Teknologji

Tesla njoftoi se ka shitur 75% të Bitcoin që kishte në pronësi

Tesla tha se vlera e aseteve të ngelura është 218 milionë dollarë.

Published

on

Elon Musk nuk dëshiron që kompania e tij Tesla të mbajë bitcoin sidomos gjatë këtij dimri që industria po kalon.

Gjatë raportimeve financiare të tre mujorit të dytë të vitit, kompania e makinave elektrike zbuloi se kishte shitur 75% të bitcoinëve për 963 milionë dollarë.

Tesla tha se vlera e aseteve të ngelura është 218 milionë dollarë. Në shkurt të vitit të kaluar, kompania njoftoi blerjen e 1.5 miliard dollarëve në bitcoin dhe madje premtoi të pranonte monedhën si formë pagese për makinat e saj.

Lajmi bëri që çmimet e shumë kriptomonedhave të arrinin majat. Pak javë më vonë dhe Musk tha se kishte braktisur planet për të pranuar bitcoin si formë pagese.

Shitja e aseteve të Tesla në kriptomonedha vjen në një kohë kur ka një rënie të ndjeshme të vlerës së tyre përfshirë Bitcoin dhe Dogecoin që Musk personalisht i ka mbështetur në median sociale.

Në raportin financiar kompania zbuloi një fitim prej 2.26 miliardë dollarë./PCWorld Albanian

Teknologji

Përditësimi i ardhshëm i ChatGPT sjell personalitet më njerëzor

Published

on

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka thënë se ChatGPT po bëhet gjithnjë e më shumë si një njeri, me përditësime të reja që pritet të dalin brenda disa javësh.

“Ne e kemi bërë ChatGPT mjaft të kufizuar për të siguruar kujdes në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor. E dimë që kjo e bëri më pak të dobishëm për përdoruesit që nuk kishin nevojë për këtë, por duke marrë parasysh seriozitetin e çështjes, dëshiruam ta trajtonim si duhet,” shkroi ai në një postim në X.

Sipas Altman, tani që janë përmirësuar mekanizmat për të menaxhuar problemet serioze të shëndetit mendor dhe janë shtuar mjete të reja, do të jetë e mundur të lehtësohen kufizimet në shumicën e rasteve.

“Brenda disa javësh, planifikojmë të lançojmë një version të ri të ChatGPT,” shtoi ai, duke theksuar se përdoruesit do të kenë mundësinë të kenë një personalitet që sillet më shumë sipas preferencave të tyre. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

YouTube rikthehet në funksion pas ndërprerjeve globale

Published

on

YouTube ka njoftuar se ka zgjidhur problemet teknike që preknin faqen dhe aplikacionet e saj, pas një ndërprerjeje të përkohshme që ndikoi në qindra mijëra përdorues në mbarë botën.

Ndërprerjet nisën të enjten, rreth orës 7:00 sipas kohës lokale në Azi, duke ndikuar shërbimet YouTube, YouTube Music dhe YouTube TV. Përdorues nga Azia, Evropa dhe Amerika e Veriut raportuan vështirësi në hapjen e videove dhe përdorimin normal të platformës.

Sipas faqes Downdetector, vetëm në Shtetet e Bashkuara u regjistruan rreth 393,000 raportime për gabime, ndërsa për YouTube Music dhe YouTube TV u raportuan më pak se 5,000 raste.

Edhe pse kompania nuk ka bërë të ditur shkaqet e ndërprerjes apo përmasat e sakta, në një postim në X, YouTube konfirmoi se gjithçka është kthyer në normalitet: “Problemi është zgjidhur — tashmë mund të shikoni video në YouTube, YouTube Music dhe YouTube TV.”

Shërbimet e platformës funksionojnë normalisht në të gjitha rajonet. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Vlera e Samsung arrin nivele rekord, AI nxit besimin e investitorëve

Published

on

Aksionet e Samsung Electronics arritën të premten një rekord historik, duke u rritur me 6.1% dhe duke e çuar vlerësimin e kompanisë në rreth 620 trilionë won koreanë (afërsisht 433.7 miliardë dollarë amerikanë).

Kjo përbën rritje 77% vetëm gjatë 2025, duke e pozicionuar gjigantin teknologjik korean në qendër të vëmendjes së investitorëve globalë.

Sipas analistëve, ky sukses lidhet me pritjet për një rritje të fortë të kërkesës për komponentë të lidhur me Inteligjencën Artificiale, përfshirë çipat e memories DRAM dhe NAND.

Mungesat e përkohshme në furnizim mund të çojnë në rritje të çmimeve, duke përmirësuar fitimet e kompanisë në tremujorët e ardhshëm.

Ekspertët e industrisë parashikojnë se Samsung mund të sfidojë  konkurrentin më të madh, SK Hynix, duke ofruar memorie me brez të gjerë për kompani si Nvidia dhe gjigantë tjerë të teknologjisë që po ndërtojnë platforma të reja të bazuara në AI.

Samsung dhe Nvidia janë në fazat përfundimtare të negociatave për vëllimet e furnizimit, çmimet dhe oraret e shpërndarjes, marrëveshje që pritet të forcojë ndjeshëm pozitën e Samsung në tregun global të teknologjisë.

Analisti amerikan Haris Khurshid e përshkroi këtë periudhë si “momentin e Inteligjencës Artificiale për Samsung”, duke theksuar:

“Kjo rritje nuk lidhet vetëm me çipat, por me besimin e investitorëve në aftësinë e kompanisë për të udhëhequr në epokën e AI. Samsung po përjeton momentin e vet të AI-së, duke kombinuar fuqinë teknologjike me potencialin tregtar.”

Kompania, e njohur për prodhimin e gjysmëpërçuesve, smartfonëve dhe pajisjeve elektronike, ka investuar miliarda dollarë në zgjidhje të reja të AI-së dhe qendra të avancuara prodhimi, duke synuar të mbetet lider në një sektor që po rritet me ritme të shpejta.

Vëmendja shtë përqendruar edhe te planet e investimeve të Samsung për fabrika të reja, partneritetet strategjike me kompani amerikane dhe kineze të teknologjisë, hapa që mund të forcojnë pozitën e saj si një nga furnizuesit kryesorë të komponentëve për industrinë e AI-së.

Ekspertët presin që aksionet e Samsung të vazhdojnë të kenë performancë pozitive në periudhën e ardhshme, për sa kohë që kërkesa për çipa të AI-së mbetet e lartë dhe kompania arrin të përmbushë kërkesat e tregut global. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

OpenAI dhe Broadcom nënshkruajnë marrëveshje miliardëshe për çipat e inteligjencës artificiale

Published

on

Kompania po dizajnon akseleratorë AI dhe sisteme. Broadcom do të fillojë implementimin e këtyre sistemeve në gjysmën e dytë të vitit thanë kompanisë, objektivi është lançimi i tyre deri në fund të 2029.

OpenAI është i uritur për sa më shumë fuqi kompjuterike që të gjejë dhe kompania bëri një marrëveshje të fundit me tjetër prodhues çipesh.

Kësaj here OpenAI po bashkëpunon me Bradcom për të krijuar çipe të përshtatura për sistemet e saj të cilat do të prëdoren në infrastrukturat e OpenAI dhe qendrat e të dhënave të partnerëve.

Kompania po dizajnon akseleratorë AI dhe sisteme. Broadcom do të fillojë implementimin e këtyre sistemeve në gjysmën e dytë të vitit thanë kompanisë, objektivi është lansimi i tyre deri në fund të 2029.

Dy kompanitë thanë se kanë filluar punën së bashku 18 muaj më parë marrëveshja qëndron për çipe 10 gigavat dhe kap vlerën e miliarda dollarëve sipas The Wall Street Journal.

Për herë të parë ky bashkëpunim u raportua muajin e kaluar ndërsa CEO i Broadcom tha se një klient kishte ofruar 10 miliardë dollarë.

Lajmi vjen ndërsa Nvidia po investon 100 miliardë dollarë në OpenAI duke i siguruar 10 gigavat fuqi kompjuterike ndërsa AMD do të ofrojë 6 gigavat fuqi kompjuterike. Thuhet se OpenAI do ti paguajë AMD djetëra miliarda dollarë dhe mund të blejë edhe 10 përqind të aksioneve të kompanisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara