Sport

Të enjten shorti për Ligën e Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës

Kosova gjendet në Ligën C, ndërsa Shqipëria është promovuar në Ligën B.

Published

on

Të enjten më 16 dhjetor nga ora 18:00 do të tërhiqet shorti për edicionin e tretë të formatit të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve. Kosova gjendet në Ligën C, ndërsa Shqipëria është promovuar në Ligën B.

Ligat A, B dhe C do të kenë të gjitha nga 16 skuadra, të cilat do të ndahen secila në katër grupe me nga katër për fazën e ligës.

Shtatë skuadrat e mbetura, në Ligën D, do të ndahen në dy grupe, njëri me katër dhe tjetri me tre.

Liga A

Francë
Spanjë
Itali
Belgjikë
Portugali
Holandë
Danimarkë
Gjermani
Angli
Poloni
Zvicër
Kroaci
Uellsi (promovuar)
Austria (promovuar)
Republika Çeke (promovuar)
Hungaria (promovuar)

Liga B

Ukraina (e zbritur)
Suedia (e zbritur)
Bosnje dhe Hercegovina (e zbritur)
Islanda (e zbritur)
Finlanda
Norvegjia
Skocia
Rusia
Izraeli
Rumania
Serbia
Republika e Irlandes
Sllovenia (e promovuar)
Mali i Zi (e promovuar)
Shqiperia (e promovuar)
Armenia (e promovuar)

Liga C

Turqia (e zbritur)
Sllovakia (e zbritur)
Bullgaria (e zbritur)
Irlanda e Veriut (e zbritur)
Greqia
Bjellorusia
Luksemburgu
Maqedonia e Veriut
Lituania
Gjeorgjia
Azerbajxhani
Kosovë
(2 fitues të play-out tbc në mars 2022)
Gjibraltar (promovuar)
Ishujt Faroe (promovuar)

Liga C ose D (Play-out 2020/21)

Kazakistani
Qipro
Estonia
Moldavia

Liga D

(2 humbës në play-out tbc në mars 2022)
Lihtenshtajni
Maltë
Letoni
San Marino
Andorra

Sport

Ronaldo shpërthen në lot gëzimi, fiton titullin e parë me Al-Nassr

Published

on

By

Cristiano Ronaldo nuk arriti t’i përmbajë emocionet pasi fitoi titullin e tij të parë në Superligën e Arabisë Saudite me Al-Nassr, duke kurorëzuar një sezon dramatik dhe plot sfida.

Në ndeshjen vendimtare të sezonit, Al-Nassr triumfoi me rezultat 4-1 ndaj Damac, duke siguruar titullin e 11-të kampion dhe duke lënë pas rivalin Al-Hilal me dy pikë diferencë.

Heroi i mbrëmjes ishte padyshim Ronaldo. Sulmuesi portugez realizoi dy gola vendimtarë që vulosën triumfin e ekipit të tij dhe i dhanë fund pritjes së gjatë për trofeun e parë në Arabinë Saudite.

Pas zëvendësimit dhe largimit nga fusha mes ovacioneve të tifozëve, Ronaldo u pa duke qarë në stol, i pushtuar nga emocionet. Ky sukses vjen pas disa sezoneve të vështira dhe përfundimeve zhgënjyese në vendin e dytë që nga transferimi i tij në Lindjen e Mesme në vitin 2023.

Megjithatë, momentet emocionale u kthyen shpejt në festë të madhe. Ronaldo mori një daulle nga tifozët dhe udhëhoqi festimet në stadium, duke ndezur atmosferën së bashku me bashkëlojtarët dhe tifozët e Al-Nassr.

Ky triumf rikthen Al-Nassr në majën e futbollit saudit për herë të parë që nga viti 2019, ndërsa trajneri Jorge Jesus e mbylli sezonin me një sukses të rëndësishëm.

Edhe pse Ronaldo realizoi 28 gola në kampionat dhe zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, ai nuk arriti të fitojë “Këpucën e Artë”, e cila iu dha Julián Quiñones me 33 gola.

Për Ronaldon, ky është titulli i tetë kampion në karrierën e tij, i fituar në katër shtete të ndryshme, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e sportit.

Continue Reading

Sport

Kosova shkëlqen në “Grand Prix” të Zagrebit, fiton tri medalje

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka shënuar sukses të madh në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Grand Prix”, i mbajtur nga 18 deri më 21 maj 2026 në Zagreb të Kroacisë, duke fituar një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Në finalet e zhvilluara më 21 maj, ngjyrat e Kosovës i përfaqësuan me dinjitet dy boksierë kosovarë.

Bashkim Bajoku, në kategorinë deri në 55 kilogramë, triumfoi në finale ndaj italianit Attrativo, duke siguruar medaljen e artë dhe vendin e parë në këtë turne prestigjioz.

Ndërkohë, Zenel Hasani, në kategorinë deri në 65 kilogramë, zhvilloi një përballje të fortë kundër kroatit Tomislav Siprak. Pas një dueli mjaft konkurrues, Hasani u rendit në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.

Suksesit të Kosovës iu bashkua edhe Taulant Jakupi, i cili fitoi medaljen e bronztë.

Trajneri i kombëtares, Shefki Bogujevci, u shpreh i kënaqur me paraqitjet e boksierëve kosovarë dhe nivelin e treguar gjatë gjithë turneut, me theks të veçantë në ndeshjet finale.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar kosovar Latif Demolli.

Ky rezultat përbën një tjetër arritje të rëndësishme për boksin kosovar në arenën ndërkombëtare dhe dëshmon ngritjen e vazhdueshme të sportistëve kosovarë në garat elitare.

Continue Reading

Sport

Dukagjini fiton Kupën e Kosovës, Ferizaj refuzon medaljet pas finales me tensione

Published

on

By

KF Dukagjini ka shkruar histori duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës në futboll, pasi mposhti KF Ferizaj me rezultat 2:1 në finalen e zhvilluar në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri.

Finalja ishte e mbushur me shumë tensione, gola spektakolarë dhe vendime të shumta të VAR-it. Altin Mërlaku kaloi Dukagjinin në epërsi në minutën e 16-të me një supergol nga distanca, ndërsa Ferizaj barazoi shpejt përmes Kushtrim Shabanit në minutën e 23-të.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 75-të, kur 20-vjeçari Berisha realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës, duke i dhënë trofeun skuadrës nga Klina, edhe pse luante me një futbollist më pak pas përjashtimit të Erlis Xhemajlit.

Ndeshja u mbyll mes polemikave për referimin. Ferizaj kërkoi penallti në minutat shtesë, por gjyqtari Genc Nuza nuk akordoi faull. Pas protestave, kapiteni Betim Haxhimusa u përjashtua me karton të kuq, ndërsa trajneri Arsim Abazi e tërhoqi ekipin nga fusha në shenjë revolte.

Lojtarët e Ferizajt u kthyen më vonë në fushë, por refuzuan t’i pranojnë medaljet pas përfundimit të ndeshjes, duke protestuar ndaj gjykimi

Continue Reading

Lajmet

Granit Xhaka shpallet “Lojtari i Sezonit” te Sunderland AFC

Published

on

Sunderland AFC ka vlerësuar paraqitjet e shkëlqyera të mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, duke e shpallur atë “Lojtari i Sezonit” për edicionin aktual.

Në një postim të publikuar nga klubi anglez, Xhaka u cilësua si “kapiteni” dhe “lideri” i skuadrës, duke marrë vlerësime të mëdha për kontributin dhe ndikimin e tij gjatë sezonit.

“Kapiteni ynë. Lideri ynë. Lojtari ynë i Sezonit. Urime, Granit Xhaka”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Sunderland AFC.

Mesfushori shqiptar ka qenë një nga figurat kryesore të ekipit, duke treguar paraqitje të qëndrueshme dhe lidership si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

Continue Reading

Të kërkuara