Lajmet

Takim mes qeverive fqinje, të enjten mbahet samiti i parë Itali-Shqipëri

Published

on

Mbrojtja, industria dhe emigrantët, janë tre çështjet kryesore në tryezën e samitit Itali-Shqipëri, që zhvillohet të enjten, ku për herë të parë në Romë do të bëhen bashkë qeveritë e dy vendeve fqinje, me në krye kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga Samiti i Romës, që vjen në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit, teksa shkruajnë se Tirana është në listën e pritjes për anëtarësim në BE dhe po bën hapa të rëndësishëm për të mbushur boshllëqet strukturore.

“Mbledhja e parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri e mbajtur në Romë do të jetë një mundësi për të shqyrtuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të rënë dakord për nisma të mëtejshme që synojnë forcimin e partneritetit strategjik midis Romës dhe Tiranës, duke identifikuar sektorë kyç si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, dhe duke u përqendruar në trajnimin profesional në secilin prej këtyre sektorëve të bashkëpunimit”, shkruajnë mediat në Itali.

Më tej, thuhet se në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, dhe infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.

Në sektorin e energjisë, po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në marrëveshjen trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të nënshkruar në Abu Dhabi më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nëndetëse për energjinë e rinovueshme që lidh Italinë dhe Shqipërinë.

Duke iu drejtuar migracionit, mediat shkruajnë se do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër imigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë.

Në fokus të takimit dypalësh, thuhet se do të jenë edhe shumë fusha të tjera, përfshirë dhe kujdesin shëndetësor, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi jep dorëheqje: Dashuria për Kosovën është me e madhe se çdo dallim

Published

on

By

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një konferencë për media, të thirrur pas një takim të Kryesisë së kësaj partie, duke thënë se dashuria për Kosovën është më e madhe se çdo dallim.

Dashuria për Kosovën është me e madhe se çdo dallim”, tha ai.

Në rini, njeriu nuk e di gjithmonë se çfarë do të bëhet, por e di se çfarë dëshiron të besojë. Dhe unë gjithmonë kam ditur se dua të besoj në Kosovën e ëndrrave të mia. Në vitin 2004 iu bashkova PDK-së, në këtë seli ku ndodhem sot  vetëm se atëherë isha dy dekada më i ri. Mbi 20 vjet angazhim më kanë dhënë nderin e madh të punoj për shtetin dhe qytetarët tanë. Dhe mbi të gjitha, ndër shumë nderime që kam pasur, më i madhi ka qenë nderi jetësor për të nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Nga ajo përvojë dhe nga njerëzit me të cilët kam bashkëpunuar, kam mësuar se lidershipi është privilegj, dhe se ai dëshmohet me shembull e me forcë. Në këto 4 vjet e 4 muaj kemi kaluar sfida të shumta, por edhe momente të mëdha krenarie. PDK është rritur dhe forcuar. Kur e mora detyrën, partia udhëhiqte vetëm 5 komuna dhe kishte 18 deputetë në Kuvend. Sot jam krenar për arritjet tona – por e di se ende nuk janë përmbushur të gjitha ambiciet tona”, tha ai.

Mëtej Krasniqi tha ky vendim nuk është as i momenti e as nuk lidhet me zhvillimet e fundit politike.

Sigurisht, kemi pasur edhe sfida. Besoj se çdo kryetar mendon për ditën kur do të vijë momenti për t’u larguar. Pas shumë reflektimi, kam ardhur në përfundim se tani është momenti i duhur. Partia që beson në ndryshim duhet të ketë ripertrirje. Prandaj, sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të PDK-së. Ky vendim nuk është as i momentit, e as i lidhur me zhvillimet e fundit politike. Ai buron nga bindja se është koha për të krijuar një momentum të ri për familjen tonë politike”, tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së

Published

on

By

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa në vend të tij tani do të jetë Bedri Hamza.

Pas pak pritet të dalë edhe në konferencë për media. Ndonëse ishte paralajmëruar që të mbahet në ora 15:30.

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti në takim përfaqësuesit e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemin, me të cilin diskutoi mbi punën e deritanishme të institutit, sfidat, si dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Presidentja Osmani përgëzoi ekipin e IKKL-së për punën e tyre dyvjeçare dhe dorëzimin e raportit të dytë vjetor të institutit.

Në takim u theksua se deri më sot, IKKL-ja ka grumbulluar rreth 400 metra linearë material fizik dhe mbi 20 terabajtë të dhëna digjitale, të siguruara nga 650 burime të ndryshme.

Sipas Presidentes Osmani, dokumentimi, arkivimi dhe hulumtimi mbi krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë janë thelbësore jo vetëm për të ruajtur kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, por edhe për të hedhur dritë mbi të vërtetën e gjenocidit nga ana e Serbisë.

“Nuk duhet të lejojmë që historia të harrohet, përkundrazi, duhet  ta forcojmë thirrjen tonë të përbashkët që drejtësia të vihet në vend”, ka theksuar Presidentja Osmani. Në këtë kontekst, ajo nënvizoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, veçanërisht me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, për të siguruar që çdo dëshmi të përdoret në funksion të drejtësisë.”

Presidentja Osmani, gjithashtu vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët, ndaj ftoi ata që të kontribuojnë në punën e IKKL-së, duke ofruar materiale dhe dëshmi që ndihmojnë në ndriçimin e vuajtjeve të familjeve të tyre gjatë luftës./EO

Continue Reading

Lajmet

Alarm për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, policia në vendngjarje

Published

on

By

Rreth orës 14:30, policia ka marrë një informacion për dyshime lidhur me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetiti, ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore janë drejtuar në vendngjarje dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për menaxhimin e situatës.

Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë  për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka njoftuar Ahmeti./EO

Continue Reading

Të kërkuara