Lajmet

Të dielën akrepat kthehen një orë mbrapa

Koha diellore do të hyjë në fuqi natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor.

Published

on

E diela e fundit e muajit tetor (31 tetor), shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë mbrapa. Koha diellore do të hyjë në fuqi natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor.

Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, ku akrepat do të zhvendosen 60 minuta mbrapa dhe ora do të shënojë 02:00. Ky ndryshim do të thotë që fitojmë një orë më shumë gjumë, por errësohet më shpejt.

Ora e verës ndryshon gjithmonë të dielën e fundit të marsit (një orë përpara) për verën dhe të dielën e fundit të tetorit (një orë mbrapa) për dimrin.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit./KultPlus

Lajmet

Katër persona humbin jetën nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në Kroaci

Published

on

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në perëndim të Kroacisë.

Sipas policisë kroate, aksidenti ka ndodhur në zonën Campanozh, ndërmjet rajoneve Kashtijun dhe Medulin, pranë aeroportit sportiv të Medulinit.

Mediat kroate, duke iu referuar burimeve jozyrtare, raportojnë se bëhet fjalë për një aeroplan të vogël gjerman që ishte nisur nga Austria me destinacion Medulinin.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë dalë ekipet emergjente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për të siguruar zonën.

Autoritetet kanë bërë të ditur se më shumë detaje rreth shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit pritet të publikohen pas mbërritjes së hetuesve të Agjencisë për Hetimin e Aksidenteve në Trafikun Ajror, Detar dhe Hekurudhor (AIN).

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

SHBA: Kosova të veprojë shpejt për sigurimin e furnizimit me energji

Published

on

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka deklaruar se Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji elektrike dhe se në të ardhmen do të varet gjithnjë e më shumë nga vendet fqinje.

Në një editorial të publikuar së fundmi, Prattipati theksoi se Kosova duhet t’u bashkohet projekteve amerikane të gazit natyror që janë planifikuar në rajonin e Ballkanit, duke vlerësuar se ato mund të ofrojnë një burim të qëndrueshëm energjie për vendin.

Sipas saj, gazi natyror i lëngshëm amerikan (GNL) do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve energjetike, do të plotësonte kapacitetet vendore dhe do të forconte partneritetin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji. Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj”, ka shkruar Prattipati.

Ajo paralajmëroi se Kosova duhet të veprojë shpejt për t’u bërë pjesë e këtyre projekteve, pasi mundësia për përfshirje po ngushtohet.

Sipas saj, vonesa në marrjen e një vendimi mund të bëjë që furnizimet amerikane me gaz natyror të lëngshëm të orientohen drejt vendeve të tjera, duke e lënë Kosovën si të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor pa qasje në GNL-në amerikane.

Prattipati theksoi se administrata e presidentit Donald Trump ka prioritet uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse dhe ftoi Kosovën të ndërtojë një partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara.

“Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu”, ka deklaruar ajo.

Continue Reading

Lajmet

11 të arrestuar në Pozheran të Vitisë, dyshohen për organizim të bixhozit të kundërligjshëm

Published

on

Një aksion policor i zhvilluar në fshatin Pozheran të Vitisë ka rezultuar me arrestimin e 11 personave, të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të kundërligjshëm.

Sipas Policisë, aksioni është realizuar pas pranimit të informacioneve relevante dhe zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Më 4 qershor, njësitet policore kanë kryer bastisje në një lokacion ku dyshohej se po ushtrohej veprimtari e paligjshme.

Gjatë kontrollit, janë arrestuar 11 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale që lidhen me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se provat e mbledhura do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Continue Reading

Lajmet

Protestë solidarizuese në Prishtinë kundër privatizimit të zonave bregdetare në Shqipëri

Published

on

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur të sot, e enjte një protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, në shenjë solidariteti me protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër privatizimit të zonave bregdetare, përfshirë Zvërnecin dhe Sazanin.

Gjatë protestës, përfaqësuesja e kolektivit, Liridona Sijarina, tha se aksioni synon të mbështesë qytetarët që po kundërshtojnë projektet që, sipas saj, rrezikojnë pasuritë natyrore dhe interesin publik.

“Sot kemi dalë këtu për të shprehur solidaritetin tonë me protestat në Shqipëri, që janë duke u bërë për të mbrojtur tokën dhe natyrën në Zvërnec, Sazan e përtej”, deklaroi ajo.

Sijarina kritikoi marrëveshjen ndërmjet Jared Kushner dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar atë si një projekt që synon t’i kalojë pasuritë publike në duart e investitorëve privatë.

Sipas saj, zonat e Zvërnecit dhe Sazanit, të konsideruara ndër pasuritë më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë, po përballen me rrezikun e privatizimit dhe shndërrimit në resorte luksoze. Ajo akuzoi qeverinë shqiptare për favorizim të interesave të kapitalit të madh në dëm të mjedisit dhe komuniteteve lokale.

“Me aminin e Edi Ramës, kjo tokë u shit dhe menjëherë oligarkët filluan brutalizimin ndaj natyrës dhe popullatës vendase, duke grabitur jo vetëm tokat, por edhe mundësinë për jetë në ato zona”, u shpreh Sijarina.

Ajo tha se kundërshtimi ndaj këtyre projekteve është pjesë e një rezistence më të gjerë kundër privatizimit të pasurive publike dhe shpronësimit të qytetarëve në favor të interesave private.

Sipas organizatorëve, protestuesit në Kosovë e konsiderojnë kauzën e qytetarëve në Shqipëri si të përbashkët dhe shprehin mbështetje për lëvizjet që kundërshtojnë privatizimin e zonave bregdetare dhe pasurive natyrore.

“Lufta e tyre është edhe e jona. Qëndrojmë pranë atyre që sot po luftojnë për veten dhe tokat e tyre, për natyrën dhe për jetën”, deklaroi Sijarina.

Protesta u mbajt në mbështetje të demonstratave që po zhvillohen në Shqipëri kundër projekteve të zhvillimit turistik në disa prej zonave më të njohura bregdetare të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara