Lajmet

Tensionet në Ballkan krijojnë mundësi të reja për Turqinë

Published

on

Rritja e tensioneve në Ballkan dhe përqendrimi i Rusisë në luftën në Ukrainë po krijojnë hapësira të reja për Turqinë, e cila po forcon rolin e saj si një aktor kryesor në rajon. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka intensifikuar përpjekjet për të rritur ndikimin e Ankarasë në Ballkan përmes diplomacisë aktive dhe thellimit të lidhjeve ekonomike e politike. Presidenti Erdogan ka mirëpritur kohët e fundit Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç, ndërsa muaj më parë vizitoi Shqipërinë dhe Serbinë.

Këto lëvizje janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të forcuar marrëdhëniet me të gjitha palët në rajon, duke u pozicionuar si ndërmjetëse neutrale dhe e besueshme. Sipas analistit Vuk Vuksanovic nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, “Ballkani është një histori suksesi për Ankaranë, pasi ajo ka arritur të mbajë lidhje paralele me të gjitha qeveritë dhe grupet etnike”.

Turqia ka lidhje të ngushta me Shqipërinë, një vend me shumicë myslimane, por po ashtu ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta me Serbinë. Marrëdhëniet me Beogradin janë forcuar nga një bashkëpunim ekonomik në rritje dhe një marrëdhënie personale mes Erdogan dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ndërkohë, ndikimi tradicional i Rusisë mbi Serbinë po zbehet për shkak të angazhimit të saj në Ukrainë, duke i dhënë Ankarasë mundësinë të përforcojë pozicionin e saj. Profesor Huseyin Bagci nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme në Ankara thekson: “Putini nuk është aq i fortë si më parë, dhe kjo situatë krijon hapësira për Turqinë të veprojë.”

Ballkani vazhdon të jetë një rajon me konflikte të ngrira dhe tensione të vazhdueshme, siç dëshmohet nga situata në Kosovë. Përfshirja aktive e Turqisë në përpjekjet paqeruajtëse të NATO-s dhe BE-së në rajon e bën atë një aktor të rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit. “Turqia mund të fitojë pikë diplomatike dhe politike duke u përpjekur të jetë një ndërmjetëse mes palëve të përfshira në tensione”, shprehet Vuksanovic.

Rajoni është gjithashtu kritik për lidhjet tregtare të Turqisë me Bashkimin Evropian, partnerin e saj kryesor ekonomik. Në këtë sfond, vizitat e Erdoganit ndodhin në një kohë kur zhgënjimi i vendeve të Ballkanit për ngecjen e procesit të anëtarësimit në BE po rritet. Profesor Zoran Ivanov nga Universiteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë TOBB thotë: “Turqia po përpiqet të pozicionohet si një partner i domosdoshëm për rajonin, duke shërbyer gjithashtu si kundërpeshë ndaj pavendosmërisë së BE-së dhe si alternativë ndaj Rusisë dhe Kinës.”

Ballkani, i përfshirë historikisht nga rivalitetet dhe konfliktet, po bëhet skena e një gare të re për ndikim mes fuqive të mëdha dhe atyre që po shfaqen. Në këtë betejë, Ankaraja po e shfrytëzon momentin për të konsoliduar rolin e saj si një ndërmjetëse dhe udhëheqëse rajonale./UBTNews/

Lajmet

Tre persona në pranga për së paku tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda në banesa gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026.

Sipas Policisë, A.B., F.H. dhe M.K. janë arrestuar pas një hetimi dymujor. Operacioni policor është zhvilluar më 18 nëntor, ndërsa dëmi fillestar material nga vjedhjet vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në katër lokacione, policia ka sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për “Vjedhje të rëndë”, “Posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre zyrtarë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e FBI-së, vlerësohet partneriteti me SHBA-në

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se tre zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Kosova kanë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global.

“Krenarë të festojmë diplomimin e tre zyrtarëve kosovarë nga Akademia Kombëtare e FBI-së! Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në zbatimin e ligjit, me një nga rrjetet më të mëdha të alumni-t të Akademisë Kombëtare të FBI-së në botë. Jemi të entuziazmuar të punojmë së bashku për të luftuar krimin e organizuar transnacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Published

on

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare.

Kjo marrëveshje mori miratimin në tentimin e tretë, pasi u sigurua se Serbia nuk është pjesë e kësaj konvente.

Po ashtu, Kuvendi miratoi Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes mbi Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Në mesin e marrëveshjeve të miratuara ishte edhe Konventa për Zgjedhjen e Gjykatës. /KosovaPress/

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Javën e ardhshme pritet drafti i parë i strategjisë për Apelin dhe Ligjit për Specialen

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të pranohen drafti i parë i strategjisë shtetërore për procesin e Apelit në Hagë dhe drafti i ri i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Duke folur në Kuvend për Ligjin për Specialen, Kurti ka thënë se ai është hartuar pas pakënaqësisë me aktgjykimin e 16 shtatorit, por ka theksuar se që nga fillimi kishte shprehur rezerva për këtë nismë.

“Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton vetëm qëllimi i mirë, duhet të kemi edhe sukses. Për këtë na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht dhe bëhet praktik në realitet”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se në grupin punues për strategjinë janë të përfshirë përfaqësues të ndryshëm, ndërsa drafti i ri i ligjit pritet të përgatitet nga një ekip ekspertësh.

Kurti ka përsëritur se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Dhomat e Specializuara që nga viti 2015, duke e cilësuar këtë gjykatë si të pazakontë.

Ai ka përmendur edhe raportin e vitit 2008 për pretendimet lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, duke thënë se hulumtimet e zhvilluara nuk kishin gjetur dëshmi për këto pretendime.

Sipas Kurtit, çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale mbetet ndër pikat që duhet të trajtohen në procesin e Apelit. Ai ka shprehur bindjen se vendimi i 16 shtatorit duhet të korrigjohet në Apel, proces për të cilin ka thënë se pritet të zhvillohet gjatë vitit 2027./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara