Botë

Tensione gjatë fjalimit të Trump, nxirret jashtë kongresmeni që kritikoi presidentin

Published

on

Fjalimi i Presidentit Donald Trump në Kongresin amerikan u shoqërua me tensione të forta, pasi disa ligjvënës demokratë e kundërshtuan ashpër, duke protestuar në mes të sallës.

Kongresmeni demokrat Al Green, ndërhyrë në fjalimin e Trump, duke tundur një bastun dhe duke bërtitur “Ai nuk e ka mandatin popullor”, ndërsa i kërkoi presidentit të ndalonte.

Reagimi i tij shkaktoi një përplasje me republikanët, të cilët brohoritën “SHBA!” përpara se Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, të urdhëronte largimin e Green nga salla.

Green, një kritik i ashpër i Trump, shprehu pakënaqësinë e tij për atë që ai e konsideroi mungesë të mandatin popullor të presidentit.

Në një intervistë për NBC, Green tha: “Trump nuk ka mandatin për të hequr kujdesin shëndetësor nga të varfërit.

“Ai ka bërë thirrje për shkarkimin e Trump, duke e cilësuar si të pasinqertë në lidhje me politikat e tij për Medicaid”.

Green theksoi se është e papranueshme që në një vend kaq të pasur, individët me të ardhura të ulëta të mbeten pa kujdes shëndetësor adekuat.

Në anën tjetër, disa ligjvënës demokratë zhvilluan protesta simbolike përmes veshjeve të tyre.

Disa gra veshën fustane rozë për të shprehur kundërshtimin ndaj politikave që sipas tyre dëmtojnë gratë, ndërsa të tjerë mbanin pankarta që shkruanin “Save Medicaid” dhe “False”, duke shprehur skepticizmin ndaj pretendimeve të Trump.

Po ashtu, disa ligjvënës u larguan nga salla gjatë fjalimit, ndërsa Presidenti po fliste.

Në një moment tjetër të tensionuar, Trump u shpreh se shpenzimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën do të shtyhen, një njoftim që shkaktoi reagime të ashpra, pas një takimi të fundit në Zyrën Ovale me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Kjo veprim e shtoi përplasje në sallën e Kongresit, ku republikanët shpërthyen në brohoritje të mbështetjes, ndërsa shumë demokratë qëndruan të ulur dhe kritikuan fjalët e Trump përmes pankartave.

Lajmet

Tërmet 5.9 ballë godet Zelandën e Re

Published

on

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur qytetin Te Anau në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, duke shkaktuar lëkundje të forta, por pa raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme materiale.

Epiqendra ishte rreth 40 kilometra në veri të Te Anaut, pranë rajonit turistik Fiordland.

Fillimisht autoritetet vlerësuan magnitudën në 6.3 dhe lëshuan paralajmërim për cunami, duke u bërë thirrje banorëve të zonave bregdetare të zhvendoseshin në vende më të sigurta.

Pas rishikimit të të dhënave, magnituda u ul në 5.9, paralajmërimi u zbut dhe më pas u anulua plotësisht./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-drejtori i kompanisë së autostradave në Itali dënohet me 12 vjet burg për shembjen e urës Morandi

Published

on

Ish-drejtuesi i kompanisë Autostrade per l’Italia, Giovanni Castellucci, është dënuar me 12 vjet burgim për shembjen e urës Morandi në Xhenova, ku humbën jetën 43 persona në gusht të vitit 2018.

Vendimi u mor nga gjykata në Xhenova, ndërsa prokurorët kishin kërkuar një dënim më të ashpër për Castelluccin, i cili ishte në mesin e 57 të pandehurve në këtë proces gjyqësor.

Ura u shemb gjatë një stuhie shiu, duke bërë që automjete dhe kamionë të binin nga lartësia. Tragjedia ndodhi në kulmin e sezonit turistik dhe konsiderohet një nga fatkeqësitë më të rënda infrastrukturore në Itali.

Një tjetër ish-zyrtar i lartë i kompanisë, Michele Donferri Mitelli, u dënua me 11 vjet burgim.

Familjarët e viktimave e mirëpritën vendimin. Emmanuel Diaz, i cili humbi vëllanë në tragjedi, tha se ishte “shumë i kënaqur” me vendimin e gjykatës, ndërsa Egle Possetti, që humbi motrën dhe familjen e saj, e cilësoi dënimin ndaj Castelluccit si “të pranueshëm”.

Castellucci aktualisht po vuan edhe një dënim tjetër prej gjashtë vitesh burgim për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në vitin 2013./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Britania e Madhe dënon deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq për Kosovën

Published

on

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, të cilat kanë nxitur reagime të shumta pas komenteve të saj lidhur me Kosovën.

Përmes një deklarate të publikuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë theksoi se referencat për spastrimin etnik të Kosovës janë plotësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.

“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë tërësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet britanike vlerësuan se deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione në rajon, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë për një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike.

“Në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione. Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë këtë gjuhë qartë dhe pa asnjë mëdyshje”, thuhet më tej.

Në deklaratë, Mbretëria e Bashkuar mirëpriti edhe faktin që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë komentet e ministres Paunoviq./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Irani kërcënon SHBA-në: Ngushtica e Hormuzit është vijë e kuqe

Published

on

By

Irani ka paralajmëruar të enjten se Ngushtica e Hormuzit është një “vijë e kuqe” e paprekshme mbi të cilën mban kontroll të plotë, duke kërcënuar se do të godasë të gjithë infrastrukturën në rajonin e Gjirit nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbaton kërcënimet për të sulmuar objektet iraniane.

Ky paralajmërim vjen pas natës së pestë radhazi të sulmeve të kryera nga SHBA-ja, e cila ka rivendosur edhe bllokadën detare ndaj porteve të Iranit me qëllim rihapjen e detyrueshme të ngushticës strategjike.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës para luftës transportohej rreth një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit, u mbyll nga Irani të shtunën e kaluar pas prishjes së armëpushimit.

Pas sulmeve të fundit të së mërkurës mbrëma, negociatori kryesor i Teheranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Irani tashmë ndodhet në një luftë thelbësore dhe ekzistenciale me Amerikën. Këtë qëndrim e përforcoi të enjten edhe zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Gjenerali i Brigadës Mohammad Akraminia, duke bërë të qartë se vendi nuk do të tolerojë asnjë ndërhyrje në rrugën ujore që e konsideron pikë kyçe të sovranitetit të tij. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara