Shëndet

Të mirat e shumta që ofron limoni

Published

on

I shumtë është përdorimi i limonit ne jetën tonë të përditshme, duke sjellë edhe dobitë e tij për shëndetin tonë.

Ndihmon në tretjen: Përziej disa feta limoni me ujë dhe pije çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë tërë ditës. Limoni stimulon mëlçinë dhe kjo ndihmon tretjen.

Gjakderdhja e hundës: Kjo djeg paksa, por lëngu i limonit në një copë pambuku apo në një leckë të butë kur aplikohet në hundë ndihmon që të ngadalësohet dhe eventualisht të ndalohet rrjedha e gjakut.

Vetitë diuretike: Nëse vuan nga ndonjë infeksion i traktit urinar, apo ke nevojë të zvogëlosh lëngjet në trupin tuaj, limoni është diuretik natyral dhe ndihmon që të elemninoni ujin e padëshiruar.

Efekti antiseptik: Lëngu acidik i limonit vret bakteret e dëmshme, por mos e përdor limon për infeksionet apo prerjet e thella, jo për shkak se limoni është i rrezikshëm, por për shkak se nevojitet trajtim mjekësor për to.

Pastrues fytyre: Lëngu i limonit ndihmon të luftoni rrudhat, aknet, puçrrat e madje edhe pikat e zeza. Përziej lëngun e limonit me pak vaj ulliri në një gotë të vogël me ujë, e aplikoje masën në fytyrë.

Kujdesi oral: Limoni gjithashtu ndihmon për freskimin e gojës, lufton bakteret dhe eliminon erën e pakëndshme.

Ul temperaturën: Ka dy mënyra që limoni mund të përdoret kur dëshirojmë të ulim temperaturën. Njëra është, të pish ujë me limon, e tjetra zgjedhje edhe më e mirë është të blini balsam limoni e ta aplikoni në trup.

Tensioni: Për shkak të sasisë së lartë të potasës që ka limoni, bën mirë për uljen e tensionit.

Depresioni: Pirja e lëngut të limonit të përzierë me ujë disa herë në ditë krijon një efekt qetësues, relakson trupin dhe kështu ndihmon në lehtësimin e depresionit dhe stresit.

Antioksidant perfekt: E gjithë vitamina C që gjendet në limon bën disa mrekulli në trupin tuaj, si në pastrimin e gjakut dhe ndihmon që të keni sistem imunitar më të fortë. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se përdorimi në sasi të larta të vitaminës C ndihmon në luftimin e shumë sëmundjeve serioze si kanceri dhe sëmundjet e zemrës e shumë të tjera.

Shëndet

Avokado: sekret i natyrës për çrregullimet hormonale

Published

on

Edhe pse avokado ka mbërritur më vonë në tregun tonë krahasuar me Evropën dhe pjesë tjera të botës, ai është bërë shpejt një nga frutat më të çmuara për shëndetin.

Ky frut i mrekullueshëm mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit hormonal, humbjen e peshës dhe mbrojtjen kundër kancerit.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Ndihmon në balancimin e lipideve në gjak falë acideve yndyrore të shëndetshme që përmban. Një avokado mesatare përmban 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% poli të ngopura dhe 16% të ngopura. Konsumi i rregullt përmirëson qarkullimin e gjakut e ndihmon në pastrimin e arterieve dhe venave.

Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Vitamina dhe acidet Omega-3 tek avokado mbajnë lëkurën të shëndetshme, ndihmojnë në balancimin e nivelit të sebumit. Avokado është hidratues i shkëlqyer për skalpin dhe flokët, ndërsa luteina që përmban mbron dhe forcon shikimin.

Parandalon kancerin

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Nutrition and Cancer, fitokimikët në avokado kanë efekt të fuqishëm dhe ndihmojnë në mbështetje të trajtimeve për pacientët me kancer të gojës. Po ashtu, antioksidantët karotenoidë të avokados mund të pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të lëkurës.

Ndihmon në humbjen e peshës

Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura me yndyrna të shëndetshme, përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye, avokado është një shtesë ideale në regjimet dobësuese.

Balancimi i hormoneve

Acidet yndyrore esenciale që gjenden tek avokado ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë pozitivisht në funksionin riprodhues dhe atë njohës. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Dy aleatë të mëngjesit për djegie yndyre dhe trup më të lehtë

Published

on

Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë se disa çajra bimorë janë një alternativë më e shëndetshme për të stimuluar tretjen, për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe për të përshpejtuar metabolizmin.

Në mëngjes, trupi është më i gatshëm për pastrim natyral, ndaj pirja e çajit të duhur mund të ndihmojë në detoksifikim dhe në uljen e fryrjes.

Çaji jeshil

I pasur me antioksidantë dhe përbërësin EGCG, ndihmon në zbërthimin e yndyrës e rrit metabolizmin. Ai ofron energji pa rritur sheqerin në gjak, ka efekt të lehtë diuretik. Pirja në mëngjes, me stomak bosh ose pas një mëngjesi të lehtë, ndihmon trupin të përthithë më mirë substancat aktive.

Çaji i xhenxhefilit

Xhenxhefili stimulon tretjen, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përshpejton metabolizmin. Një filxhan në mëngjes zvogëlon ndjenjën e oreksit, duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Përgatitet më mirë me rrënjë të freskët, ujë të nxehtë dhe, sipas dëshirës, limon ose mjaltë.

Këto dy çajra janë mënyra të thjeshta për të mbështetur trupin në pastrim dhe për të filluar ditën me më shumë energji.

Megjithatë, duhet kujdes: çaji jeshil përmban kafeinë, ndërsa xhenxhefili mund të mos përshtatet për ata me stomak të ndjeshëm. Nëse keni probleme shëndetësore, konsultohuni me mjekun para konsumimit. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Djathi, një aleat i mundshëm kundër plakjes së trurit

Published

on

Një studim japonez tregon se edhe konsumimi i moderuar i djathit një herë në javë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe të ulë rrezikun e demencës, sipas news-medical.net.

Demenca është një problem shëndetësor në rritje, që pritet të prekë mbi 150 milionë njerëz deri në 2050.

Pavarësisht përparimeve mjekësore, trajtimet mbeten të kufizuara, duke bërë dietën një faktor të rëndësishëm mbrojtës.

Djathi përmban komponime bioaktive si vitamina K2, peptide dhe probiotikë, që mbrojnë qelizat nervore përmes veprimit antiinflamator dhe metabolik.

Studimi përdori të dhëna nga Studimi Gerontologjik i Japonisë (JAGES) 2019 dhe gjeti se personat mbi 65 vjeç që konsumonin djathë të paktën një herë në javë kishin 21-24% rrezik më të ulët të demencës dhe një ndryshim prej rreth 7,7 ditësh në kohën mesatare të mbijetesës krahasuar me të tjerët.

Rezultatet sugjerojnë se edhe zakonet e thjeshta dietike, si konsumimi i moderuar i djathit, mbështesin shëndetin kognitiv gjatë plakjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mos hani çokollatë pas orës 3 të pasdites!

Published

on

Kur bëhet fjalë për një gjumë të mirë, shumica e njerëzve e dinë të shmangin përdorimin e telefonit para gjumit ose konsumimin e kafesë dhe alkoolit.

Por, sipas dietologes britanike Frances Ralph, disa ushqime që shpesh neglizhohen mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.

Në një intervistë për Metro.co.uk, Ralph këshillon që konsumimi i çokollatës të shmanget pas orës 15:00.

“Mund të mendoni se dy copa çokollatë e zezë pas darkës janë të shëndetshme për shkak të antioksidantëve, por sabotojnë gjumin në heshtje,” shpjegon ajo.

Çokollata e zezë përmban kafeinë dhe teobrominë, dy stimulues që zgjojnë sistemin nervor. Vetëm 20 gramë çokollatë e zezë mund të kenë aq kafeinë sa një filxhan i vogël çaji jeshil, ndërsa teobromina mund të qëndrojë në trup për 6–8 orë, duke ndikuar në gjumin e natës.

“Nëse ju pëlqen çokollata, shijoni më herët gjatë ditës, para orës 15:00, kur trupi mund t’i përpunojë më lehtë këta stimulues,” shton dietologia.

Por, çokollata nuk është e vetmja që mund të ndikojë keq. Ralph përmend edhe salcat me bazë domatesh, të cilat shkaktojnë refluks acid, si dhe djathrat e vjetër dhe mishrat e kuruar, të pasura me tiraminë, një substancë që nxit zgjimin dhe të pengojë gjumin e thellë.

Ekspertja këshillon që vakti i mbrëmjes të përfundojë tre orë para gjumit dhe të zgjidhen ushqime të lehta, pa stimulues “të fshehur”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara