Lajmet

Të rinjtë rusë gjejnë strehë në Stamboll

Ata e kujtojnë 24 shkurtin e vitit 2022 sikur të ishte dje.

Published

on

Pothuajse një vit më parë, forcat e presidentit rus, Vladimir Putin pushtuan Ukrainën. Veniamin e kujton 24 shkurtin e vitit 2022, sikur të ishte dje.

“Ishte një tronditje e madhe. Gjëja më e keqe që mund të ndodhte kishte ndodhur. Unë isha i paralizuar”, tha ai për DW, duke pirë çaj turk në një qendër tregtare në qendër të Stambollit me mikun e tij Aleksandër.

28-vjeçari Veniamin tha se kurrë nuk e kishte menduar se lufta mund të shpërthente pavarësisht tensioneve politike dhe shtypjes në rritje. Pas atij mëngjesi, kur zgjohej me video nga sulmet me raketa që po shpërndaheshin nëpër grupe të ndryshme në platforma sociale, asgjë nuk ishte e njëjtë.

Ashtu si për shokun e tij të klasës, Aleksandër, edhe një datë tjetër e mëvonshme do ta ndryshonte jetën e tij përgjithmonë: 21 shtator 2022. Kjo ishte dita kur Kremlini shpalli mobilizimin e pjesshëm ushtarak.

Dy të rinjtë studiuan në drejtimin shkenca politike në Shkollën e Lartë Ekonomike të Moskës, një nga universitetet më të mira në Rusi. Ata janë në mesin e rreth 700 mijë njerëzve që janë larguar nga vendi që nga mobilizimi, sipas burimeve të Kremlinit të cituara nga Forbes Rusia.

Para se të vinte në Turqi gjatë muajit tetor, Veniamin punonte në tregun e esports ndërsa Aleksandri punonte në një kompani të madhe energjetike.

“Ose do të vdisja ose do të shkoja në burg”

Veniamin filloi të kursente para menjëherë pas fillimit të luftës, kështu që ai do të kishte mjetet për të lënë vendin nëse do të duhej.

“Nuk mund të ikja menjëherë nga vendi për arsye financiare. Por kur u shpall mobilizimi i pjesshëm, gjërat ndryshuan. Ose do të vdisja ose do të shkoja në burg. Doja të jetoja”, tha ai.

Ditën kur filloi mobilizimi, ai bleu bileta avioni për në Bjellorusi. Duke paketuar vetëm sendet më thelbësore, si një palë këpucë dhe një furçë dhëmbësh, ai u largua nga Moska për në Minsk duke mbajtur vetëm një çantë shpine. Pasi qëndroi në shtëpinë e një shoku për një muaj, ai thirri Aleksandrin për të diskutuar se ku duhet të takoheshin.

“Unë e urrej politikën dhe gjithçka rreth saj. Unë e urrej Putinin”, tha Veniamin.

Të rinjtë thanë për DW se janë kundër luftës që po vazhdon dhe arsyeja pse u larguan nga Rusia është se nuk donin të ishin pjesë e saj.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në Turqi janë 149 mijë e 859 shtetas rusë me leje qëndrimi. Rreth 37 mijë prej tyre jetojnë në Stamboll. Si Veniamin ashtu edhe Aleksandri u bashkuan me mijëra rusë në zgjedhjen e metropolit turk si shtëpinë e tyre të re.

As për Aleksandrin s’ishte vendim i lehtë.

“Isha si një zombi, të gjithë ishin në shok”, tha ai, duke folur për ditën e parë të pushtimit rus.

Nuk ishte vetëm gjendja financiare që e mbajti në Moskë deri në shpalljen e mobilizimit, por barra emocionale e largimit nga shtëpia. Ai nuk e dinte se çfarë do të bënte më pas.

“Largimi nga Moska ishte vendimi më i vështirë i jetës sime. Ishte emocionalisht shumë e vështirë. Bleva bileta për në një qytet afër kufirit me Kazakistanin. Kisha pesë ditë përpara nisjes. Po mendoja [për këtë] deri në atë ditë”, deklaroi ai tutje.

Aleksandri vendosi në minutën e fundit dhe u nis për në aeroport. Me të mbërritur, ai hipi në një tren për të kaluar kufirin. Pasi biseduan me Veniamin, të dy vendosën që Turqia të jetë destinacioni i tyre.

Shumica e rusëve që ikën nga Rusia në Turqi pasi Putini nisi pushtimin e Ukrainës janë nën moshën 30-vjeçare, beqarë dhe kanë fare pak para të kursyera.

Themeluesi i Kompanisë së Këshillimit TotamTotut, i cili kërkoj të identifikohej si D., tha se distrikti i gjallë i Kadikoy në anën aziatike të Bosforit është shtëpia e komunitetit më të madh rus të Stambollit. Gjatë gjashtë muajve të fundit, posterat e koncerteve dhe grafite në rusisht janë bërë të zakonshme në rrugët e rrethit.

Pas njoftimit të pjesshëm të mobilizimit ushtarak gjatë muajit shtator, Këshillimi TotamTotut filloi të ndihmojë emigrantët rusë me strehim, aplikime për leje qëndrimi dhe integrim përmes grupeve në Telegram. Ishte kompania e D-së që ndihmoi Veniamin dhe Aleksandrin të zhvendoseshin në Turqi.

D., i cili u largua nga Rusia gjatë muajit mars, është gjithashtu i ri në Stamboll. Deri më tani, TotamTotut ka lidhur më shumë se 300 qytetarë rusë në Stamboll. Kompania madje ka krijuar një rrjet digjital në gjuhën ruse për shërbime të tilla si pastrimi dhe punë të tjera të çuditshme.

Kohët e fundit, disa emigrantë rusë kanë pasur vështirësi në marrjen e lejeve të qëndrimit në Turqi. D. pretendon se autoritetet turke po refuzojnë gjithnjë e më shumë kërkesat ruse për qëndrim.

Aleksandri është një nga ata që u refuzua, por ai nuk është dorëzuar. Nëse nuk mund të qëndrojë ligjërisht, tha ai për DW, ai e ka në plan të shkojë në një vend tjetër. Ndërkohë, Veniamin është ende në pritje të një vendimi për rastin e tij.

“Është thuajse e pamundur të bësh plane afatgjata”

Gjatë muajit shtator, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se 300 mijë rezervistë do të bashkoheshin në ushtri. Një nga rekrutët ishte i afërmi i Aleksandrit, një 45-vjeçar i cili u dërgua në Ukrainë natën e Vitit të Ri pas vetëm dy muajsh stërvitje.

“Si një burrë i martuar me fëmijë, ai kishte një jetë të qëndrueshme në Rusi. Nuk është e lehtë të largohesh nga vendi në një rast të tillë”, tha Aleksandri.

Në muajin nëntor, gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, deklaroi se deri më tani rreth 100 mijë trupa ruse janë vrarë ose plagosur në Ukrainë.

Në fillimet e para, Stambolli dukej si kaos për Aleksandrin dhe Veniamin, por tani gjejnë kënaqësi duke jetuar në qytet. Dy miqtë rusë thonë se kanë mjaftueshëm kursime për të mbijetuar për një vit, por pas kësaj ata nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë. Edhe pse do të donin të ktheheshin në Rusi, ata thonë se do të ishte e pamundur ta bënin këtë para se të mbaronte lufta.

“Nuk mund të bësh as plane për nesër. Është e pamundur të bësh plane afatgjata”, tha Aleksandri, duke shtuar se i mungon aq shumë shtëpia e tij në Moskë, saqë i kalon ditët duke parë transmetime të drejtpërdrejta në YouTube./UBTNews/

Lajmet

Raporti 24-orësh i Policisë: 50 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme operative për 24 orët e fundit, ku vërehet një numër i lartë i aksidenteve në komunikacion dhe i gjobave të shqiptuara për shkelësit e rregullave të trafikut.

Sipas raportit zyrtar, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë shënuar gjithsej 50 aksidente rrugore, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në kuadër të rritjes së sigurisë në rrugë, policia ka qenë mjaft aktive duke shqiptuar 2,064 tiketa trafiku.

Sa i përket veprimtarive kriminale dhe rendit publik, gjatë këtij 24-orëshi janë arrestuar 17 persona. Pas intervistimit dhe procedurave fillestare, me vendim të prokurorëve, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, asnjë nuk është dërguar në ndalim policor, ndërsa 4 persona janë përcjellë direkt në vuajtje të dënimit.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Revolucioni i gjelbër sjell 30 milionë vende pune: Studio Inxhinieri të Mjedisit në UBT

Published

on

By

Tranzicioni global drejt energjisë së pastër dhe infrastrukturës inteligjente pritet të hapë mbi 30 milionë vende të reja pune deri në fund të dekadës, sipas Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Në këtë treg, inxhinierët e mjedisit dhe specialistët e energjisë efiçiente vlerësohen lart, me paga mesatare që arrijnë nga 110 mijë dollarë deri në 125 mijë sosh në vit. Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, UBT ofron programin Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme (180 ECTS), i cili u mundëson të rinjve të studiojnë sipas standardeve evropiane në Kosovë dhe të punësohen në distancë (remote) apo si konsulentë për tregun ndërkombëtar direkt nga vendi i tyre.

Programi Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme në UBT gërsheton shkencat natyrore me inxhinierinë e aplikuar, duke përgatitur profesionistë të aftë për menaxhimin e ujërave, mbetjeve dhe transportit ekologjik.

Ky rrugëtim akademik i ndarë në tri faza nis në vitin e parë me ndërtimin e fondamentit akademik, ku studentët fokusohen në lëndët bazë si kimia, matematika, hidrologjia dhe fizika mjedisore, duke u pajisur njëkohësisht me aftësi të dizajnit digjital përmes platformës CAD.

Në vitin e dytë, programi kalon në fazën e inxhinierisë aplikative, ku studentët thellohen në studimin e ekologjisë, analizës së të dhënave dhe sistemeve të energjisë. Gjatë kësaj periudhe, një rëndësi e veçantë i kushtohet teknologjisë më të avancuar mjedisore, përfshirë inxhinierinë e ujërave të zeza dhe përdorimin e sistemeve gjeohapësinore përmes GIS dhe Remote Sensing.

Viti i tretë dhe i fundit është i orientuar drejt menaxhimit, legjislacionit mjedisor dhe udhëheqjes së projekteve. Ky cikël studimesh përmbylet me një praktikë profesionale të detyrueshme prej 10 ECTS dhe punimin e temës së diplomës prej 20 ECTS, hapa këta që sigurojnë kalimin e suksesshëm të studentëve nga auditorët e universitetit direkt në tregun global të punës.

Për shkak të procesit të tranzicionit të gjelbër në Kosovë dhe rajon, të diplomuarit kanë një fushë të gjerë punësimi në: Kompanitë e shërbimeve publike (Ujësjellës, mbeturina, energji);  Agjencitë qeveritare dhe rregullatore mjedisore (MMPHI, AMMK); Kompanitë e ndërtimit, dizajnit të strukturave efiçiente dhe firmat konsulente për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Organizata Ndërkombëtare dhe OJQ me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm global.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

Mbrëmje përkujtimore në Bernë për 95-vjetorin e Dritëro Agollit

Published

on

Ambasada e Shqipërisë në Bernë organizoi në bibliotekën Kornhausbibliothek një mbrëmje të veçantë kushtuar 95-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimtarit shqiptar Dritëro Agolli.

Në aktivitet morën pjesë nxënës shqiptarë, mësues dhe dashamirës të kulturës shqiptare në Zvicër, të cilët u njohën me jetën dhe veprën e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe.

Ambasadori Ermal Dredha e vlerësoi Agollin si një krijues që e shndërroi përvojën e njeriut të zakonshëm në art, duke theksuar se veprat e tij mbeten aktuale për shkak të trajtimit të vlerave universale si dinjiteti njerëzor, dashuria dhe raporti i njeriut me kohën.

Mbrëmja u pasurua me recitime nga nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër, interpretime muzikore nga Mimoza Nazarko dhe nxënësit, si dhe me materiale filmike dhe incizime nga zëri i vetë Agollit.

Ambasada falënderoi Brikela Andera, bibliotekën Kornhausbibliothek dhe Muzeu Kadare–Agolli për kontributin në realizimin e aktivitetit, i cili mundësoi ekspozimin e dorëshkrimeve dhe materialeve krijuese të autorit.

Pas Bernës, aktivitetet e Vitit të Agollit dhe Kadaresë do të vazhdojnë në Gjenevë, ku gjatë vjeshtës pritet të organizohet një veprimtari kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”

Published

on

Kanë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, me skenar dhe regji nga Mjellma Istrefi, ndërsa producent është Shkumbin Istrefi.

Në këtë film luajnë aktorët Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Selman Jusufi, Blerta Ismaili, Orgeta Brahimi dhe Liza Curri.

Drejtor i fotografisë është Naum Doksevski.

Filmi është prodhim i Mayfly Productions.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara