Magazinë

Të mërkuren fillon gjyqi i Brittney Griner

Ajo rrezikon deri në 10 vjet burg.

Published

on

Ylli i WNBA, Brittney Griner do të merret në pyetje si pjesë e gjyqit të saj për drogën në Rusi të mërkurën, thanë avokatët e saj.

Griner bëri një paraqitje të shkurtër në gjykatën Khimki të rajonit të Moskës të martën, ndërsa ekipi i saj mbrojtës paraqiti prova.

Seanca e së martës zgjati rreth një orë dhe Griner u shoqërua nga salla e gjyqit.

Griner u deklarua fajtore për akuzat për drogë në fillim të këtij muaji, por Departamenti i Shtetit i SHBA-së thotë se ajo është arrestuar gabimisht. Ajo rrezikon deri në 10 vjet burg.

Mbështetësit e Griner kanë bërë thirrje për lirimin e saj për shkak të frikës se ajo po përdoret si një peng politik në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës./UBTNews/

Magazinë

Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” ndërron jetë në moshën 71-vjeçare

Published

on

Aktorja e njohur, Valerie Mahaffey, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare pas një beteje me kancerin. Lajmin e bëri të ditur familja e saj.

Mahaffey la pas një karrierë të mrekullueshme në aktrim, duke u bërë një ndër figurat më të dashura për publikun me rolet e saj, përfshirë Alma Hodge në “Desperate Housewives”, ish-bashkëshortja e personazhit të Kyle McLaughlin, si dhe mësuesja e Sheldon, MacElroy, në serialin “Young Sheldon”.

Ajo u vlerësua me çmimin Emmy më 1992 për rolin e Eve në serialin “Northern Exposure”, një nga personazhet më të preferuara të saj.

Ndër rolet e tjera të njohura përfshihen edhe tri episode në “Glee” dhe pjesëmarrja në serialin “Dead to Me”.

Mahaffey la pas bashkëshortin e saj, aktorin Joseph Kell, dhe vajzën e tyre, Alice.

“Kam humbur dashurinë e jetës sime, ndërsa Amerika ka humbur një nga aktoret më të dashura,” tha Kell në një deklaratë për Variety.

Continue Reading

Magazinë

Princi Harry donte ta ndryshonte mbiemrin në Spencer, përçarja vazhdon në Pallatin Mbretëror

Published

on

Princi Harry kishte ndërmend të ndryshonte mbiemrin, ai ishte konsultuar me vëllain e Princeshës Diana për këtë çështje.

Duka i Sussex ka qenë duke eksploruar mënyra për të marrë mbiemrin e nënës, Spencer, veprim që do të thoshte se ai do duhej të hiqte dorë nga Mountbatten-Windsor, të cilin e mbajnë fëmijët, Princi Archie dhe Princesha Lilibet.

Raportet thonë se e diskutoi çështjen me dajen e tij, Earl Spencer, gjatë një vizite të rrallë në Britani, por u informua se procesi është i ndërlikuar dhe pengesat ligjore janë të pakapërcyeshme.

“Ata patën një bisedë shumë miqësore dhe Spencer e këshilloi të mos ndërmerrte një hap të tillë”, tha një mik i Harry-t.

Fakti që ai u konsultua me kontin për këtë çështje, sugjerim që do ta kishte zhgënjyer vëllanë dhe babanë është provë e qartë se përçarja me familjen e tij është e thellë. Mountbatten-Windsor është mbiemri që mbajnë pasardhësit e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth dhe Princit Philip. Ai kombinon emrin e familjes mbretërore Windsor dhe mbiemrin e adoptuar të Dukës së Edinburgut.

Në certifikatat e tyre të lindjes, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex janë Archie Harrison Mountbatten-Windsor dhe Lilibet Diana Mountbatten-Windsor.

Autori Tom Bower ka argumentuar se “Meghan vendosi që qëllimi i vërtetë në jetë ishte të ishte Diana e ardhshme”. Nëse ndryshimi i emrit do ishte bërë, vajza e Meghan, e cila thuhet se e ka takuar gjyshin Charles vetëm një herë, quhej Lilibet Diana Spencer dhe do të ishte homazh për nënën e ndjerë të Harry-t.

Ky veprim do të ishte veçanërisht i dëmshëm për Mbretin Charles, i cili e do emrin Mountbatten njësoj si babai i tij. Një mentor i Princit Philip, Konti i Parë Mountbatten i Burmës ushtroi gjithashtu një ndikim të fortë te stërnipi i tij, Mbreti i ardhshëm Charles.

Filipi e mori emrin Mountbatten kur u bë shtetas britanik i natyralizuar dhe hoqi dorë nga titujt mbretërorë grekë dhe danezë në vitin 1947.

Mbretëresha dhe Filipi vendosën në vitin 1960 se do të donin që pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë të njiheshin si Mountbatten-Windsor.

Emrat dhe titujt janë temë e ndjeshme për Dukën dhe Dukeshën e Sussex . I’u dhanë titujt Sussex nga Mbretëresha Elizabeth në ditën e dasmës së më 2018.

Meghan këmbënguli së fundmi se mbiemri i saj është Sussex, duke korrigjuar një të ftuar në emisionin e gatimit dhe stilit të jetesës në Netflix.

Continue Reading

Magazinë

Miley Cyrus zbulon marrëdhënien me prindërit: I respektoj ata si individë më shumë se sa si prindër

Published

on

Miley Cyrus ka pasur probleme të shumta gjatë gjithë jetës profesionale e personale. Një prej tyre është me familjen e saj, me të cilën ka pasur ulje-ngritje të mëdha.

Në një intervistë me New York Times, artistja foli për marrëdhënien e saj me të atin, Billy Ray Cyrus, e cila është përkeqësuar me kalimin e viteve.

Ndërsa jam rritur, i respektoj prindërit e mi si individë dhe jo si prindër, sepse nëna ime e donte vërtet babanë tim gjatë gjithë jetës së saj, dhe mendoj se të jesh e martuar me dikë në industrinë e muzikës dhe të mos jesh pjesë e saj është padyshim shumë e vështirë”, tha ajo.

“E mora një pjesë të dhimbjes së nënës sime si timen sepse e lëndoi atë më shumë sesa më lëndoi mua si e rritur, dhe kjo është arsyeja pse mora përsipër shumë nga dhimbjet e saj”, vazhdoi ajo.

Të dy kanë partnerë të tjerë, Tish me aktorin e “Prison Break”, Dominic Purcell, dhe Billy Ray me Elizabeth Hurley.

“Tani që nëna ime është e dashuruar me njerkun tim, që e adhuroj, tani që e shoh babanë tim të lumtur, mund t’i dua si individë e jo si prindër”, pohoi ajo.

Si e përjetuat divorcin e prindërve tuaj?

Tish dhe Billy Ray u divorcuan në vitin 2022 pas 30 vitesh martesë, por ishte diçka që Miley arriti ta kapërcente dhe nuk e ka problem të flasë për të.

“Ajo që më pëlqen te mënyra se si funksionon bota tani është se gjithçka është kaq e shpejtë. Në vitet ’90, kur diçka dilte në gazetë, a e mbani mend si zgjati një vit? Tani thjesht nuk ekziston më”.

“Jam mësuar aq shumë me këtë sa mendoj, ‘Nëse kjo është simptoma, që përballemi me këto opinione publike të sikletshme ose të vështira, atëherë është diçka që jam e gatshme ta pranoj për të pasur jetën që kemi’”, tha ajo.

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa në mesin e 300 personaliteteve që kërkojnë të mos përkrahet Izraeli

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, është në mesin e 300 figurave publike që i kanë bërë thirrje kryeministrit britanik, Keir Starmer, të ndërpresë bashkëpunimin me Izraelin, për sulmet e kryera ndaj civilëve në Gaza.

Në letrën drejtuar kryeministrit, ka raportuar Sky News, emra të famshëm nga bota e medias, artit, mjekësisë, akademikë, kanë akuzuar qeverinë se po vazhdon të lejojë shitjen e armëve nga Britania e Madhe në Izrael, e ofron licenca për armë.

Letra, e iniciuar nga organizata bamirëse për refugjatë, “Choose Love”, ka kërkuar të pezullojë menjëherë shitjen e armëve për Izraelin, si dhe të ketë qasje të menjëhershme humanitare në Gaza.

“Ju bëjmë thirrje të ndërmerrni veprime të menjëhershme për t’i dhënë fund bashkëfajësisë së Mbretërisë së Bashkuar në tmerret në Gaza”, thuhet në letër.

Aty u potencua edhe që “fëmijët në Gaza po vdesin nga uria, ndërsa ushqimi e ilaçet janë vetëm pak minuta larg”, duke iu referuar bllokadës 11-javore të Izraelit për ushqimin dhe furnizimet e tjera.

Kryeministri Keir iu bashkua udhëheqësve francezë dhe kanadezë, duke paralajmëruar Izraelin se do ndërmarrin “veprime konkrete” nëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdon zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza.

Continue Reading

Të kërkuara