Lajmet

Taravari jep dorëheqje nga posti ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut

Published

on

Arben Taravari zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ia ka dorëzuar atë te kryeministri Hristijan Mickoski të enjten.

Përgjegjësinë që e mora me këtë detyrë, e kam ushtruar me përkushtim maksimal, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Vendimin e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm, personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë si për institucionin, ashtu edhe për parimet e mia personale“, shkruan Taravari në letrën e dorëheqjes.

Ai shtoi se mbetet i hapur për bashkëpunim në çështjet që kanë të bëjnë me interesin publik, edhe pse ky veprim praktikisht nënkupton se ai dhe partia e tij, Aleanca për Shqiptarët, kalojnë në opozitë.

Me largimin nga koalicioni VLEN, i cili është pjesë e Qeverisë, të gjitha funksionet e tjera ku ishin emëruar përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët do të mbesin brenda VLEN-it, deklaroi sot zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.

Nuk kemi ardhur ende te emrat konkretë, por ajo që është e rëndësishme është se të gjitha resorët që i kishte Aleanca për Shqiptarët do të mbesin në kuadër të VLEN-it. Fakti që ai vetë njofton për dorëheqje, por jo edhe për funksionarët e tjerë, tregon dhe dëshmon se ka marrë një vendim që nuk korrespondon me anëtarësinë dhe strukturat e partisë. Ka ndasi të dukshme dhe ato i shohim tashmë çdo ditë“, deklaroi Izet Mexhiti.

Aleanca për Shqiptarët ka 5 deputetë nga gjithsej 14 sa ka koalicioni VLEN, por për momentin nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do të kalojë te tre partitë tjera të këtij koalicioni të partive shqiptare që është pjesë e pushtetit, apo do t’i bashkohet Taravarit në opozitë.

Në Kuvend është formuar të enjten një grup i ri parlamentar i VLEN-it me 9 deputetë, dhe deputeti Bekim Qoku është emëruar koordinator i ri i këtij grupi, njoftoi kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi të tregojë nëse të gjithë funksionarët e Taravarit do të largohen apo ndonjëri do të mbetet në pushtet, as nuk tregoi nëse resorët që i kishte Aleanca për Shqiptarët do të mbesin në VLEN.

Ai tha se të gjitha zgjidhjet kadrovike që i përkisnin partisë së Taravarit do të bëhen të ditura javën e ardhshme.

Mospajtimet në koalicionin VLEN kanë filluar më shumë se një muaj më parë, kur Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Taravari vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale me listat e veta për këshilltarë.

Pas këtij vendimi, partitë partnere në koalicionin VLEN e akuzuan për bashkëpunim me opozitën, konkretisht me BDI-në, dhe vendosën që koalicioni të shndërrohet në parti – por pa Aleancën.

Vendimin për t’u larguar nga Qeveria, Taravari e shpjegoi me arsyetimin se: “Ndryshimet që i kemi premtuar nuk i kemi realizuar, për çka qytetarët na kritikojnë. Prandaj vendosëm të kthehemi te qytetari. Të kërkojmë prej tij besimin në tetor, për zgjedhjet lokale“.

Taravari kishte edhe një takim me kryeministrin Mickoski, pas së cilit kryeministri deklaroi se, me ose pa Taravarin në Qeveri, ajo mbetet stabile, e fortë dhe me shumicë të madhe./rel/

Lajmet

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Investim 5.8 milionë euro për kompleksin modern të xhudos

Published

on

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar nisjen e investimit për një kompleks modern sportiv në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.

Ai ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata prej rreth 5.8 milionë eurosh për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendra e parë ndërkombëtare e trajnimeve në Kosovë.

“Xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën,” ka thënë Çeku, duke theksuar se ky projekt është një falënderim për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe të gjithë kampionët që e kanë ngritur lart emrin e vendit.

Qendra e re do të përfshijë sallë sportive, hapësira moderne për fitness, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, ambiente për akomodim të sportistëve dhe stafit, si dhe hapësira për kujdes mjekësor dhe funksion teknik ditor.

Sipas ministrit, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt dhe përbëjnë një investim që i shërben sportit, sportistëve dhe imazhit të vendit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Speciale e hedh poshtë kërkesën e Shalës për modifikimin e dënimit me burgim

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë hedhur poshtë kërkesën e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, për modifikimin apo uljen e dënimit me tri vjet burgim.

Në një njoftim për media, gjykata e Kosovës në qytetin holandez, e njohur edhe si Gjykata Speciale, tha se kryetarja e saj, Ekaterina Trendafilova, vendosi më 11 dhjetor se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij, shkruan REL.

Shala u dënua me tre vjet burgim në shkurt të këtij viti, si dhe me gjobë prej 400 eurosh, pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.

Atij iu mohua modifikimi apo ulja e dënimit pasi Trendafilova, pas konsultimit me gjykatësit e paneleve që kishin shqiptuar dënimin, erdhi në përfundim se Shala “nuk kishte shprehur keqardhje” për krimin.

Trendafilova do ta shqyrtojë modifikimin e mundshëm të dënimit të Shalës në shkurt, sipas njoftimit, shkruan RadioEvropaeLirë.

Shala është mbajtur në burgun e qytetit holandez nga 11 dhjetorit 2023, që nënkupton se atij i kanë mbetur vetëm edhe një vit nga vuajtja e plotë e dënimit prej tri vjetësh.

Shala ishte dënuar së bashku me dy të tjerë, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, ndaj të cilëve prokurorët e Gjykatës Speciale kishin aktakuzë për pengim të drejtësisë.

Bahtijari dhe Januzi u dënuan me nga dy vjet burgim.

Që të tre kishin arritur marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë.

Çfarë thoshte aktakuza për Shalën, Januzin e Bahtijarin?

Aktakuza e konfirmuar për tre të akuzuarit më 10 korrik të vitit 2023, thotë se në periudhën midis 5 dhe 12 prillit 2023 Haxhi Shala, bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, kontaktuan një dëshmitar.

Më saktësisht, sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari i bëri një vizitë dëshmitarit në shtëpinë e tij më 5 prill ndërsa Sabit Jonuzi bëri një vizitë më 12 prill.

Tutje në aktakuzë thuhet se dëshmitarit iu kërkua tërheqja e dëshmisë dhe iu ofruan benefite në këmbim.

Vepra në grup, sipas Prokurorisë, u krye nën direktivën e Haxhi Shalës.

Continue Reading

Të kërkuara