“A do ta njihje emrin tim, po të të shihja në Parajsë? A do të ishte e njëjta gjë, nëse do të shihja në Parajsë?”, thuhet ndër të tjera në tekstin e “Tears in Heaven” (Lotë në Parajsë), kënga hit e krijuar dhe interpretuar nga këngëtari dhe kitaristi i famshëm britanik, Eric Clapton.
E publikuar në vitin 1991, ajo u rendit në krye të renditjes muzikore në më shumë se 20 vende dhe fitoi Grammy Awars si Kënga e Vitit, Albumi i Vitit (Unplugged) dhe si Performanca më e Mirë Vokale për Meshkuj. Por ndonëse arriti një sukses të jashtëzakonshëm, kjo këngë ishte produkt i gjendjes së rënduar emocionale të artistit.
Ajo lindi nga dhimbja e madhe e shkaktuar nga vdekja aksidentale e djalit të tij 4-vjeçar, Conor, dhe është e përshkuar nga ndjenja e humbjes, dhimbjes dhe malli i një prindi të pikëlluar. Mëngjesin e 20 marsit 1991, djali i Clapton ndodhej me ish të dashurën e tij, aktoren italiane Lory del Santo duke luajtur në apartamentin e saj në Nju Jork.
Conor ra aksidentalisht nga rezidenca e katit të 53-të përmes një dritareje që ishte lënë pa dashje hapur pas punimeve në apartament. Clapton ndodhej në një hotel aty pranë dhe po përgatitej ta merrte Conor-in për një drekë të planifikuar babë e bir dhe të vizitonte me të kopshtin zoologjik në Central Park.
“Në një moment pata një telefonatë nga apartamenti i tyre. Në fakt, sa po bëhesha gati të dilja nga dhoma e hotelit për të shkuar dhe për ta marrë për të ngrënë drekë së bashku. Lory ishte në anën tjetër të telefonit dhe ulërinte duk më thënë se ai kishte vdekur. Nuk po i besoja veshëve”– kujtoi Clapton në një intervistë të vitit 1992 për gazetaren britanike Sue Lawley.
Clapton e mbylli menjëherë telefonin dhe duke mos e besuar ende atë që dëgjoi, doli nga vrap nga hoteli dhe u drejtua për në bllokun e apartamenteve ku “pa ambulanca, zjarrfikëse dhe automjete ndihmëse”. Kur hyri në apartamentin e Lory-t, i mbushur plot me punonjës të shërbimit të urgjencës, Clapton kujton se u ndje sikur ajo skenë nuk kishte të bënte me të.
“M’u duk sikur kisha hyrë në jetën e dikujt tjetër. Dhe ndihem ende kështu”– shtoi Clapton në atë intervistë. Funerali i Conor u mbajt dy ditë para ditëlindjes së 46-të të këngëtarit. Eric e përshkroi lidhjen e tij me Conor si marrëdhënien më të ngushtë që ai kishte deri në atë pikë të jetës së tij, dhe ai e vlerëson djalin e tij të ndjerë si një nga arsyet kryesore që u bë dhe mbetet një njeri më i matur.
Nga fundi i viteve 1970, këngëtari i hitit tjetër “Cocaine”, kishte hequr dorë nga zakoni i tij i konsumit të heroinës, por konsumonte ende shumë droga të tjera – përfshirë kokainën – dhe alkool. Ishte lindja e Conor në vitin 1986, ajo që i dha Clapton shtysën për t’u de–intoksinuar dhe për të qëndruar larg drogës.
“Unë e bëra për Conor, sepse mendoja se nuk mund të isha një njeri i denjë pranë tij”, shkruan Clapton në librin e tij me kujtime botuar në vitin 2007 “Clapton:TheAutobiography”.
Artisti shton se ajo tragjedi familjare i dha forcën për të qenë përgjithmonë larg drogës, në vend se t’i rikthehej konsumit të saj.
Duke u përballur me një pikëllim të thellë, ai e kaloi vetëm pjesën më të madhe të muajve të ardhshëm, duke udhëtuar midis Anglisë dhe Antiguas, ku mori pjesë në seanca meditimi dhe kërkoi ngushëllim në kitarën e tij duke krijuar muzikë. Dy këngë të shkruara në atë periudhë, u frymëzuan direkt nga ajo që kishte ndodhur në jetën e tij.
“Circus Left Town” tregon historinë e ndjekjes së një shfaqjeje cirku bashkë me Conor një natë para vdekjes së tij. “Tears in Heaven” ka një përmasë personale edhe më të fuqishme,dhe shtron pyetjen nëse do të takohemi sërish me ata që kanë vdekur para nesh. Në fillim që të dyja këto këngë nuk ishin menduar të dilnin në publik.
Por Clapton u inkurajua të shtonte këngën e fundit, të bashkëshkruar me Will Jennings, në kolonën zanore për të cilën po punonte për filmin “Rush”. Ajo tragjedi e nxiti Clapton të luante një rol më të madh në jetën e vajzës së tij.
Ruth Kelly Clapton lindi një vit para Conor dhe është fëmija i vetëm i Clapton me Yvonne Kelly, një menaxhere e një studio muzikore nga Montserrat. Oferta e kësaj të fundit për t’u njohur më mirë me vajzën e tij në periudhën pas vdekjes së Conor u pranua nga Eric, dhe gjatë vizitave të shumta, ata krijuan një raport të gushtë.
“Ishte e mrekullueshme të isha sërish në shoqërinë e një fëmije, fëmijës tim”, shkruan Clapton në kujtimet e tij.
“Duke analizuar në retrospektivë ato vite, e kuptoj se çfarë ndikimi të thellë pati ajo vajzë në mirëqenien time. Prania e saj në jetën time ishte absolutisht jetike për rimëkëmbjen time. Tek ajo, unë gjeta përsëri diçka reale për t’u shqetësuar, dhe kjo ishte e rëndësishme, pasi më bëri sërish një qenie njerëzore aktive”, thekson ai./Biography.com – bota.al
Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.
Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.
Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.
Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.
Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.
Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.
Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.
United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.
📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00
📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë
Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.
Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.
Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.
Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.
I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.
Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.