Lajmet

Të vaksinuarit ia dalin më lehtë me Omicronin

“Në rrethin familjar kur preket një anëtar, virusi pasohet pothuajse te të gjithë anëtarët tjerë”.

Published

on

Temperaturë deri në 39 gradë deri në tre ditë me radhë, ethe, kollë e thatë, lodhje, rrjedhje hundësh dhe dhembje muskujsh janë simptomat që manifestojnë pacientët e prekur me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë, thotë infektologu Sali Ahmeti.

Në fund të dhjetorit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar praninë e variantit Omicron të koronavirusit.

Ky variant, i cilësuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është identifikuar për herë të parë në Afrikë të Jugut në muajin nëntor dhe që atëherë është përhapur në qindra vende të botës, duke u bërë dominues në disa.

Sipas Ahmetit, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), manifestimet klinike të Omicronit janë më të buta se ato të Deltës – deri më tash, variant dominues në Kosovë – por, shton ai, Omicron është më i transmetueshëm.

“Në rrethin familjar kur preket një anëtar, virusi pasohet pothuajse te të gjithë anëtarët tjerë”, thotë ai.

“Format e sëmundjes janë më të lehta, prekjet pulmunare janë më të rralla. Po ashtu, ka raste më të rralla të atyre që kanë nevojë për hospitalizim dhe atyre që kanë nevojë për mbështetje me oksigjen apo frymëmarrje të ventiluar”, thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se pacientët e hospitalizuar, të cilët kanë qenë të vaksinuar me dy doza të vaksinës, kanë treguar formë më të lehtë të sëmundjes se pacientët e pavaksinuar.

Sipas Ahmetit, trajtimi terapeutik për pacientët me Omicron është i njëjtë si për rastet e mëparshme.

Disa nga ilaçet që kërkohen për mjekimin e koronavirusit janë: paracetamol, favipiravir, fraksiparina, enoksaparin, remdesivir, lactoferrina dhe vitamina të ndryshme, varësisht gjendjes së pacientit.

Brenda dhjetë ditësh: 1,429 raste të reja

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, nga data 1 deri më 10 janar, kanë regjistruar 1,429 raste të reja me koronavirus.

Shifra është dukshëm më e lartë në krahasim me dhjetëditëshin paraprak, përkatësisht periudhën 21-31 dhjetor, kur janë regjistruar 219 raste të të infektuarve.

Por, përkundër shtimit të rasteve, numri i pacientëve të shtrirë në spitale nuk është i lartë, thotë Albina Ponosheci-Biçaku, infektologe në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Nga mbi 1,700 raste aktive me koronavirus, vetëm 16 kanë qenë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet publike të Kosovës, më 10 janar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se varianti Omicron i koronavirusit duket se nuk shkakton sëmurje të rëndë, në krahasim me variantin Delta, por nuk duhet të kategorizohet si “i butë”.

Ponosheci-Biçaku thotë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave kundër koronavirusit dhe të vaksinohen.

“Varianti Omicron që po qarkullon, po përhapet me shpejtësi të madhe. Mbajtja e maskës, distanca fizike, higjiena dhe vaksinimi i atyre që nuk janë vaksinuar dhe marrja e dozës së tretë për ata që kanë marrë dy dozat e para, do të na ndihmojnë edhe neve si personel, por edhe pacientët që të mos manifestojnë sëmundje të rëndë”, thotë Ponosheci-Biçaku për Radion Evropa e Lirë.

IKSHPK: Mund të përkeqësohet situata epidemiologjike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), përmes një deklarate në rrjetin social Facebook, paralajmëroi të hënën se situata epidemiologjike në Kosovë mund të përkeqësohet si pasojë e përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve, që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave”, bëri thirrje IKSHPK-ja.

IKSHPK po ashtu tha se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi dhe u rikujtoi qytetarëve se mund të imunizohen çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor nëpër komuna.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, 49.2 për qind e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 43.9 për qind me dozën e dytë.

Aktualisht, në Kosovë jepet edhe doza e tretë dhe përforcuese e vaksinës për të gjithë ata që kanë kaluar tre muaj kohë prej marrjes së dozës së dytë.

Izraeli, në fillim të këtij viti, ka nisur me dhënien e dozës së katërt të vaksinës për të luftuar, siç ka thënë, përhapjen e variantit Omicron.

Gjermania tha të hënën se është duke shqyrtuar dhënien e dozës së katërt, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka thënë se nuk e sheh të nevojshme.RFE

Lajmet

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara