Myftiu të Kosovës, Naim Tërnava u ka uruar të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se festa e Fitër Bajramit është ndër festat më të dashura, më familjare e më popullore, e shtresuar thellë në identitetin e kulturën e popullit tonë.
Sipas tij, kjo festë sjellë gëzim, ngrohtësi e qetësi shpirtërore, për të gjitha kategoritë e shoqërisë pa marrë parasysh moshën, gjininë, statusin social e shoqërorë.
“Është festë që ofron prindërit më fëmijët, fëmijët me prindërit, të rinjtë me të moshuarit, të pasurit më të varfrit, festë që e ndien dhe e përjeton e gjithë shoqëria”, tha ai.
“Edhe këtë Ramazan, si edhe Ramazanin e vitit të shkuar, e rrjedhimisht edhe këtë Bajram, po e presim të përballuar me pandeminë Covid-19, e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha në të gjitha rrafshet. Në këtë natë të madhe, e në vigjilje të festës së Fitër-Bajramit kujtojmë me rahmet të gjithë ata që kaluan në Ahiret, duke lutur Krijuesin që t’i marrë në mëshirën e Tij, ndërsa të infektuarit të gjejnë shërim sa më parë”.
Me këtë rast ai ka garantuar se në të gjitha xhamitë në vend ku do të falet Fitër Bajrami do të respektohen masat.
Por ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vizitave, raporton EO.
“Ne, nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë për ta falur namazin e Fitër-Bajramit, por të kemi kujdes se virusi ende është në mesin tonë, andaj për ta ruajtur vetën e shëndetin publik, ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të Bajramit. Në xhami do të jemi duke i respektuar protokollet anti-covid dhe për ta falur vetëm namazin e Fitër-Bajramit”.
“Ju ftoj që të bëni kujdes edhe me vizitat tradicionale të Bajramit, do ta ruajmë karakterin e festës, do të jemi pranë njëri-tjetrit, por do të kemi kujdes për shëndetin publik sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar”.
Urimi i plotë i Tërrnavës:
Me emrin e Zotit Mëshiruesit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Zotit të botëve, Atë e madhëron çfarë ka në tokë e çfarë ka në qiej, Ai është i Gjithëpushtetshmi, Absoluti.
Salatet e selamet tona ia dërgojmë më të mirit të njerëzisë, Muhamed Mustafasë, familjes së tij të pastër dhe shokëve të tij besnikë.
Të dashur besimtarë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Vëllezër e motra!
Sonte është natë e madhe, Nata e Fitër-Bajramit, me iftarin e së cilës besimtarët myslimanë përfundojnë agjërimin e muajit të madhëruar Ramazan dhe bëhen gati për të shënuar festën e Fitër-Bajramit, si një ndër festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman.
Agjërimi në islam është ibadet që kryhet në kohë të caktuar e me orar të caktuar, me norma e rregulla të caktuara, të cilin besimtarët e kryejnë vetëm për hir dhe kënaqësi të Krijuesit të Gjithësisë.
Përmes agjërimit, besimtari u afrua te Krijuesi, u bë edhe më i ndjeshëm ndaj familjes, rrethit e shoqërisë, më dorëlirë e solidar, si dhe më human e tolerant me familjen, nevojtarin e shoqërinë.
Muaji Ramazan në vete ka bartur momente e ibadete të veçanta, të cilat na kanë shoqëruar duke na fisnikëruar e urtësuar më nimetet e iftairit, syfyrit, namazit të teravive, pastaj lutjet e duatë si dhe veprat e hajrit që bëhen vetëm për Krijuesin.
Po ashtu, gjatë muajit Ramazan i kemi shtuar ibadetet e adhurimet, si dhe jemi kujdesur për tjetrin. Ishim më shumë pranë me të dashurve tanë, pranë njëri-tjetrit me ndjesinë për të dëgjuar e ndihmuar tjetrin.
Pas një muaji agjërimi, sakrifice e përkushtimi, nesër myslimanët kudo që gjenden festojnë festën e Fitër-Bajramit, të bindur që kanë kryer një nga kushtet që i ka obliguar Zoti i Madhëruar, e për të cilin ka premtuar që Ai do ta shpërblejë me shpërblim të veçantë.
Vëllezër e motra!
Festa e Fitër-Bajramit edhe te ne, si në tërë botën myslimane, është ndër festat më të dashura, më familjare e më popullore, e shtresuar thellë në identitetin e kulturën e popullit tonë.
Festa e Bajramit si asnjë festë tjetër, sjellë gëzim, ngrohtësi e qetësi shpirtërore, për të gjitha kategoritë e shoqërisë pa marrë parasysh moshën, gjininë, statusin social e shoqërorë.
Është festë që ofron prindërit më fëmijët, fëmijët me prindërit, të rinjtë me të moshuarit, të pasurit më të varfrit, festë që e ndien dhe e përjeton e gjithë shoqëria.
Vëllezër e motra
Edhe këtë Ramazan, si edhe Ramazanin e vitit të shkuar, e rrjedhimisht edhe këtë Bajram, po e presim të përballuar me pandeminë Covid-19, e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha në të gjitha rrafshet.
Në këtë natë të madhe, e në vigjilje të festës së Fitër-Bajramit kujtojmë me rahmet të gjithë ata që kaluan në Ahiret, duke lutur Krijuesin që t’i marrë në mëshirën e Tij, ndërsa të infektuarit të gjejnë shërim sa më parë.
Ne, nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë për ta falur namazin e Fitër-Bajramit, por të kemi kujdes se virusi ende është në mesin tonë, andaj për ta ruajtur vetën e shëndetin publik, ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të Bajramit. Në xhami do të jemi duke i respektuar protokollet anti-covid dhe për ta falur vetëm namazin e Fitër-Bajramit.
Ju ftoj që të bëni kujdes edhe me vizitat tradicionale të Bajramit, do ta ruajmë karakterin e festës, do të jemi pranë njëri-tjetrit, por do të kemi kujdes për shëndetin publik sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar.
Vëllezër e motra
Duke lutur Zotin që ta ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet e punët tona të mira, kudo që jeni ju përgëzoj e ju uroj të gjithëve Festën e Fitër-Bajramit.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar librin e radhës në rubrikën e saj mujore “Dua’s Monthly Read” për muajin shtator 2026.
Zgjedhja e saj është romani “Martyr!” i shkrimtarit iraniano-amerikan Kaveh Akbar, një vepër që trajton tema si identiteti, humbja, varësia, arti dhe kërkimi i kuptimit të jetës.
Romani ndjek Cyrus Shams, një të ri iraniano-amerikan që përballet me humbjen e nënës së tij dhe me të kaluarën e varësisë. Nëna e tij humbi jetën në vitin 1988, kur avioni Iran Air Flight 655 u rrëzua pasi u godit nga një kryqëzor amerikan mbi Gjirin Persik.
Ndërsa përpiqet të jetojë në abstinencë dhe të gjejë një kuptim për jetën, Cyrus zhvillon një obsesion me konceptin e martirizimit. Për Duan, pikërisht kjo është një nga idetë që e bën romanin kaq të veçantë.
“Martyr! më bëri të mendoj për martirizimin në mënyra që nuk i kisha konsideruar kurrë më parë”, ka shkruar ajo.
Dua ka vlerësuar gjithashtu mënyrën se si romani e trajton këtë temë përtej konceptit tradicional të sakrificës për një kauzë apo vend. Një pikë kyçe e historisë është takimi i Cyrusit me Orkideh, një artiste e sëmurë përfundimisht, e cila po i kalon ditët e fundit të jetës së saj e ekspozuar në Muzeun e Bruklinit.
“Martyr! vlon nga një energji kaotike dhe një etje për jetën që bie ndesh me obsesionin e Cyrusit për vdekjen”, ka shkruar Dua.
Ajo ka veçuar edhe humorin e pazakontë të romanit, mënyrën se si protagonisti përpiqet të luajë rolin e “njeriut të mirë”, ndërsa punon si aktor mjekësor që simulon dhimbjen për para, si dhe një sekuencë ëndrre ku shfaqet edhe Lisa Simpson.
Për Duan, romani bashkon temat e rënda me humorin dhe një energji të veçantë.
“Ky roman është i thellë, i sinqertë, rregullisht komik dhe krejt ndryshe nga çdo gjë që kam lexuar më parë”, është shprehur ajo.
Me “Martyr!”, Dua Lipa vazhdon traditën e rubrikës së saj mujore të leximit, përmes së cilës ndan me ndjekësit libra që i kanë lënë mbresë dhe nxit interesin për letërsinë te një audiencë e gjerë./A.K/
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur në Komunën e Istogut.
Viktima, burrë, ka deklaruar në polici se fillimisht është sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar, po ashtu meshkuj kosovarë, e më pas është dhunuar seksualisht prej tyre.
Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Pejës.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit rastit i është hapësiruar hetimi dhe njësitë kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve. /E.A/
Gjatë kryerjes së punimeve rrugore në Gjilan, janë hasur disa mjete të pashpërthyera dhe pajisje ushtarake, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së luftës.
Sipas raportit zyrtar, në vendngjarje janë gjetur granata dore, armë të gjata, karikatorë, fishekë si dhe uniformë ushtarake.
Njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke bërë sigurimin e plotë të zonës, ndërsa njësitë e specializuara për deminim nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjetet e dyshimta janë tërhequr në mënyrë të sigurt nga punonjësit e deminimit, pa shkaktuar asnjë incident. /E.A/
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, në kilometrin e 29-të të autostradës, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Viktima është drejtuesi i kamionit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, drejtuesi i veturës dhe një pasagjere kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor dhe prokurorja kujdestare, me urdhër të së cilës trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse. /E.A/