Lajmet

​Tensione në Kuvend, LVV lëshoi sallën

Tensione më të mëdha pati mes deputetëve të LVV-së dhe atyre të LDK-së.

Published

on

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së jashtëzakonshme në lidhje me nënshkrimin e kontratave njëburimore të gjatë qeverisë Kurti. Tensione më të mëdha pati mes deputetëve të LVV-së dhe atyre të LDK-së, pas të cilave mazhoranca edhe lëshoi sallën plenare.

Duke iu kundërpërgjigjur kritikave të opozitës, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se nuk e di pse është ftuar në këtë seancë, pasi asgjë nuk ka të bëjë me atë.

“Unë nuk jam duke e ditur pse më keni thirr mua, krejt çka u fol qetu nuk ka të bëjë me mua. Deputetja që e ka thirr seancën e filloi fjalimin e saj dhe përfundoi dhe në rastin kur duhej të fliste për Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2021, tha 10 milionë, por që realisht është 1 milion. Për me arsyetua pse më kanë thirr mua, thanë që kur vjen puna te Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës tha 10 milionë…Kur bie fjala në Raportin për Kosovën thuhet 78 milionë euro për krejt qeverinë. Në këtë 78 milionë u përmend KEK-u me 69 milionë, kujt po i drejtoheni mua. Nuk di çka me të thënë për atë punë, për këtë është dashur të thirret dikush tjetër. Pse ju më drejtoni seancën mua kur për vitin 2023 unë i kam më pak se 1 milion. Tjetra po flasim për vitin 2021, sa kontrata njëburimore, një. Unë po e kuptoj nevojën për spektakël”, tha ai.

Por shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se në ftesën e kësaj seance nuk ka qenë e specifikuar thirrja e ministrit Aliu, pasi kontratat njëburimore ka në të gjitha institucionet.

“I nderuar ministër, po më doket nuk e ke lexua materialin që është thirr kjo seancë ose ju kanë qitë totalisht në lajthitje. Ne nuk të kemi ftuar ty në raportim. Kjo është seancë e jashtëzakonshme në lidhje me kontratat njëburimore të dhëna nga të gjitha institucionet e Kosovës të karakterit nacional. S’ka të bëjë kjo veç me ministrin që udhëheq, por e para është KEK, pastaj edhe vjen Ministria e Punëve të Brendshme”, tha ai.

Atij i reagoi shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke e konsideruar këtë debat qesharak dhe pa asnjë kuptim. Ajo përmendi edhe rastin e Komunës së Prishtinës, që sipas mbi 10 për qind e buxhetit të vitit 2023 ka shkuar në kontratat njëburimore.

“Zyra Kombëtare e Auditimit i ka nxjerr gjetjet, gjatë të cilave deputetja Barajliu iu lexoj gjetjet për mangësitë në projekte të nënshkruara gjatë qeverisjes PAN. Ju në mungesë të forcës ose guximit me u ballafaqua me të bëmat e juaja filluat të bëni zhurmë. Kur ministri po iu lexon për qindjen e kontratave njëburimore në nivelin komunal na thoni jo se kemi ftuar seancën për nivelin qendror…Mos me mujt me durua që keni publiku tender për rrugë pa elaborat të shpronësimit, pa kosto të rrugës, pa projekt, pa ura të përfshira. A e dinë qytetarët këtë? A e dinë se rruga Dollc-Gjakovë dhe Prishtinë-Gjilan nuk e kanë përfshirë koston e urave. Çka bëjmë aty, fluturojmë. Ky debat është qesharak dhe në të vërtet nuk ka asnjë kuptim…Komuna e Prishtinës ka vazhduar me kontrata njëburimore edhe në vitin 2022 me 6.7 për qind, ndërsa në vitin 2023 nga totali i kapitaleve në buxhetin e saj Komuna e Prishtinës 10.5 për qind të buxhetit të saj e ka dhënë në kontrata njëburimore”, tha Kusari-Lila.

Ndërkaq në deklarimin e tij, deputeti, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se fenomeni i kontratave njëburimore e turpëron pushtetin.

“Mund të arsyetohet ndonjë kontratë njëburimore në ndonjë situatë të caktuar, por fenomeni i kontratave njëburimore ju turpëron dhe iu marron. Nuk mundeni me i ikë kësaj, ju vjen era”, tha ai.

Më e ashpër në deklarimin e saj u shpreh deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila i quajti edhe hajna kabinetin qeveritar dhe mazhorancën.

“Ai ministri që iku këtu dhe që mundohet të tregohet i pastër. A dini kur ia ka ndërruar vendin drejtorit të Prokurimit, kur Thesari Amerikan e ka shti në listën e zezë. Këta jeni ju, atë “babën e tenderëve” që e quanin në qeverisjen PAN. Ky është ministri i cili në Ministrin e tij nënshkruan dy veta tendera, është Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi. Për shkak se kanë me nda tallin apo se jo për najsen tjetër”, theksoi ajo.

Mirëpo, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, i tha deputetes Bajrami se edhe ajo sa ka qenë ministre ka nënshkruar kontrata njëburimore.

“Këtyre po iu dhemb pak se kemi informacione ne. Ka ditë që zonja Bajrami ka ditë e ka filluar këtë propagandë mbi qeverinë Kurti. Madje ka pasur raste që zonja Bajrami ka pohuar se në kohën sa ishte ministre nuk ka lejuar dhe nuk nënshkruar asnjë kontratë njëburimore. Por unë po i përmendi vetëm katër. T’i shurdhues ulu nuk ki nevojë me bërë zhurmë. Kontratat janë: Mirëmbajta e regjistrimit të bizneseve në vitin 2014, riparimi i objektit të jashtëm të MINT, ofrimi i shërbimeve të laboratorit të termometrisë dhe lagështisë”, tha ajo.

Mirëpo këtë e mohoi deputetja Bajrami duke e quajtur gënjeshtar Thaçin.

“Zotëri Thaçi mos e shfrytëzo këtë kuvend për të gënjyer sepse të gjitha që i the janë gënjeshtra. Asnjë tender nuk është në shkruar më 2014, më 2015 është një tender 2100 euro unë nuk e kam nënshkruar, më 2016 është një tender nuk e kam nënshkruar, ke gënjyer nuk e kam nënshkruar. Po gënjen”, i ka thënë ajo ndërkohë ka lëshuar ulësen e saj në Kuvend për t’i shkuar afër Thaçit, që të nxiti tensionim në Kuvend.

Pas kësaj situate, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se kjo seancë nuk ka kuptim më dhe pas këtyre sharjeve dhe ofendimeve nuk mund të qëndrojnë më në sallë.

“Edhe sikur kjo seancë të kishte ndonjë kuptim, tashmë e humbi krejt për arsye se prej fillimit kur e kanë vendosur kërkesën dhe deri te debati për fyerje dhe ofendime. Prej foltores deputetja që e ka nënshkruar thirrjen për këtë seancë na shau hajna shpifës, të korruptuar. Nëse jemi të gjitha ato të mësipërm sipas deklarimit të saj, atëherë ky institucion nuk është vendi. Dihet ku është vendi ku duhet t’i dërgojnë…Nëse nuk dëshirojnë të ballafaqohen me fakte ne se cili po shahet edhe fyhet më shumë nuk jemi. Prandaj në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së e lëshojmë këtë seancë dhe nuk kemi asnjë arsye me vazhdua”, tha ajo.

Mirëpo në sallën plenare qëndruan dy deputetë të LVV-së, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Bëhu pjesë e zhvillimit të Kosovës: Transformo turizmin në sukses me UBT

Published

on

By

Kosovë po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet më atraktive në rajon. Për të rinjtë që kërkojnë një profesion dinamik, me mundësi të pafundme punësimi dhe perspektivë globale, Programi Bachelor në TurizëmUBT është zgjedhja ideale për të kthyer pasionin në një karrierë të suksesshme.

Turizmi nuk është thjesht udhëtim — është menaxhim biznesi, ekonomi, inovacion dhe promovim i potencialeve të vendit tonë në tregun ndërkombëtar.

Pse është Turizmi profili i së ardhmes për të rinjtë në Kosovë?

Orientim i plotë praktik dhe përvojë reale: Programi në UBT gërsheton njohuritë teorike me praktikat më moderne të biznesit, duke ju pajisur me aftësitë që kërkon tregu real i punës që nga dita e parë.

Gatishmëri për tregun vendor dhe global: Përmes ekspertizës ndërkombëtare, trajnimeve dhe certifikimeve profesionale, ju përgatiteni për role udhëheqëse jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Mjedis me studentin në qendër: UBT ofron kushte moderne, teknologji të avancuar dhe një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi me komunitetin dhe udhëheqësit e industrisë së turizmit.

Kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit: Si ekspertë të ardhshëm të menaxhimit dhe ekonomisë turistike, ju do të jeni forca lëvizëse që do të mbështesë rritjen ekonomike, private dhe sociale të Kosovës.

Përmes metodave moderne të mësimdhënies, zhvillimit të mendimit kritik e kreativ dhe fokusit te inovacioni, Programi i TurizmitUBT po formëson gjeneratën e re të specialistëve dhe drejtuesve të këtij sektori.

Nëse dëshironi një profesion pa kufij, ku praktika takon suksesin, zgjidhni programin e Turizmit në UBT dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të së ardhmes.

Continue Reading

Të kërkuara