Mobile

Teknologjia 5-nanometër e procesorëve vjen tek orët inteligjente

Publikuar

Samsung prezantoi Exynos W920, procesorin e ri dizajnuar specifikisht për smartfonët dhe veshjet inteligjente. Vjen me një modem LTE të integruar dhe është çipi i parë për orët inteligjente ndërtuar mbi arkitekturën 5-nanometër EUV (extreme ultra-violet) sipas Samsung.

Çipi ka një procesor me dy bërthama Cortex-A55, një grafikë Mali-G68 dhe një procesor Cortex-M55 dedikuar ekraneve “Always On” dhe redukton konsumin e energjisë.

Kompania thotë se ofron 20% më shumë performancë procesorike dhe 10 herë më shumë grafike krahasuar me çipin e vjetër për orët inteligjente.

Në njoftimin për media Samsung tha se procesori i përshtatet platformës së re të unifikuar për veshjet inteligjente zhvilluar në bashkëpunim me Google dhe që do të mbërrijë së shpejti në Galaxy Watch e ri.

Ditën e nesërme Samsung pritet të zbulojë smartfonë të rinj në Galaxy Unpacked ku pritet edhe ora inteligjente në fjalë./PCWorld Albanian

Mobile

​Pas një viti të zymtë Samsung parashikon rritje 900 për qind në fitim

Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore vlerëson se fitimi i tij operativ është rritur në 6.6 trilionë won korean (monedha zyrtare e Koresë së Jugut).

Publikuar

nga

Samsung Electronics ka thënë se pret të raportojë një rritje të madhe të fitimit të saj operativ në tremujorin e parë, duke ofruar shpresa për një rikuperim të fortë pas një viti të zymtë në vitin 2023.

Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore vlerëson se fitimi i tij operativ është rritur në 6.6 trilionë won korean (monedha zyrtare e Koresë së Jugut) në tremujorin janar-mars, nga 0.64 trilion won të raportuar një vit më parë, sipas një udhëzimi fitimi të publikuar të premten. Parashikimi është më i lartë se vlerësimet e konsensusit prej 5.4 trilionë fitimesh nga FactSet.

Shitjet pritet të jenë rritur me më shumë se 11% në 71 trilionë won. Kompania pritet të publikojë rezultatet e detajuara të fitimeve më vonë këtë muaj.

Parashikimi optimist vjen pasi Samsung raportoi katër tremujorë radhazi të fitimeve në rënie, por kompania është optimiste për këtë vit dhe tha në janar se pret një ringjallje të kërkesës për pajisjet celulare, veçanërisht me paraqitjen e produkteve të reja si telefonat e zgjuar me inteligjencë artificiale.

Kompania gjithashtu pret që biznesi i saj i çipave të rimëkëmbet këtë vit “përkundër pengesave të ndryshme të mundshme, duke përfshirë politikat e normave të interesit dhe çështjet gjeopolitike”, ka shtuar kompania.

Vazhdo të lexosh

Mobile

​SHBA padit Apple

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

Publikuar

nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur një padi kundër Apple, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të telefonave të zgjuar dhe shtypjen e konkurrencës.

Padia pretendon se kompania përdori fuqinë e saj për të kufizuar konkurrentët, si dhe opsionet në dispozicion të konsumatorëve.

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

Kjo është hera e tretë që kompania paditet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë që nga viti 2009.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Fortnite do të kthehet në iPhone në BE

Epic Games e tërhoqi lojën e suksesshme Fortnite nga App Store pasi nuk u pajtua me politikat e Apple.

Publikuar

nga

Videoloja e famshme Fortnite do të rikthehet në iPhone pas një mungese katërvjeçare. Sipas një ligji të ri të Bashkimit Evropian (BE), i krijuar për të rritur konkurrencën, zhvilluesit Epic Games do t’i mundësohet të drejtojë dyqanin e vet të aplikacioneve në pajisjet Apple.

Aktualisht, kushdo që ka iPhone mund të shkarkojë aplikacione vetëm nga App Store i Apple. Por Apple duhet t’ua mundësojë klientëve të saj të qasen në dyqanet alternative të aplikacioneve në pajisjet iOS të blera në BE nga muaji mars.

Apple u angazhua vazhdimisht që përmes rregullave të saj të mbrojë sigurinë e përdoruesve.

Epic Games e tërhoqi lojën e suksesshme Fortnite nga App Store pasi nuk u pajtua me politikat e Apple. Nuk ka qenë i disponueshëm në App Store që nga viti 2020, megjithëse është e mundur të luhet përmes ueb-it./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Apple kalon Samsungun si shitësi kryesor i telefonave inteligjentë

iPhone zuri vendin e parë në vitin 2023 me 234.6 milionë njësi të shitura.

Publikuar

nga

Apple ka kaluar Samsungun si shitësi më i madh në botë i smartfonëve, duke i dhënë fund mandatit 12-vjeçar të firmës koreane të teknologjisë si lider në industri.

iPhone zuri vendin e parë në vitin 2023 me 234.6 milionë njësi të shitura, sipas shifrave të Korporatës Ndërkombëtare të të Dhënave (IDC), duke tejkaluar 226.6 milionë njësitë e Samsung.

Në njoftim thuhet se kjo është për shkak të tendencave dhe popullaritetit në rritje të pajisjeve të nivelit të lartë, të cilat tani përbëjnë më shumë se 20% të tregut.

“Hera e fundit që një kompani jo Samsung qëndroi në krye të tregut të smartfonëve ishte në vitin 2010, dhe tani në vitin 2023 Apple”, thuhet mes tjerash në njoftim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara