Lajmet

Talibanët ndalojnë kultivimin e narkotikëve

Sipas urdhrit, prodhimi, përdorimi dhe transporti i narkotikëve është i ndaluar.

Published

on

Talibanët do të ndalojnë kultivimin e narkotikëve në Afganistan, prodhuesi më i madh i opiumit në botë.

“Sipas dekretit të udhëheqësit suprem të Emiratit Islamik të Afganistanit, të gjithë afganët janë të informuar se tani e tutje, kultivimi i lulëkuqes është rreptësisht i ndaluar në të gjithë vendin”, sipas një urdhri nga udhëheqësi suprem i talibanëve, Haibatullah Akhundzada.

“Nëse dikush e shkel dekretin, të korrat do të shkatërrohen menjëherë dhe shkelësi i ligjit do të trajtohet sipas Ligjit të Sheriatit”, thuhet mes tjerash në urdhrin që u publikua nga Ministria e Brendshme në Kabul.

Sipas urdhrit, prodhimi, përdorimi dhe transporti i narkotikëve është i ndaluar. Kontrolli i drogës ka qenë një nga kërkesat kryesore të komunitetit ndërkombëtar të grupit islamik, i cili pushtoi vendin në gusht të vitit të kaluar dhe po kërkon njohje zyrtare ndërkombëtare në mënyrë që t’i heqë sanksionet që po pengojnë rëndë bankat, biznesin dhe zhvillimin.

Talibanët ndaluan rritjen e lulëkuqes në fund të sundimit të tyre të fundit në vitin 2000, pasi ata kërkonin legjitimitet ndërkombëtar, por u përballën me një reagim popullor dhe më vonë ndryshuan kryesisht qëndrimin e tyre.

Prodhimi i opiumit në Afganistan – që Kombet e Bashkuara vlerësuan se ishte 1.4 miliard dollarë në kulmin e tij në vitin 2017 – është rritur muajt e fundit, thanë fermerët dhe anëtarët talibanë për Reuters./UBTNews/

Aktualitet

​Arrestohen dy persona për sulm në Ferizaj, dy të tjerë vihen në kërkim

Published

on

Dy persona janë kapur nga Policia e Ferizajt nën dyshimet për sulm fizik, incident ky ku thuhet se ka ndodhur më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në një kafiteri në sheshin e qytetit të Ferizajt, ku viktima, 41-vjeçar, punonjës sigurimi, është sulmuar nga katër persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur mjete të forta dhe një mjet të mprehtë thikë.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Pas analizës së pamjeve të siguruara, policia ka identifikuar katër të dyshuar, ku dy prej tyre, K.M. (33) dhe E.K. (26), janë arrestuar, intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Dy të dyshuarit tjerë, tashmë të njohur për policinë, janë shpallur në kërkim policor.

Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim të ngushtë me prokurorin e rastit dhe policia do të vazhdojë me veprime të mëtejme për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Continue Reading

Aktualitet

​Gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Published

on

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Rreth orës 04:15, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi A.A. (28) po drejtonte automjetin ndonëse ishte nën masën që ndalon drejtimin e mjetit motorik nga data 28.06.2025 deri më 27.09.2025.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij u morën masat si gjobë 500 euro, pesë pikë negative, masë mbrojtëse ndalim i drejtimit për gjashtë muaj dhe konfiskim i automjetit.

Ndërkohë, rreth orës 05:30 në fshatin Babush, policia ka ndaluar një veturë me targa të huaja për tejkalim shpejtësie 128 km në orë në një zonë me kufizim prej 50 km në orë. Me këtë rast shoferja e automjetit, shtetase e huaj, S.N. (33) është gjobitur me 600 euro.

Policia e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes numrave të telefonit 192, 0290/326-250, 0290/322-406, si dhe aplikacionit Lajmëro policinë.

Continue Reading

Kronika e zezë

Sarandë: ​Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me veturë

Published

on

Policia e Shtetit në Sarandë kanë vënë në kërkim një shtetas shqiptar 21 vjeçar me inicialet M.B., banues në Sarandë, për veprat penale kanosja, shkatërrimi i pronës dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me thikë shtetasin E. B., 41-vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen numër tre Sarandë.

Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Bota

​Ministrja austriake: Putinit po i mbaron koha, arkivolet në Rusi do të grumbullohen

Published

on

Ministrja e Jashtme austriake, njëherësh lidere e partisë liberale NEOS, Beate Meinl-Reisinger deklaroi se Kremlinit po i mbaron koha dhe Rusisë po i mbaron forca për të vazhduar luftën në Ukrainë, Ajo bëri thirrje për angazhim më të madh në politikën evropiane të mbrojtjes.

Ajo në një intervistë për Die Welt tha se presidentit rus Vladimir Putin po i mbaron koha, andaj po bën luftë me këtë brutalitet.

Kur u pyet nëse do të kishte një armëpushim në Ukrainë së shpejti, Meinl-Reisinger u përgjigj: “Ukraina dëshiron paqe, Rusia jo. Nëse Putin donte vërtet paqe, ai do të kishte filluar tashmë negociatat për një armëpushim.”

Ajo theksoi se presidenti i SHBA-së Donald Trump “i ofroi Putinit Krimenë dhe disa rajone lindore në një pjatë”, si dhe përjashtimin e Ukrainës nga NATO, por Kremlini nuk e përdori këtë për të ulur tensionet. Në vend të kësaj, Rusia vazhdon me një “luftë shkatërrimi”.

Edhe pse dëgjohet shpesh se Rusia ka iniciativën në fushën e betejës, ministrja e jashtme austriake beson se kjo nuk është e sigurt.

“Në një moment, arkivolet do të grumbullohen në Rusi. Përveç kësaj, ekziston edhe situata katastrofike ekonomike. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Kremlinin të vazhdojë këtë luftë. Putini e di se po i mbaron koha. Kjo është arsyeja pse ai tani po e zhvillon luftën me një intensitet kaq brutal”, tha Meinl-Reisinger.

Continue Reading

Të kërkuara