Teknologji

Tesla do t’i paguajë punonjësit ukrainas deri në 3 muaj nëse ata rekrutohen për të luftuar

Kjo sipas një emaili që kompania u ka dërguar punonjësve.

Published

on

Punonjësit ukrainas të Tesla-s, të cilëve u kërkohet të kthehen të luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre, do të marrin paga për të paktën tre muaj.

Kjo sipas një emaili që kompania u ka dërguar punonjësve në rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, përcjell UBT News.

Pas tre muajsh, Tesla planifikon të rivlerësojë luftën Rusi-Ukrainë dhe situatën e punonjësve të saj për të vendosur se çfarë do të nevojitet më shumë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thirri rezervistët për të luftuar në shkurt, përpara pushtimit të parashikuar./UBTNews/

Teknologji

XChat po vjen, mesazhe që zhduken dhe opsione tjera

Published

on

Disa përdorues të X që paguajnë për platformën kanë raportuar se kanë qasje në XChat, i cili është menduar të jetë një version më i ri i funksionit ekzistues DM.

Disa nga funksionet që thuhet se janë pjesë e XChat përfshijnë mesazhe në grup, enkriptim nga fillimi në fund, një modalitet mesazhesh që zhduket, mundësinë për të shënuar mesazhet si të palexuara dhe ndarjen e skedarëve.

Mesazhet duket se janë të siguruara me një kodkalim katërshifror. X njoftoi se po ndalonte punën në funksionin e tij të enkriptuar DM, i cili lidhet me publikimin e XChat, pasi sistemi i ri do ta bënte ndërfaqen ekzistuese DM të vjetëruar.

Ata që paguajnë për llogaritë e tyre X, kanë pasur qasje në një version të kufizuar të mesazheve të enkriptuara për dy vjet.

Në vitet që kur bleu Twitter, Musk ka folur vazhdimisht për ambiciet e tij për të ndërtuar një shërbim mesazhesh të ngjashëm me Signal në X.

Nëse XChat po përgatitet për publikun e gjerë, atëherë ky lajm mund të jetë realizimi i qëllimit të tij.

Vetë Musk dha detaje të reja, duke thënë: “Po prezantohet një XChat i ri me enkriptim, mesazhe që zhduken dhe mundësinë për të dërguar çdo lloj skedari. Ai ofron thirrje audio/video. Ky është ndërtuar mbi Rust me enkriptim (në stilin Bitcoin), një arkitekturë krejt të re”.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

VW po e zhvillon “bishën” Golfin GTI plotësisht elektrik

Published

on

Volkswagen Golf GTI i parë elektrik është duke u zhvilluar dhe shefi ekzekutiv i Volkwagenit, Thomas Schafer, premton se do të jetë “veturë bishë”.

VW do të vazhdojë të përditësojë Golfin deri në fund të dekadës, në të cilën pikë arrin në versionin elektrik, bazuar në arkitekturën krejtësisht të re SSP.

“Jam shumë i kënaqur me progresin”, tha Schafer.

GTI do të jetë me tërheqje me rrotat e përparme, pavarësisht se versioni i tij më i afërt elektrik – ID.3 GTX –  ka një motor prej 322 kuaj fuqi që vë në lëvizje rrotat e pasme. Është rreth 60 kuaj fuqi më tepër se versioni i sotëm i GTI-së 2.0 litra benzinë turbo.

Golf R i parë elektrik – që po ashtu po planifikohet – do të ketë kapacitetin të vijë me një tjetër fuqi, me tërheqje që aplikohet në të katër rrotat.

ID.2 GTI, i shfaqur në formën e konceptit, do të vendosë standardin për Golfin GTI elektrik të së ardhmes, ka thënë Schafer.

Puna digjitale në Golf GTI elektrik po merr formë, përpara se makina të kalojë në fazën e prototipit fizik.

“Ne e dimë se si duket automjeti dhe mund të qëndrojmë virtualisht në të”, tha Schafer.

Continue Reading

Teknologji

Microsofti do të investojë 400 milionë dollarë në inteligjencën artificiale në Zvicër

Published

on

Microsofti do të investojë 400 milionë dollarë në Zvicër për zhvillimin e inteligjencës artificiale, raportoi të hënën Reuters.

Kompania amerikane e teknologjisë njoftoi investimin në një takim të ministrit zviceran të Ekonomisë, Guy Parmelin, dhe nënkryetarit të saj, Brad Smith, në Bern.

Kjo kompani që punëson 1,000 persona në Zvicër, nuk dha detaje se sa vende pune do të krijojë investimi.

Paratë do të përdoren për të zgjeruar dhe përmirësuar katër qendrat e saj të të dhënave pranë Gjenevës dhe Cyrihut, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për shërbime të inteligjencës artificiale dhe informatikën në Zvicër.

Zgjerimi do t’u shërbejë klientëve ekzistues dhe të rinj dhe do të lejojë që të dhënat të mbeten brenda kufijve zviceranë – kërkesë e rëndësishme për sektorë si kujdesi shëndetësor, financat dhe qeveria.

Microsoft do të zgjerojë gjithashtu bashkëpunimin me kompanitë e vogla dhe të mesme dhe do të shtojë përpjekjet e trajnimit për të ndihmuar njerëzit të përdorin inteligjencën artificiale dhe mjetet digjitale.

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp-i përditëson opsionet e Statusit

Published

on

Aplikacioni i njohur për mesazhe, biseda zanore dhe video, së shpejti do t’u mundësojë përdoruesve të publikojnë kolazhe, muzikë dhe stikera të rinj në kuadër të Statusit në WhatsApp.

Funksioni i Statusit në WhatsApp funksionon si Stories në Facebook. Përdoruesit ndajnë tekst, fotografi ose video në statusin e tyre, i cili zhduket pas 24 orësh. Që nga marsi, përdoruesit kanë mundësinë të shtojnë pjesë të këngëve në status, të zgjedhin këngë nga biblioteka muzikore e aplikacionit WhatsApp.

Këto fragmente muzikore mund të jenë deri në 15 sekonda kur publikohen bashkë me fotografi, dhe deri në 60 sekonda kur publikohen me video.

Tani videot mund të konvertohen në stikera, dhe është e mundur të shtohet prekje muzikore në status. Përdoruesit mund të ndajnë këngën si status të veçantë. Funksioni i ri Layout u lejon përdoruesve të krijojnë kolazh me deri në gjashtë fotografi dhe ta ndajnë atë si status, me një format të personalizuar.

Stikeri i ri me emrin “Add Yours” do t’i ftojë ndjekësit të përfshihen në statusin e përdoruesit duke “përgjigjur” me fotografitë e tyre. Fotot tani mund të konvertohen në stikera, të cilëve mund t’u ndryshohet madhësia dhe forma para se të shtohen në status.

Sipas Metës, funksionet e reja të statusi fillojnë të shpërndahen tek përdoruesit së shpejti, do jenë të disponueshme në WhatsApp gjatë muajve të ardhshëm.

Continue Reading

Të kërkuara