Lajmet

Tërmeti në Siri, Assad lejon hapjen e dy pikave kufitare për ndihmë

Lajmin e konfirmoi Guterres.

Publikuar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të hënën se presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka lejuar hapjen e dy pikave të tjera kufitare për të pranuar ndihma për viktimat e tërmetit.

“Hapja e këtyre pikave të kalimit, së bashku me lehtësimin e aksesit humanitar, përshpejtimin e miratimeve të vizave dhe lehtësimin e udhëtimit ndërmjet qendrave, do të mundësojë hyrjen e më shumë ndihmave”, tha Guterres./UBTNews/

Lajmet

Nesër protestojnë punëtorët

Publikuar

nga

Punëtorë të përfaqësuar nga sindikatat në vend do të mbajnë protestë nesër (e mërkurë), me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtoreve. Punëtorët pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre për paga të ulëta, për të drejtat dhe sigurinë në punë.

Për këtë protestë janë bërë bashkë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat. Vetëm gjatë vitit 2023 kanë humbur jetën 11 punëtorë dhe 330 aksidente në vendin e punës.

Paga minimale vazhdon të mbetet ende 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjet, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeçare.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar për KosovaPress se kjo protestë vjen pas mungesës së dialogut social dhe qasjes së gabuar me sindikatat nga ana e qeverisë. Ai shton se numri i protestuesve vetëm nga SBASHK-u pritet të kalojë mbi 1 mijë.

“Jo vetëm arsimin, por edhe sektorët po i gjen në mungesë të dialogut social, me një qasje tepër të gabuar të qeverisë Kurti, dhe në këtë rast për SBAShK-un me një qasje të gabuar të ministres Nagavci, e cila i ka ikur që nga shtatori i grevave të vitit 2022, edhe përkundër kërkesave tona që të takohemi e të bisedojmë për të gjitha çështjet e shqetësimet. Pra, mungon dialogu në mungesë të vullnetit të Qeverisë dhe ja qe më 1 maj do të kemi një protestë, nuk do të jetë në përmasa të mëdha, do të marrin pjesë vetëm kryetaret, gjegjësisht udhëheqësit, duke filluar nga çerdhet, shoqatat që i kemi në çerdhe, arsimi para universitar, universitetet, kryetaret e nivelit komunal të Universiteteve dhe kryesia e SBAShK-ut, e kësaj radhe në këtë protestë do jenë edhe anëtar nga Federata e Sindikatave të Punëtorëve Teknik të sektorit privat, të cilin e udhëheq kolegu, Jusuf Azemi”, thotë Jasharaj.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se festa e 1 Majit, nuk po i gjen shumë punëtor në Kosovë. Sipas të dhënave në terren, nga bizneset, ai thotë se vetëm dy muajt e parë të vitit janë mbi 150 mijë punëtor që nuk do të kthehen më në Kosovë, pasi kanë gjetur kushte më të mira në vendet evropiane. Ai shton se gjendja e punëtorëve që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore është e mjerueshme.

“Ka disa ndryshime. Festa e 1 majit shumë punëtorë nuk po i gjen më në Kosovë, ata veç janë jashtë. Punëtorët e kompanive private janë në një gjendje më të mirë që kanë qenë, sidomos në ndërtimtari dhe gastronomi, aty ku është puna më e vështirë dhe mund të kemi lëvizje pozitive. Por, punëtorët në gjendjen më të rëndë gjenden aty ku kompanitë kryen shërbime për institucionet shtetërore, shembull për Rektoratin, UP-në dhe këtu kemi gjendjen shumë të rëndë. Për një muaj kemi kërkuar që të bëhet rritja e pagave të punëtorëve të këtyre punëtorëve dhe për një muaj grevë dolëm me po ato paga që kanë qenë më herët. Sot këta punëtorë marrin pagë 292 euro, një periudhe tranzitore për të cilën duhet gjetur vende tjera më të mira që paguhen më mirë…1:20 Shifrat e ikjes kanë qenë marramendëse, ne e dimë që gjithë ata që kanë ik nga 1 janari, një pjesë e madhe janë kthyer deri te kompletimi i dokumentacionit, por ne konsiderojmë që muajin janar dhe shkurt, diku mbi 150 mijë punëtor nuk do te kthehen më në Kosovë, sepse kanë gjetur vendet e tyre të punës jashtë, duke u nisur nga paga e sigurimet shëndetësore”, thotë Azemi.

Në anën tjetër, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli derisa tregon se do i bashkëngjiten kësaj proteste, thotë se arsyet për të protestuar janë të shumta.

“Me 1 maj sindikatat nuk festojnë, por protestojnë, arsyeja është se kemi për shumëçka të protestojmë. Do të protestojmë për kushtet e punës, për marrëveshjen e përgjithshme kolektive, për Këshillin Ekonomiko-Social që nuk e kemi ende, për sigurimin shëndetësor e shumë gjëra tjera. BSPK e mbështet çdo protestë, dhe patjetër se do jem edhe unë aty nesër në mbështetje të mësimdhënësve, të mësuesve të ndershëm që kemi në Kosovë”, thotë Hykolli.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasje në Ferizaj

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Q.J., për shkak të veprave penale vrasja nga neni 172; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj nëpërmjet një komunikate, thekson se përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin Q.J., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale vrasja nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë vjet, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj.

“Konform nenin 76 të KPRK-së, trupi gjykues të pandehurit i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej shtatëmbëdhjetë vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Konform nenin 366 paragrafi 1 nën paragrafi 1 të KPP-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në komunikatë.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin G.H dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Publikuar

nga

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk mbajti mbledhjen e paraparë për sot, ku në rend dite ishte raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

Në mbledhjen e sotme ishte paraparë të shqyrtohet në parim edhe Projektligji për kripto-asetet. Deri tani nuk dihen arsyet e anulimit të kësaj mbledhje.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti me ministra bëjnë homazhe dhe ngushëllojnë familjarët e ish-deputetit Lajçi

Publikuar

nga

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministra po bëjnë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit, Ali Lajçi.

Shefi i ekzekutivit ka shkruar në librin e zisë dhe ka ngushëlluar familjarët e ish-deputetit Lajçi.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës bëhen homazhe deri në orën 12:00.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit do të jetë në orën 13:00 në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

Në kujtim të jetës së tij do të mbahet edhe akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara