Sport

Tenistit serb Novak Gjokoviç nuk i lejohet hyrja në Australi

Pjesëmarrja e Gjokoviçit në Australian Open është bërë një temë e debatueshme politike.

Published

on

Novak Gjokoviç nuk u lejua të hynte në Australi dhe autoritetet ia anuluan vizën pasi ai mbërriti në Melburn të mërkurën vonë për të mbrojtur titullin e tij në kampionatin e tenisit “Australian Open”.

Forcat Kufitare Australiane lëshuan një deklaratë herët të enjten, në të cilën thuhet se Gjokoviç nuk arriti të siguronte provat e duhura për të plotësuar kushtet e hyrjes në vend dhe “më vonë atij iu anulua viza”.

Gjokoviç, një nga tenistët më të mirë në botë, udhëtoi në Australi pasi mori një autorizim mjekësor që e përjashtonte atë nga respektimi i rregullave të rrepta të vaksinimit kundër koronavirusit, për të marrë pjesë në kampionatin “Australian Open”, të cilin ai e ka fituar nëntë herë.

Mediat australiane raportuan se ekipi i Gjokoviçit kishte aplikuar për llojin e gabuar të vizës për një person me autorizim mjekësor. Avokatët e Gjokoviçit pritet të apelojnë vendimin, i cili erdhi pasi ai kishte kaluar më shumë se tetë orë në aeroportin e Melburnit, duke pritur për të mësuar nëse do të lejohej të hynte në vend.

Babai i tij, Srdjan Gjokoviç, i tha portalit B92 se djali i tij u mbajt “në një dhomë ku askush nuk lejohet të hyjë”, i ruajtur nga dy policë.

Pjesëmarrja e Gjokoviçit në Australian Open është bërë një temë e debatueshme politike, me shumë australianë të zemëruar që atij iu dha një autorizim mjekësor për të hyrë në vend. Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një postim në Instagram se kishte komunikuar me Gjokoviçin ndërsa ai po mbahej në aeroport dhe shtoi se autoritetet serbe po marrin masa “në mënyrë që keqtrajtimi i tenistit më të mirë në botë të ndalet brenda një periudhe kohore sa më të shkurtër.”

Spekulimet për probleme të mundshme me vizën u shfaqën ndërsa Gjokoviç ishte në tranzit dhe u përshkallëzuan pas reagimeve të ndryshme të ligjvënëse federalë dhe shtetërorë në Australi.

Njoftimi nga vetë Gjokoviç në mediat sociale se po shkonte në Australi, për të konkurruar për titullin e 21-të të madh rekord, ndezi debate dhe mbulim të gjerë në media, me kritikë që shtrojnë pyetjen se çfarë argumenti mund të kishte për përjashtimin nga rregullat, ndërsa përkrahësit e tij thanë se ai ka të drejtën e privatësisë dhe lirinë e zgjedhjes.

Drejtori i turneut Australian Open, Craig Tiley mbrojti “aplikimin dhe procesin plotësisht legjitim” dhe këmbënguli se nuk kishte trajtim të veçantë për Gjokoviçin.

Sipas rregullave të qeverisë së shtetit Viktoria, vetëm lojtarët, stafi, tifozët dhe zyrtarët plotësisht të vaksinuar mund të hynin në Parkun e Melburnit ku fillon turneu më 17 janar.

Vetëm 26 persona aplikuan për një përjashtim mjekësor dhe, siç tha zoti Tiley, vetëm një numri shumë të vogël iu lejua ky përjashtim.
Zoti Tiley vuri në dukje se Gjokoviç nuk është i detyruar të zbulojë arsyen e tij për të kërkuar një përjashtim.

Por ai shtoi se do të ishte “e dobishme” nëse Gjokoviç ia shpjegonte arsyet publikut të Melburnit që ende po vuan pasojat e bllokimeve dhe kufizimeve të udhëtimit të vendosura në kulmin e pandemisë.

Gjokoviç rezultoi pozitiv për koronavirusin në vitin 2020 pasi luajti në një sërë lojrash që ai organizoi në Serbi dhe Kroaci pa distancim fizik në mes të pandemisë.

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Sport

Vozinha: “Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë”

Published

on

By

Vozinha ka folur për ndryshimin e jetës së tij pas rritjes së famës, duke treguar se tashmë përballet shpesh me kërkesa për fotografi dhe autografe, por edhe me situata kur njerëzit e filmojnë pa leje.

“Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë. Tani, kur dal apo shkoj në restorante, gjithmonë është dikush që dëshiron të bëjë një foto me mua ose të kërkojë një autograf. Ose, edhe më keq, dikush më filmon”, ka thënë ai.

Vozinha ka treguar gjithashtu se gjatë Kupës së Botës kishte interes të madh nga kompani dhe marka të ndryshme për bashkëpunime me të.

“E di që gjatë Kupës së Botës, shumë kompani dhe marka donin të bashkëpunonin me mua. Por, gjatë kohës që garonim, bëra vetëm një bashkëpunim promocional, me UFL Mobile”, u shpreh ai.

Ai theksoi se aktualisht nuk dëshiron të bashkëpunojë me kompani që lidhen me duhanin, alkoolin apo bastet sportive.

“Për momentin, nuk dua të punoj me marka të duhanit, alkoolit apo basteve”, deklaroi Vozinha.

Në fund, ai pranoi se, pavarësisht famës dhe mundësive të reja, do të preferonte jetën që kishte para se të bëhej kaq i njohur.

“Të jem i sinqertë, nëse do të më jepnin jetën që kam sot ose jetën që kisha më parë, do të zgjidhja atë që kisha më parë”, përfundoi ai.

D.L

Continue Reading

Sport

Calciomercato: Zhegrova i dërgon mesazh Spallettit, pritet të luftojë për një vend titullari te Juventusi

Published

on

By

Gazeta e njohur italiane “Calciomercato” ka shkruar për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova, i cili shënoi golin e vetëm të Kosovës në humbjen 3-1 ndaj Austrisë.

Ylli i Juventusit u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe arriti të shënojë nga pika e bardhë, duke konfirmuar formën e tij të mirë në javët e fundit.

Paraqitjet e Zhegrovës kanë tërhequr vëmendjen edhe në Itali. “Calciomercato” vlerëson se goli ndaj Austrisë përbën një mesazh të qartë për trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti.

“Penalltia nuk e largoi humbjen nga Austria, por konfirmoi formën e fortë të Edon Zhegrovës. Me këtë gol, ai ka arritur në tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni”, shkruan mediumi italian.

Sipas “Calciomercato”, kjo paraqitje mund t’i japë Zhegrovës një rol më të rëndësishëm në planet e Spallettit, pasi sezonin e kaluar trajneri nuk arriti të marrë më të mirën nga sulmuesi kosovar.

“Ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për Luciano Spallettin, i cili sezonin e kaluar nuk arriti të mbështetej në versionin e tij më të mirë”, vijon artikulli.

Mediumi italian thekson gjithashtu se Zhegrova pritet të konkurrojë me portugezin Francisco Conceição për një vend në formacionin titullar të Juventusit.

“Ai tashmë mund të ketë një rol më të rëndësishëm në rotacionin e Juventusit, duke pasur vetëm dy kompeticione për të garuar me bashkëlojtarët, Serie A dhe Kupën e Italisë. Me formacionin 4-2-3-1 që përdor Luciano Spalletti, kosovari është kandidat për pozitën e Conceiçãos në krahun e djathtë”, shkruan “Calciomercato”.

Megjithatë, për momentin Zhegrova është i fokusuar te Kombëtarja e Kosovës. “Dardanët” do të përballen të enjten me Izraelin në Hungari, në një tjetër ndeshje të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova shënon nga penalltia

Published

on

By

Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Austrisë. Edon Zhegrova ka realizuar nga pika e bardhë, duke rikthyer shpresën për “Dardanët” në këtë përballje të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara