mungesave të çipeve në industrinë e semikonduktorëve. Shitjet për tre muajt të cilët u mbyllën në Qershor ishin 12 miliardë dollarë, një dyfishim krahasuar me një vit më parë ku ishin 6 miliardë dollarë.

Prodhuesi i makinave elektrike shiti një rekord prej 200 mijë makinash gjatë kësaj periudhe. Fitime ishin po ashtu rekord prej 1.1 miliardë dollarësh nga 104 milionë dollarë një vit më parë.

Një tjetër statistikë interesante e zbuluar nga Tesla ishin humbje prej 23 milionë dollarësh nga investimi në bitcoin ndërsa CEO i kompanisë sinjalizoi se mund ta pranojë kriptomonedhën edhe njëherë për pagesat.

Musk gjithashtu foli për mungesën globale të çipeve që për kompaninë e tij ishte zinxhiri furnizues më problematik.

Shifrat e bujshme të Tesla vinë në një kohë kur mbështetja publike për makina që shkaktojnë më pak ndotje po rritet. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Jep dorëheqje drejtoresha ekzekutive e platformës X

Published

on

Linda Yaccarino largohet nga posti i drejtoreshës ekzekutive të X pas dy vitesh në krye të kësaj platforme sociale që është në pronësi të njeriut më të pasur në botë, Elon Musk.

Lajmi vjen një ditë pasi inteligjenca artificiale e Muskut u përfshi në një skandal, kur chatbot-i Grok, i zhvilluar nga kompania e tij xAI, gjeneroi postime në platformën X që shprehën admirim për Adolf Hitlerin dhe promovuan përmbajtje antisemitike.

Kujtojmë se kompania e Musk-ut për inteligjencë artificiale, xAI, në fund të marsit bleu X-in për 33 miliardë dollarë.

Ky veprim bashkoi zyrtarisht dy entitete që tashmë ishin ngushtësisht të lidhura, por njëkohësisht ngriti pyetje mbi rolin e ardhshëm të Linda Yaccarino.

Yaccarino njoftoi largimin në X, duke thënë se është “jashtëzakonisht mirënjohëse” Muskut që i “besoi përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe për të transformuar X-in në një aplikacion për të gjithë”.

“Më e mira ende nuk ka ardhur, pasi X hyn në një kapitull të ri me xAI. Do të jem gjithmonë me ju ndërsa vazhdoni të ndryshoni botën,” shkroi ajo.

Ajo nuk e dha një arsye për largimin, por një burim pranë saj konfirmoi për NBC News se kishte menduar për këtë hap prej më shumë se një jave.

Musk komentoi largimin e saj duke thënë “Faleminderit për kontributin.”

Yaccarino, ish-drejtore marketingu në NBCUniversal, mori drejtimin e Twitterit në qershor 2023, rreth tetë muaj pasi Musk bleu platformën. Ajo u soll për të ndihmuar në përmirësimin e situatës problematike të reklamimit, pasi komentet dhe ndryshimet e Muskut kishin rrezikuar marrëdhëniet me markat e njohura.

Continue Reading

Teknologji

Komunikim pa rrjet – aplikacioni që nuk ka nevojë për internet apo numër telefoni

Published

on

Në një epokë ku dominimi i aplikacioneve si WhatsApp, Telegram dhe Messenger është pothuajse absolut, një emër i ri po tërheq vëmendjen me një qasje krejtësisht ndryshe në komunikim.

Quhet Bitchat e synon të transformojë mënyrën si lidhemi me të tjerët pa internet, pa numra telefoni, pa serverë qendrorë.

Çfarë është Bitchat?

Bitchat është një aplikacion mesazhesh që funksionon përmes lidhjeve direkte lokale mes pajisjeve, duke shfrytëzuar teknologji si Bluetooth, Wi-Fi Direct dhe rrjetet mesh. Kjo do të thotë se komunikimi mund të ndodhë edhe në mungesë të internetit apo kur sinjali është i dobët ose i ndërprerë.

Si funksionon?

Në vend që të dërgojë mesazhet përmes serverëve të largët, Bitchat krijon lidhje të drejtpërdrejta midis telefonave, tabletëve apo kompjuterëve që ndodhen afër njëri-tjetrit. Kjo e bën komunikimin: më të shpejtë, më privat, më të sigurt.

Sepse të dhënat nuk kalojnë përmes serverëve të palëve të treta.

Pse është i dobishëm?

Në zonat pa internet: Bitchat përdoret në vende rurale, gjatë udhëtimeve a në situata emergjente kur lidhja me rrjetin është e pamundur.

Privatësi maksimale: Mungesa e serverëve qendrorë nënkupton që përdoruesit kanë kontroll të plotë mbi të dhënat e tyre.

Nuk kërkon numër telefoni: Regjistrimi nuk kërkon asnjë të dhënë personale, çka rrit nivelin e anonimitetit.

Për kë është Bitchat?

I dobishëm për: personat që jetojnë në zona me qasje të kufizuar në internet, komunitete që kërkojnë forma më të sigurta komunikimi, përdoruesit që duan të provojnë një alternativë më të lirë e të decentralizuar ndaj aplikacioneve tradicionale.

Cilat janë sfidat?

Megjithëse inovativ, Bitchat ka kufizime: Funksionon vetëm brenda një distance të caktuar mes pajisjeve, efektiviteti varet nga numri i përdoruesve aktivë në të njëjtin rrjet lokal, më i përshtatshëm për komunikim afër sesa për distanca të gjata.

Bitchat paraqet qasje të freskët e të guximshme në komunikimin digjital. Në kohën kur privatësia dhe pavarësia teknologjike marrin shumë rëndësi, aplikacioni ka potencial të formësojnë të ardhmen e mënyrës si ndërveprojmë me njëri-tjetrin.

Continue Reading

Teknologji

Një version i ri i TikTok po vjen?

Published

on

Edhe pse ligji për heqjen dorë ose ndalimin e TikTok është zyrtarisht në fuqi që nga janari, aplikacioni e ka ndërprerë shërbimin në SHBA vetëm për një ditë.

Tani, The Information raporton se një marrëveshje për një shitje që përmbush kërkesat e ligjit është afër dhe do të vijë me një version të ri, të veçantë të aplikacionit, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë, çdo marrëveshje do të ketë nevojë për miratimin e qeverisë kineze, e cila është ende duke “u grindur” me administratën Trump për tarifat.

Stafi i TikTok thuhet se po punon në një version të ri të aplikacionit – të quajtur M2, sipas përcaktimit të brendshëm M të aplikacionit aktual – për t’u lëshuar në dyqanet e aplikacioneve më 5 shtator.

Trump shtyu për herë të tretë afatin për të ndaluar aplikacionin muajin e kaluar dhe ai do të skadojë në mesin e shtatorit.

Continue Reading

Teknologji

Njihuni me iPhone 17 Pro: Risitë kryesore në dizajn dhe teknologji

Published

on

Disa nga ndryshimet në dizajnin e modelit ‌iPhone 17 Pro‌ janë përfolur prej kohësh, por tani kemi një ide të qartë. Ndryshimet përfshijnë madhësinë e kamerës që shtrihet në gjithë gjatësinë e pjesës së sipërme të pajisjes.

Skaneri LiDAR dhe flash-i do të zhvendosen në anën e djathtë të kësaj, pritet që pajisja të ketë një kornizë prej alumini, e cila rrethon dizajnin e ri të kamerës, ngjashëm me iPad Pro. Për të mundësuar karikimin pa kabëll në pjesën poshtë bllokut të kamerës do të ketë segment prej xhami brenda kornizës së aluminit.

U zbulua se logoja e Apple-it pritet të zhvendoset në qendër të këtij segmenti prej xhami. Kjo do të thotë se logoja ndodhet më poshtë se zakonisht, në raport me lartësinë totale të pajisjes. Ky ndryshim ndikon në pamjen e aksesorëve ‌MagSafe‌, pasi rrethi magnetik në mbulesat transparente do ta mbulonte logon.

Për ta zgjidhur këtë, Apple duket se do të ridizajnojë rrethin magnetik të ‌MagSafe‌ duke krijuar hapësirë në pjesën e sipërme, që logoja të mbetet e dukshme.

Renderi më i fundit, i publikuar nga llogaria “Majin Bu”, tregon modelin ‌iPhone 17 Pro‌ dhe ‌iPhone 17 Pro‌ Max me mbulesa transparente, duke ilustruar se si Apple planifikon të ndryshojë dizajnin e magnetëve të ‌MagSafe‌ për të bërë të dukshme logon e zhvendosur në qendër të segmentit prej xhami.

‌iPhone 17 Pro‌ dhe ‌iPhone 17 Pro‌ Max pritet të lansohen në vjeshtë, me përmirësime që përfshijnë një kamerë telefoto 48 megapikselë, një kamerë të përparme 24 megapikselë dhe çipin e ri A19 Pro.

 

Continue Reading

Të kërkuara