Kulturë

Tatuazhet e Ariana Grandes zhduken “papritmas”

Published

on

Javën e kaluar, ylli i popit “hodhi një bombë”: ajo u martua me të fejuarin Dalton Gomez në një ceremoni tejet sekrete në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Fansat po ndiheshin mirë nga ky lajm, veshja, flokët të gjitha dukeshin të mrekullueshme.

Por nuk u desh shumë që ata të kuptonin se diçka rreth Arianës dukej pak më ndryshe – dhe nuk ishte vello.

Megjithëse ajo u shtonte tatuazhe vazhdimisht gjatë viteve të fundit, koleksioni i gjerë i tatuazheve të krahut të saj ishte zhdukur. Asnjë tatuazh Pokemon, as flutura – të vetmet që mund të shiheshin ishin tatuazhet e saj të dorës dhe citimi i Truman Show në shpinë. Çdo gjë tjetër ishte fshirë.

Një ditë pasi postoi fotografitë e saj të dasmës, Grande performoi në Çmimet Muzikore iHeartRadio 2021 së bashku me The Weeknd.

Por përsëri, tatuazhet, nuk dukeshin askund./UBTNews

Kulturë

“Historia Ime, Dinjiteti Im”

Published

on

Projekti “Historia Ime, Dinjiteti Im”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i udhëhequr nga Handikos Gjilan në partneritet me OJQ Inkluzioni, Handikos Ranillug dhe CFID, është në kërkim të një vlerësuesi të jashtëm apo ekipi vlerësues për të kryer një vlerësim përfundimtar të pavarur.

Ky projekt i rëndësishëm fuqizon gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, si dhe nënat e vetme të fëmijëve me aftësi të kufizuara në 12 komuna të Kosovës duke përmirësuar qasjen në shërbime sociale, forcuar avokimin dhe luftuar diskriminimin dhe dhunën me bazë gjinore.

Çfarë përfshin?
· Vlerësimi i rëndësisë, efektivitetit, efikasitetit, ndikimit, qëndrueshmërisë dhe koherencës së projektit
· Vlerësimi i aktiviteteve si klinikat shtëpiake mobile, grupet e ndihmës vetjake, avokimi dhe ngritja e vetëdijes në komunitet
· Dhënia e rekomandimeve të zbatueshme për të udhëhequr nismat e ardhshme

Afati kohor:
· Periudha e kontratës: 36 muaj (Dhjetor 2022 – Dhjetor 2025)
· Raporti i vlerësimit duhet të dorëzohet brenda 50 ditëve pune nga fillimi i kontratës
· Afati i aplikimit: 28 korrik 2025

Kush mund të aplikojë?
· Profesionistë me përvojë në përfshirje sociale, aftësi të kufizuara, barazi gjinore apo fusha të ngjashme
· Kërkohen aftësi të forta analitike dhe të hartimit të raporteve
· Njohja e sistemit të mbrojtjes sociale në Kosovë konsiderohet përparësi

Kandidatët apo kompanitë e interesuara mund të aplikojnë duke dorëzuar propozimin teknik, CV-të, ofertën financiare dhe referenca në:

✉ [email protected] & [email protected]
Subjekti: Vlerësimi Përfundimtar i Projektit/Historia Ime, Dinjiteti Im – [Emri juaj/Kompania]
Bëhuni pjesë e një ndryshimi të qëndrueshëm për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara në Kosovë!/KosovaPress

Continue Reading

Kulturë

108-vjetori i lindjes së Prenk Jakovës

Published

on

Prenk Jakova u lind më 27 qershor 1917  në Shkodër dhe ishte arsimtar, muzikant si dhe kompozitor me prejardhje nga Gjakova. Ai ishte i biri i Kolës së Dedë Jakovës.

Gjyshi i tij, Deda, qe i dhënë pas muzikës dhe i binte klarinetës në Kolegjin Saverian. Muzikën dhe artin e kishte të trashëguar dhe si pasojë Jakova ndoqi shkollën fillore në vitet 1924-1929 dhe më pas vijoi në liceun Illyricum në qytetin e lindjes, ku ndër të tjerë i dha mësim edhe Át Martin Gjoka.

Gjatë shkollimit të mesëm, kaloi nga liceu në gjimnazin e përgjithshëm të Shkodrës, të cilin e kreu më 1935.

Kompozitori njihet për krijimin e shumë veprave, por ato që i dhanë emër dhe zë ishin vepra “Mrika” e cila ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Opera e dytë e Prenk Jakovës, ishte “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe më pas pasuan këngët “Syrin tek qershia” dhe “Margjelo” të cilat janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumëkush i identifikon si këngë popullore shkodrane.

Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë.

Më 16 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës. Vdekja e tij u cilësua si një humbje shumë e madhe për popullin shkodran dhe të gjithë vendin. /KosovaPress

Continue Reading

Kulturë

Andon Zako Çajupi, dramaturgu dhe patrioti i shquar i Rilindjes Kombëtare

Published

on

Emrin e vërtetë e kishte Andon Çako, ndonëse identifikohet gjerësisht si “Çajupi”, duke mbartur kështu në krijimtarinë e tij, gjurmë të vendlindjes, Zagorisë, ku gjendet mali prej nga vjen pseudonimi letrar.

Pas shkollimit bazë, e la Zagorinë për t’iu bashkuar të atit, Harito Çakos, veprimtar në lëvizjen atdhetare. Ndoqi një kolegj francez, prej të cilit kultivoi njohuri të larmishme. I pajisur me botëkuptim evropian, do t’i drejtohej Gjenevës, ku kreu studimet për drejtësi.

Më tej, u vendos në Kajro dhe nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Do të hiqte dorë nga kjo detyrë për t’iu përkushtuar lëvizjes patriotike të shqiptarëve të ngulimeve të Egjiptit.

U bë figurë protagoniste e shoqërisë atdhetare e kulturore të atjeshme, përmes përpjekjeve për të siguruar mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, shkruan Atsh.

Përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) që përfshin edhe komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”, veçohet si vepra e tij kryesore.

Sa ishte gjallë iu botuan “Përrallat e La Fontenit” (1921) përshtatur prej tij në shqip, “Lulet e Hindit” (1922), një sërë vjershash të letërsisë sanskritishte.

Pena e tij u vlerësua edhe në rrafshin e publicistikës të kohës, sidomos me pamfletin “Klubi i Selanikut” (1909).

Më 11 korrik të vitit 1930 ndërroi jetë dramaturgu atdhetar, Andon Zako Çajupi./ KosovaPress

 

Continue Reading

Aktualitet

UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega

Published

on

UBT do të sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar jetës dhe veprës së inxhinierit të njohur të shekullit XIX, Karl Gega – një figurë kyçe e historisë evropiane të inxhinierisë dhe ndërlidhjes ndërkulturore.

Ekspozita do të hapet, nesër, më 15 korrik, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, duke filluar nga ora 17:00, duke shënuar një moment të rëndësishëm kulturor dhe shkencor për vendin dhe mbarë rajonin.

E realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia, kjo ekspozitë sjell në vëmendje trashëgiminë evropiane të Karl Gegës si një inxhinier që bashkoi kulturat dhe ndërlidhi komunitetet përmes projekteve të tij vizionare.

Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar se kjo ekspozitë është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërinstitucional dhe dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të promovuar dijen, kulturën dhe trashëgiminë përmes një qasjeje akademike dhe inovative.

Kontributi i studentëve dhe stafit të Fakulteteve të Artit dhe Medias Digjitale, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Dizajnit të Integruar, ka qenë thelbësor në përgatitjen dhe realizimin e kësaj ekspozite.

Ekspozita përfshin dokumente arkivore, plane inxhinierike, vizatime origjinale dhe materiale multimediale, duke e shndërruar në një përvojë edukative dhe vizuale që ndërlidh të kaluarën me të ardhmen, shkencën me artin, dhe trashëgiminë me inovacionin.

Përmes këtij organizimi, UBT dëshmon rolin e vet si institucion lider në krijimin e urave ndërmjet kulturave dhe shkencave të ndryshme, si dhe angazhimin e tij për të sjellë në Kosovë aktivitete me përmbajtje ndërkombëtare dhe vlerë të lartë arsimore dhe kulturore.

Continue Reading

Të kërkuara