Lajmet

Talibanët thonë se ndalimi i grave për të punuar për OKB-në është ‘çështje e brendshme’

Sipas tyre, kjo nuk “ndikon në shtetet e jashtme”.

Published

on

Vendimi për të ndaluar gratë afgane të punojnë për Kombet e Bashkuara ishte një “çështje e brendshme sociale”, thanë autoritetet e vendit, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkoi që ata të rrëzonin vendimin.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit miratuar unanimisht nga të 15 anëtarët e Këshillit të enjten tha se ndalimi i grave që punojnë për organizmin botëror dhe OJQ-të në Afganistan “minon të drejtat e njeriut dhe parimet humanitare”.

Ai u bëri thirrje “të gjitha shteteve dhe organizatave të përdorin ndikimin e tyre” për të “promovuar një ndryshim urgjent të këtyre politikave dhe praktikave”.

Të premten, megjithatë, Ministria e Jashtme afgane lëshoi një deklaratë duke thënë se rezoluta nuk respektoi “zgjedhjet sovrane” të vendit.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar të gjitha të drejtat e grave afgane duke theksuar se diversiteti duhet të respektohet dhe jo të politizohet” tha ai.

“Kjo është një çështje e brendshme sociale e Afganistanit që nuk ndikon në shtetet e jashtme”./UBTNews/

lajme

De Sousa: BE e gatshme ta rrisë mbështetjen pas 8.4 miliardë eurove investime në Shqipëri

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka ofruar mbi 880 milionë euro mbështetje direkte për sektorin publik në Shqipëri dhe ka mobilizuar 8.4 miliardë euro investime, bëri të ditur sot ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofie Moreira de Sousa, gjatë ditës së dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.

Duke e cilësuar Ballkanin Perëndimor si pjesë thelbësore të së ardhmes evropiane, de Sousa theksoi se zgjerimi dhe konkurrueshmëria janë dy procese që ecin paralelisht dhe se blloku evropian është i gatshëm ta rrisë edhe më tej mbështetjen për rajonin.

“BE ka dhënë më shumë se 880 milionë euro në mbështetje të sektorit publik në Shqipëri dhe ka mobilizuar 8.4 miliardë euro në investime. Transformimi ekonomik është më shumë se një përgjegjësi që ndahet me të gjithë, është një mundësi që ndahet me të gjithë, për ta sjellë rajonin më afër, për të forcuar ekonomitë e tyre dhe që të ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku. BE-ja është e gatshme që ta shtojë mbështetjen”, deklaroi ambasadorja.

Sipas saj, afërsia gjeografike, potenciali sipërmarrës, aftësitë industriale dhe talenti njerëzor i Ballkanit Perëndimor përbëjnë avantazhe strategjike për forcimin e ekonomisë evropiane, diversifikimin e kanaleve të furnizimit dhe sigurimin e energjisë së pastër. Ajo vuri në dukje se tregtia në mallra me rajonin tejkaloi shifrën e 88 milionë eurove në vitin 2025 — më shumë se dyfishi krahasuar me një dekadë më parë.

Duke iu referuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, de Sousa nënvizoi se integrimi gradual në tregun e vetëm evropian duhet të përshpejtohet, në mënyrë që bizneset dhe qytetarët t’i ndiejnë përfitimet ekonomike përpara anëtarësimit zyrtar. Ajo shtoi se BE-ja po mbështet projekte konkrete në infrastrukturë, konektivitet, tranzicionin e gjelbër dhe digjital, përfshirë dekarbonizimin e industrisë së çimentos.

Megjithatë, ambasadorja e BE-së paralajmëroi se vetëm fondet publike nuk mjaftojnë për transformimin ekonomik, duke kërkuar reforma të qëndrueshme, forcim të shtetit të së drejtës, përmirësim të klimës së investimeve dhe angazhim më të madh të sektorit privat.

“Koha për të vepruar është tani, me qëllim që të integrohemi gradualisht me tregun e brendshëm evropian dhe të jemi të përgatitur për anëtarësimin. Ne kemi nevojë për energjinë, ambicien dhe besimin e investitorëve e bizneseve, por edhe për gatishmërinë e udhëheqësve politikë për t’i vënë gjërat në zbatim”, përfundoi de Sousa. /ATSH/

 

Continue Reading

Vendi

Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), raporton Ekonomia Online.

Gjatë votimit në seancën plenare, deputetët vendosën për lirimin nga detyra të anëtarëve si më poshtë:

Eshref Shabani dhe Arben Mehmeti u shkarkuan me nga 61 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim;

Malsore Gashi-Bajraktari dhe Arlinda Demi u shkarkuan me nga 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Propozimi për shkarkimin e tyre ishte proceduar nga Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili më 11 nëntor kishte miratuar me shumicë votash rekomandimin për lirimin e tyre nga funksioni.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës është institucion kushtetues që ka për mandat shqyrtimin e ankesave të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave të shërbimit civil në institucionet publike. /E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria ndan mjete për paga dhe ndryshon programin legjislativ

Published

on

By

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar mbrëmë gjashtë vendime gjatë një mbledhjeje elektronike, të cilat prekin programin legjislativ, emërimet në pozita të larta drejtuese dhe ndarjen e mjeteve buxhetore.

Sipas njoftimit të ekzekutivit, në këtë mbledhje është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i Programit të Projektligjeve për periudhën 2026–2028. Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për korrigjimin e vendimit të Qeverisë Nr. 10/12, të datës 17 nëntor 2026.

Në kuadër të po kësaj mbledhjeje, Qeveria ka miratuar edhe tre vendime për emërimin e komisioneve të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, konkretisht për këto pozita institucionale:

  • Drejtor ekzekutiv në Inspektoratin Qendror të Punës;
  • Komisioner për Gjuhët në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës;
  • Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Ndërkaq, vendimi i gjashtë i miratuar lidhet me ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së fondeve për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dallime të thella në BE për buxhetin afatgjatë dhe kredinë prej 49 miliardë dollarësh për Ukrainën

Published

on

By

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë përballur me vështirësi të mëdha të enjten në Bruksel për të kapërcyer ndasitë rreth buxhetit afatgjatë të bllokut (2028–2034) dhe për të arritur marrëveshje mbi një kredi të re prej 49 miliardë dollarësh, e destinuar për mbulimin e nevojave ekonomike dhe ushtarake të Ukrainës gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë samitit, vendet anëtare u ndanë në dy blloqe kryesore: disa liderë kërkuan shkurtime të shpenzimeve dhe disiplinë fiskale, ndërsa të tjerë mbrojtën politikat tradicionale që zënë pjesën dërrmuese të buxhetit. Paralelisht, shumica e shteteve kërkojnë fonde shtesë për prioritetet e reja strategjike dhe për vazhdimin e ndihmës ndaj Ukrainës, gati pesë vjet pas nisjes së pushtimit rus.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, vuri në pah kundërthëniet e debatit, duke theksuar nevojën për financa të qëndrueshme dhe shmangien e borxheve të reja.

“Evropa ka nevojë për financa të qëndrueshme. Nuk mundemi dhe nuk duhet të marrim më shumë borxhe. Në të njëjtën kohë, kemi një sërë detyrash që duhet t’i përmbushim në mënyrë të besueshme… Përparësitë duhet të jenë një ekonomi e lulëzuar, tregu i brendshëm duhet të jetë në gjendje të zhvillojë plotësisht potencialin e tij dhe ne kemi nevojë për mbrojtje më të mirë”, deklaroi Merz para gazetarëve.

Plani buxhetor për periudhën 2028–2034, i cili financohet nga 27 vendet anëtare në bazë të fuqisë së tyre ekonomike, pritet të arrijë në 1 deri në 1.2 për qind të të ardhurave kombëtare bruto. Megjithatë, duket gjithnjë e më pak e mundshme që liderët të arrijnë objektivin për miratimin e tij deri në fund të këtij viti.

Në njërën anë të tryezës ndodhen vendet kontribuese neto — si Gjermania, Austria, Holanda dhe Suedia — të cilat derdhin më shumë fonde në arkën e BE-së sesa përfitojnë prej saj. Kryeministri holandez, Rob Jetten, kërkoi modernizim dhe zvogëlim të buxhetit, duke paralajmëruar bisedime të gjata.

“Buxheti duhet të modernizohet dhe të zvogëlohet nëse duam të arrijmë një marrëveshje. Jam gati për këtë maratonë, qoftë nëse përfundon sot, nesër apo diku në dhjetor”, u shpreh Jetten.

Në anën tjetër, një grup i gjerë shtetesh i udhëhequr nga Franca dhe Italia, i njohur si “Miqtë e Kohezionit”, po mbron me vendosmëri subvencionet për fermerët dhe fondet infrastrukturore për vendet anëtare relativisht më të varfra. Aktualisht, bujqësia dhe politika e kohezionit përbëjnë secila rreth një të tretën e buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian.

 

Continue Reading

Të kërkuara