Kronikë e zezë

Tentoi t’i godas policët me kombi, arrestohet

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Published

on

Një person është arrestuar në Gjilan për shkak se me automjetin e tij kombi ka tentuar të godas dy zyrtarët policor të cilët i kishin dhënë shenjë për t’u ndalur për shkak se në automjet i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme, kryesisht pije alkoolike të cilat dyshohej se ishin të kontrabanduara.

Sipas Policisë, gjatë ballafaqimit, njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje, ka përdorur mjetet zyrtare por nuk janë shkaktuar lëndime apo dëme materiale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti me mallra është dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

Lidhur me rastin për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente.

Lajmet

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në një lokal janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 21:20.

Sipas Policisë së Kosovës, në mesin e të arrestuarve është një mashkull kosovar dhe dy shtetas të Serbisë.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dyshohet se kanë dëmtuar edhe disa orendi në lokal.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës së zjarrit në Viti.

Rasti është raportuar më 31 gusht, rreth orës 19:35. Një grua kosovare ka deklaruar se, derisa kishte qenë te familja e saj, kishte pasur probleme me një burrë kosovar.

Sipas dëshmisë së saj, i dyshuari është afruar pranë oborrit të shtëpisë dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Nuk raportohet për persona të lënduar.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brend një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të reja të dhunës në familje dhe sulmit, të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Pejë dhe Mitrovicë të Veriut.

Rasti i parë në Pejë është regjistruar rreth orës 14:40, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një fjalosjeje ka sulmuar viktimat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, rreth orës 22:05, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar goditjen, me arsyetimin se ajo kishte goditur më parë një person tjetër. Viktima ka zgjedhur me vullnetin e saj të qëndrojë te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut, rreth orës 14:20, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktima. Të dëmtuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet po vazhdojnë të hetohen nga njësitë përkatëse policore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Zjarri përfshin 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh intervenimi

Published

on

By

Një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh e mbjellë me pisha është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në Prizren, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 për shkaqe ende të panjohura. Në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë ekipet e zjarrfikësve të ndihmuar edhe nga banorët lokalë, të cilët pas disa orësh përpjekjesh kanë arritur ta lokalizojnë vatrën e zjarrit.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në sipërfaqet e pyllëzuara. Policia vazhdon punën për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të zjarrit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara