Lajmet

Të plagosurit civil nga minat kërkojnë përkrahje nga Kurti, thonë se nuk e mbajti premtimin që ua dha

Published

on

Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat ka protestuar nga objektit të qeverisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, siç është trajtimi me proteza në bazë të kërkesave të anëtarëve të kësaj shoqate.

Po ashtu ata kanë kërkuar rritjen e pensioneve, pasi siç thanë ata, jetojnë me pensione të cilat nuk mjaftojnë as për të siguruar ekzistencën, se jo edhe shërimin e plagëve. Ata marrin pensione 120 deri 152 euro, që sipas tyre nuk mjaftojnë as për kalimin e muajit, e lëre më trajtimin e plagëve të tyre.

Jeton Kelmendi, anëtar i kryesisë së Shoqatës së Plagosur Civil, thotë që qeveria dhe Ministria Shëndetësisë ka bërë diskriminim ndaj tyre. Ai thotë që ndihen të anashkaluar si shoqatë sepse një invalid i luftës është i anashkaluar prej të gjitha benefiteve që i takojnë me ligj, ndërsa invalidët e luftës janë te përshfirë në të gjithë kategoritë, ndërsa ata nuk janë.

“Për të treguar pakënaqesitë tona që Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë kundër invalidëve civil të luftës, ku e ka bërë një diskriminim ekstrem të madh ku invalidët e luftës i ka përkrah 100 përqind, ndërsa neve na përkrah me një shumë  pothuajse solide, ndërsa dallimi i protezës së invalidit civil të luftës apo si invalid i luftës nevojat janë të njëjta si një invalid i luftës edhe një invalid civil, ai ka nevojë për protezë, ne kemi nevojë për proteza, proteza nën gjunjë pothuajse është e përafert sa kushton një kosto ndërsa protesta mbi gjunjë kushton rreth 40 mijë euro ndërsa për neve janë caktuar rreth 5700 euro, ndërsa shumë tjetër duhet ta mbulojnë vetë anëtaret”, tha ai.

Kelmendi shtoi se ata kërkojnë vetëm të drejtat e tyre.

“Këtu i kemi më se paku 100 anëtarë që kanë protezë mbi gjunjë, nën gjunjë, ku të cilën kanë pasur fatin e Leotrimit, po sot janë gjallë, ndërsa Qeveria të gjitha institucionet të gjitha mediat bëjnë pas një njëri që ka vdekur të cilit i takon e meriton të gjithë respekti, por edhe Leotrimat tjerë janë gjallë sot por institucionet tona nuk i kanë përkrahë kurrë deri me tani. Kanë nevojë për proteza që nuk i kanë ndërruar që 20 vjet”, theksoi ai.

Edhe Avni Lubovci, kryetari i Shoqatës së të Plagosurve Civil tha se kryeministri Kurtia i ka premtuar që do t’ua plotësoj kërkesat e tyre, por nuk i ka realizuar.

“Na i kanë imponuar me premtimin që na ka bërë kryeministrit Kurti dhe ministri Vitia. Kryeministri i tanishëm me 2017 më ka thënë nëse unë kam ymër me ardhë në qeveri kërkesat e tua janë si me pi një espreso, por tani kur kemi nevojë për mbështetjen e kryeministrit, tani jemi kategoria me injoruar, me diskriminuese. Kanë marr dy vendime për trajtimin  e protestave  ku të dyja janë kontravers nuk e dimë cili u zbatua as cili mos mu zbatuar. Kryeministri thotë që të gjithë qytetarët me statutin e invalid të luftës duhet të sigurohet pagesa për proteza, ndërsa ministri Vitia qohet dy dite pas vendimit të kryeministrit dhe merr vendim dhe specifikon vetëm kategorinë e invalidëve të UÇK-së. Është shumë e padrejtë”, tha Lubovci.

Ai shtoi se sot kanë dalë për diçka që nuk do të duhej të dilnin, por janë të detyruar.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara