Kulturë

Taylor Swift fton familjen e 23-vjeçares që vdiq tragjikisht në performancën e saj në Sao Paolo

Published

on

Vetëm disa ditë pas vdekjes tragjike të 23-vjeçares Ana Clara Benevides Machado përpara një koncerti të Taylor Swift në Rio de Zhaneiro, këngëtarja ftoi familjen dhe miqtë e saj t’i bashkoheshin asaj në performancën në Sao Paolo.

Machado, 23 vjeç, u sëmur papritur para shfaqjes së Swift në Rio de Janeiro në fillim të këtij muaji dhe vdiq tragjikisht më 17 nëntor.

Ajo pësoi arrest kardiak mes një vale masive të të nxehtit me temperatura që thuhet se ishin 59.3 gradë Celcius ose 138.7 Fahrenheit, ku promotorët e shfaqjes ndaluan fansat të sjellin ushqimin dhe ujin e tyre në koncert.

Swift shtyu një tjetër shfaqje në Rio pas vdekjes së fanses.

Këngëtarja është rikthyer në Brazil të dielën, duke performuar në Sao Paolo, dhe ka sjellë familjen dhe miqtë e Machado-s, duke pozuar edhe për foto me ta.

Swift ndau një shënim të shkruar me dorë duke shprehur pikëllimin e saj për humbjen e Machado javën e kaluar në historinë e saj në Instagram.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se kemi humbur një fanse më herët sonte para shfaqjes sime”, filloi Swift.

“Nuk mund t’ju them as sa e shkatërruar jam nga kjo. Ka shumë pak informacion që kam përveç faktit që ajo ishte jashtëzakonisht e bukur dhe shumë e re”, tha Swift.

Ajo përfundoi duke thënë: “Kjo është gjëja e fundit që mendoja se do të ndodhte kur vendosëm ta sjellim këtë turne në Brazil”.

Vendimi i organizatorëve të koncertit për të ndaluar fansat të sillnin shishe uji në shfaqje rezultoi që mbi 1000 fansa nga 60.000 të pranishmit t’iu binte të fikët para dhe gjatë shfaqjes.

Kur Machado nuk ndihej mirë, ajo shkoi te mjekët dhe i ra të fikët para se të fillonte shfaqja.

Ajo u dërgua në një qendër të ndihmës së parë përpara se të transferohej në spitalin Salgado Filho, por uraportua se ajo mbërriti në spital pa puls.

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara