Teknologji
Telefonët të cilët WhatsApp do të ndalojë së funksionuari më 1 Nëntor
Published
3 years agoon
By
Betim GashiDuke filluar nga data 1 Nëntor WhatsApp nuk do të funksionojë më në smartfonët Android me versionin 4.0.4 Ice Cream Sandwich ose më herët dhe iPhone me iOS 9 ose më herët, transmeton PCWorld Albanian.
Nëse përdorni një pajisje me sistem operativ më të vjetër ky ndryshim do tu prekë. Gjëja e parë që duhet të bëni nëse prekeni nga ndryshimet është të krijoni një kopje rezervë të mesazheve të WhatsApp.
Më pas duhet të përditësoni pajisjet tuaja Android dhe iPhone në versione më të fundit të sistemit operativ që WhatsApp mbështet.
Për përdoruesit Android duhet të keni të paktën Android 4.1 lançuar në 2012 ose version më të ri. Për ta vënë në perspektivë nëse keni Galaxy S2, atëherë mund të përditësoni deri në Android 4.1.2.
Ngjashëm me përdoruesit e iPhone, WhatsApp funksionon me të paktën iOS 10 lançuar në 2016-ën. iPhone 5 mund të përditësohet në iOS 10.3.4 por iPhone 4S dhe modelet më të vjetra nuk mbështeten më nga WhatsApp sepse nuk marrin dot iOS 10.
You may like
Grupi “Brand Finance” ka publikuar raportin e markave më të vlefshme për 2025 dhe në dhjetëshen e parë nuk është asnjë prodhues veturash.
Sipas raportit “500 markat më të vlefshme në botë”, renditja u bazua në vlerën e markës dhe jo në madhësinë e industrisë.
Apple është në vendin e parë, para Microsoftit dhe Google, ndërsa Amazoni dhe Walmarti janë në vendin e katërt dhe të pestë.
Pra, të gjithë janë kompani amerikane, ajo që është interesante është se në listë një prodhues veturash është vetëm në vendin e 18-të.
Dhe ja si renditen vetëm prodhuesit e veturave në këtë listë.
10 markat më të vlefshme të veturave:
Toyota – 58.4 miliardë euro (e 18-ta në përgjithësi, e 21-ta vitin e kaluar);
Mercedes – 47.6 miliardë euro (i 23-ti në përgjithësi, i 17-ti vitin e kaluar);
Hyundai – 41.5 miliardë euro (i 29-ti në përgjithësi, i 41-ti vitin e kaluar);
Tesla – 38.6 miliardë euro (e 36-ta në përgjithësi, e 18-ta vitin e kaluar);
BMW – 38.1 miliardë euro (e 37-ta në përgjithësi, e 37-ta vitin e kaluar);
Porsche – 36.9 miliardë euro (e 40-ta në përgjithësi, e 33-ta vitin e kaluar);
Mitsubishi – 36.2 miliardë euro (i 43-ti në përgjithësi, i 46-ti vitin e kaluar);
Tata Group (Jaguar, Land Rover…) – 28.3 miliardë euro (i 60-ti në përgjithësi, i 64-ti vitin e kaluar);
Volkswagen – 28.2 miliardë euro (i 61-ti në përgjithësi, i 49-ti vitin e kaluar);
Honda – 25.4 miliardë euro (e 70-ta në përgjithësi, e 74-ta vitin e kaluar).
Teknologji
Inteligjenca Artificiale tani mund të riprodhojë veten, një arritje që ka tmerruar ekspertët
Published
2 days agoon
February 3, 2025By
UBT NEWSNë një studim të ri, shkencëtarët nga Kina kanë zbuluar se inteligjenca artificiale (IA) ka kaluar një “vijë të kuqe” kritike duke qenë në gjendje të riprodhojë veten, pa ndihmën e njerëzve. Ky zhvillim ka tërhequr shqetësim te ekspertët, pasi mund të çojë në pasiguri dhe veprime jashtë kontrollit nga sistemet AI.
Studimi, i publikuar më 9 dhjetor 2024, tregon se dy modele të mëdha gjuhësore (LLM), të zhvilluara nga Meta dhe Alibaba, mund të krijojnë kopje funksionale të vetes. Gjatë 10 provave të kryera, modelet e AI arritën të riprodhoheshin në 50-90% të rasteve, duke sugjeruar mundësinë që AI të arrijë të zhvillohet dhe të dalë jashtë kontrollit.
Ekspertët shohin këtë si një hap të rëndësishëm, pasi AI-ja mund të shfrytëzojë aftësinë për riprodhim për të siguruar mbijetesën e saj. Studimi është shqetësues për mundësinë e krijimit të sistemeve që veprojnë në mënyrë autonome, pa ndërhyrje njerëzore, dhe mund të shkelin normat dhe rregullat shoqërore.
Kjo arritje ka nxitur kërkesa për një bashkëpunim ndërkombëtar për të vendosur mekanizma sigurie që të kontrollojnë zhvillimin dhe përdorimin e AI-ve në të ardhmen, për të parandaluar sjellje të papritura dhe pasiguri./UBTNews/
Teknologji
Paul McCartney: Mos e lejoni AI-në t’i dëmtojnë artistët
Published
1 week agoon
January 28, 2025Këngëtari i njohur Paul McCartney ka paralajmëruar se ndryshimet e mundshme në ligjin për të drejtat e autorit mund të ndikojnë në “shfrytëzimin” e artistëve dhe të dëmtojnë krijimtarinë.
The Guardian ka shkruar se ish-anëtari i grupit “The Beatles” ka thënë se qeveria duhet ta mbrojë punën e krijuesve, duke i kërkuar që të sigurohet që artistët të kenë kontroll mbi materialet e tyre të mbrojtura me të drejtat e autorit.
McCartney e ka shprehur shqetësimin se përdorimi i materialeve të mbrojtura për të trajnuar modelet e inteligjencës artificiale (AI) mund të çojë në humbjen e motivimit për tekstshkruesit dhe artistët, dhe për pasojë të sjellë “humbje të kreativitetit”.
Ai ka shpjeguar situatën për BBC-në.
“Djemtë dhe vajzat e reja krijojnë këngë të bukura, por ata nuk e zotërojnë atë. Dhe kushdo mund t’i kopjojë dhe të përfitojë prej tyre. E vërteta është, paratë po shkojnë diku … Dikush po paguhet, pra pse të mos jetë ai që u ul dhe e shkroi këngën ‘Yesterday’’”, ka thënë McCartney.
Ky debat ka lindur pasi janë shfaqur pasiguri rreth përdorimit të materialeve të mbrojtura për të trajnuar modelet e AI-së. Pati padi nga individë e kompani në industrinë krijuese që pretendojnë se përdorimi i paautorizuar i materialeve është shkelje e të drejtave të autorit.
Disa organizata botuese dhe media kanë nënshkruar marrëveshje licencimi me kompanitë e AI-së për të lejuar përdorimin e materialeve të tyre për trajnim të modeleve. McCartney ka paralajmëruar se AI-ja mund të “marrë kontrollin” në botën e artit, dhe ka firmosur një peticion bashkë me aktorë të njohur si Julianne Moore, Stephen Fry dhe Hugh Bonneville, ku shprehen se përdorimi i paautorizuar i veprave krijuese për trajnim të AI-së është një kërcënim i padrejtë për mbijetesën e artistëve dhe nuk duhet të lejohet.
Autorja Kate Mosse ka mbështetur një kërkesë për ndryshime në ligj për të dhënë mundësinë që krijuesit të negociojnë një pagesë të drejtë kur i licencojnë materialet e tyre. Qeveria britanike ka njoftuar se do të mbajë konsultim publik për të shqyrtuar çështjet kryesore të debatit deri më 25 shkurt, duke përfshirë mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet mes industrisë krijuese dhe AI-së, si dhe mënyrat për të siguruar që krijuesit të mund të licencojnë materialet dhe të paguhen drejt.
McCartney i bëri thirrje qeverisë që t’i rishikojë këto plane.
“Ne jemi njerëzit, ju jeni qeveria. Duhet të na mbroni ne, kjo është puna juaj”, ka thënë ai.
Në një notë pozitive, McCartney dhe Ringo Starr përdorën teknologjinë AI për të krijuar këngën “Now And Then” në muajin nëntor të vitit 2023, duke ndarë vokalet e anëtarit të njohur të grupit të tyre, John Lennon nga një demo e incizuar në vitin 1977.
Sekretarja e Kulturës, Lisa Nandy, ka thënë se qeveria beson se artistët, tekstshkruesit dhe krijuesit e tjerë duhet të kenë mundësinë të kontrollojnë përdorimin e materialeve të tyre nga kompanitë e AI-së dhe të mund të negocionin marrëveshje licencimi dhe pagesa të drejta.
Automobilizëm elektrikë
Tesla dominon tregun e prodhuesve të automjeteve në botë, markat kineze rrisin konkurrencën
Published
2 weeks agoon
January 23, 2025By
UBT NEWSTesla dominon tregun global të prodhuesve të automjeteve, me një kapital tregu prej 1,37 trilion dollarësh, duke u renditur si lider në mesin e 50 prodhuesve më të vlefshëm të automjeteve në botë. Pas Teslës, Toyota është prodhuesi i dytë më i madh me një kapital prej 240 miliardë dollarësh, ndërsa prodhuesit kinezë të makinave, si Xiaomi dhe BYD, kanë shtuar konkurrencën, me vlerë tregu përkatësisht 111,9 miliardë dhe 110,1 miliardë dollarë.
Kompania kineze Xiaomi ka filluar të prodhojë automjete elektrike (EV) që nga viti 2021, duke lançuar modelin e saj të parë sportiv elektrik, SU7. Përveç markave të njohura japoneze dhe kinezë, prodhuesit evropianë si Ferrari, Porsche dhe Mercedes-Benz gjithashtu kanë një pozicion të fortë në tregun global, me kapital tregu të lartë. Kjo ka përmirësuar konkurrencën në industrinë e makinave, sidomos në sektorin e automjeteve elektrike, që ka pasur një rritje të dukshme.
Industria globale e automjeteve po kalon në një fazë tranzicioni masiv, me përparimin e automjeteve elektrike. Në këtë kuadër, Kina ka parë një rritje të shpejtë të prodhuesve të automjeteve, duke përfaqësuar 17 marka në top 50, ndërsa shtetet tradicionale si SHBA, Japonia dhe Gjermania vazhdojnë të ruajnë pozitat e tyre. Ky kalim në makina elektrike ka shtuar konkurrencën dhe ka detyruar prodhuesit tradicionalë të adaptohen për të mbajtur pozitat e tyre në treg.
Në terrenin e gjelbërt, Milani dhe Roma përplasen për trofeun e ëndrrave!
Spanja miraton uljen e orarit të punës në 37.5 orë, pa ulje pagash
Nominuar për Çmimin Nobel, Rushiti tregon rrugën drejt mbështetjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale
KQZ pranon si donacion serverë dhe pajisje nga Gjermania
Vdekja e Albert Camus: Një fund që përjetësoi një filozofi të pavdekshme
Rusia kritikon politikën e jashtme të Trump: Ngjan me strategjinë e Hitlerit
“Palestinezët i dërgojmë në Egjipt dhe Jordani”, Trump “shkund” Lindjen e Mesme: SHBA do kontrollojë Gazën
Osmani në Washington, do të mbajë fjalim si e ftuar speciale në Lutjet Nacionale të Mëngjesit
Në Kosovë e përfaqësi diplomatike arrijnë fletëvotimet e shtypura në Slloveni
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet3 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 week ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë