Kulturë

Teatri i shkatërruar i Mariupolit para dhe pas bombardimeve

Deputeti ukrainas, Dmytro Gurin i tha BBC-së se “më shumë se 1 mijë njerëz” ishin strehuar në teatër në atë kohë.

Published

on

Këto fotografi para dhe pas shfaqin teatrin e shkatërruar të Mariupolit, ku banorët po strehoheshin nga bombardimet.

Deputeti ukrainas, Dmytro Gurin i tha BBC-së se “më shumë se 1 mijë njerëz” ishin strehuar në teatër në atë kohë.

Gurin tha se ndërtesa ishte në shënjestër të Rusisë, pavarësisht thirrjeve dhe paralajmërimeve se kishte edhe fëmijë në atë ndërtesë./UBTNews/

Lifestyle

Sekreti për të qëndruar i relaksuar gjatë ditës së punës

Published

on

Sa pushim është saktësisht “i mjaftueshëm”? Shkenca e ka dhënë një përgjigje të saktë: 42 për qind.

Kjo është pjesa e kohës që trupi dhe truri ynë kanë nevojë të kalojmë në pushim – rreth 10 orë nga çdo 24.

Nuk ka rëndësi nëse i plotësoni çdo ditë; rëndësi ka mesatarja gjatë javës, muajit apo edhe periudhave më të gjata.

Ndoshta mendoni: “42%? Është e pamundur, nuk kam aq kohë!”

Por e vërteta është se, nëse nuk ia jepni trupit pushimin e nevojshëm, atëherë “42 përqindëshi” do t’jua marrë vetë: me sëmundje, lodhje ekstreme apo rraskapitje që ju detyrojnë të ndaloni.

A ju ka ndodhur ndonjëherë të sëmureni sapo keni përfunduar një projekt të madh?

Apo të flini nga 12 deri në 14 orë ditët e para të pushimeve? Ndoshta edhe të përfundoni në spital pas një periudhe stresi të gjatë?

Këto janë shembuj të qartë se stresi ndikon realisht në çdo sistem të trupit: imunitar, tretës, hormonal. Për t’i mbajtur këto në ekuilibër, biologjia jonë ka nevojë për pushim të qëndrueshëm.

Pra, pushimi nuk është luks, por kusht biologjik. Nëse nuk e plotësoni, trupi do t’ju detyrojë ta bëni, shpesh në mënyrat më të pakëndshme.

Përgatiti: A.Z. /’UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Sërish pa liri, vrasësit të John Lennon i hidhet poshtë kërkesa për lirim me kusht

Published

on

Kërkesa më e fundit për lirim me kusht e Mark David Chapman, njeriut që vrau ish-anëtarin e grupitThe Beatles, John Lennon, më 1980 në Manhattan, është refuzuar për herë të 14-të, njoftuan autoritetet korrektuese të Nju Jorkut.

Chapman, 70 vjeç, u paraqit përpara komisionit të lirimeve me kusht më 27 gusht, ndërsa vendimi u publikua së fundmi në internet nga Ministria përkatëse e SHBA-ve.

John Lennon u qëllua për vdekje natën e 8 dhjetorit 1980 nga Chapman, i cili në atë kohë ishte 25 vjeç, teksa ky i fundit po kthehej në apartamentin e tij në zonën Upper West Side së bashku me bashkëshorten, Yoko Ono.

Më herët atë ditë, Lennon i kishte dhënë një autograf Chapman-it mbi një kopje të albumit “Double Fantasy”. Vrasësi u arrestua brenda pak minutash pranë vendngjarjes, duke mbajtur në duar romanin e J.D. Salinger, “The Catcher in the Rye”.

Procesverbali i plotë nga seanca e fundit e dëgjimit ende nuk është bërë publik. Megjithatë, në të kaluarën, Chapman ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

“E dija çfarë po bëja dhe e dija që ishte gabim. E dija që ishte e keqe, por e dëshiroja famën aq shumë sa isha i gatshëm të bëja gjithçka, madje edhe të merrja një jetë njerëzore,” kishte deklaruar tre vite më parë gjatë një seance të mëparshme me komisionin.

Aktualisht, Chapman po vuan një dënim prej 20 vitesh deri në burgim të përjetshëm në institucionin korrektues Green Haven, në veri të Nju Jorkut. Ai do të ketë të drejtën të paraqesë një kërkesë për lirim me kusht në shkurt të vitit 2027, sipas agjencisë Associated Press.

Continue Reading

Kulturë

Vdes shkrimtari Fatmir Halimi

Published

on

Ka ndërruar jetë shkrimtari Fatmir Halimi.

Ai ishte poet, shkrimtar, kritik letrar dhe profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Përndryshe, Fatmir Halimi ka shkruar vepra të ndryshme, nga viti 2004 ishte profesor në gjuhë dhe letërsi shqipe e po ashtu ishte edhe botues ku ka drejtuar shtëpinë botuese “ProkultPress” që nga viti 2012.

Disa nga veprat e tij janë: Kornizat e burgut e botuar më 1996 dhe e ribotuar në vitin 2007 , studimi “Postmoderniteti në prozës e Zejnullah Rrahmanit” i realizuar në vitin 2015, kritikë letrare e 2016-ës “Prej modernes kah postmodernia”.

Ai me romanin “Dy vdekjet e një jete” u shpërblye si si romani më i mirë i vitit 2018 nga Ministria e Kulturës së Kosovës si dhe “Makthi”, një tjetër prej veprave të tij të fundit, që ka fituar vlerësime ku mori Çmimin “Teki Dërvishi” në Gjakovë.

Njoftimin për vdekjen e tij e dha vëllai, Fadili.

A.Z. /UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Deklarata romantike e Callum Turner për Dua Lipën

Published

on

Callum Turner dhe Dua Lipa po përjetojnë në maksimum romancën e tyre.

Aktori britanik 35-vjeçar dha një përgjigje të thjeshtë kur u pyet për planet e së ardhmes me këngëtaren 30-vjeçare të hitit “New Rules”.

Në një bisedë për Etalk, Turner tha se shpreson të jetë me Lipën “përgjithmonë”.

Intervistuesi u përgjigj: “Kjo është gjithçka që na duhet të dimë”, dhe protagonisti i “Masters of the Air” shtoi: “Kjo është e vërtetë”.

Historia nisi në janar 2024. Në dhjetor të atij viti, nisën aludimet për fejesë pasi Dua publikoi disa foto ku shihej me një unazë diamanti.

Megjithatë, konfirmimi zyrtar erdhi vetëm në qershor, përmes një interviste për British Vogue.

“Po, jemi të fejuar. Është emocionuese”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare. “Ky vendim për të ecur përpara së bashku, për të ndarë një jetë dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë është diçka jashtëzakonisht e veçantë”.

Në një tjetër intervistë për Harper’s BAZAAR muajin e kaluar, Lipa foli për mënyrën si e përjeton dashurinë. “E adhuroj dashurinë. Është një gjë e bukur, frymëzuese. E gjej veten duke rënë gjithmonë, me intensitet, në formën më të mirë të saj”, tha ajo.

Këngëtarja e “Training Season” shtoi se ndonëse do të ndajë më shumë nga romanca e saj, shpesh vendos ta mbajë të mbrojtur jetën private.

Ndërkohë, një burim i afërt i tregoi revistës People në qershor se dyshja po shijon këtë fazë të fejesës dhe nuk po nxitojnë drejt martesës.

Continue Reading

Të kërkuara