Lajmet

Të mirat që i sjell dushi i ftohtë

Dushi i ftohtë ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Published

on

Bërja e një dushi me ujë të ftohtë mund të mos jetë shumë e këndshme për shumë prej jush, por nëse e bëni herë pas here, mund t’ju sjellë shumë benefite

Lexojini më poshtë ato:

Dushet e ftohta ndihmojnë në qarkullimin e gjakut

Dushet e ftohta nxisin rrjedhën e gjakut në organet vitale. Kjo mund të jetë shumë e dobishme për sistemin kardiovaskular dhe personat që vuajnë nga tensioni i ulët, parandalojnë ngurtërsimin e arterieve dhe shfaqjen e venave varikoze.

Uji i ftohtë mund të jetë një antidepresant i mirë

Kur bëni banjë me ujë të ftohtë, përjetoni një rritje të adrenalinës falë shumëfishimit të impulseve elektrike nga nervat tuaja periferike drejt trurit. Kjo gjë mund t’ju sigurojë një efekt të dobishëm anti-depresiv.

Uji i ftohtë u bën shumë mirë flokëve dhe lëkurës

Për të reduktuar elektrizimin e flokëve dhe ruajtur shkëlqimin e tyre, lajini herë pas here me ujë të ftohtë. Uji i nxehtë ka tendencë t’i thajë ato, kurse uji i ftohtë i lë të drejtë, pa forma dhe të fortë.Uji i ftohtë përmirëson aftësitë atletike

Disa studime të fundit të publikuara në American Journal of Physiology kanë konstatuar se atletët që zhyten në ujë të ftohtë pas një stërvitjeje intensive, kanë provuar se janë më rezistentë në stërvitje.

Uji i ftohtë përmirëson aftësitë mendore

Duhet të pranoni që kur bëni dushe me ujë të ftohë ose kur zhyteni në një pishinë me ujë të ftohtë, duhet një nxitje mendore për të mos ndezur ngrohjen më pas. Është provuar se sa më shumë t’u nënshtroheni stresorëve të trupit tuaj, aq më të adaptuar bëheni ndaj stresorëve të ardhshëm. Me fjalë të tjera, bërja e një dushi të ftohtë ju bën më të fortë dhe kjo është një gjë vërtet e mirë.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara