Sport

Talenti brazilian i gatshëm t’i bashkohet Juventusit

Published

on

Pas pak ditësh Kaio Jorge do të marrë një avionin për të fluturuar drejt Italisë dhe për të filluar aventurën e re në radhët e Juventusit.

19-vjeçari brazilian, që konsiderohet një nga talentet e mëdha të futbollit të vendit “karioka”, po kërkon mënyra të ndryshme për t’u prezantuar me shokët e skuadrës së tij të ardhshme.

Sulmuesi i Santosit ka nisur të publikojë në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, histori në të cilat përmend Juventusin, teksa shfaqet në palestër duke kryer ushtrime të ndryshme.

Kaio Jorge aktualisht është në Recife, ku po zhvillon seanca stërvitore speciale me një trajner privat, me qëllim, siç u përmend më parë, të paraqitet në mënyrën më të mirë të mundshme në klubin e Juventusit. Trajneri personal, në Instagram, ishte i drejtpërdrejtë me fjalët e tij:

“Pak nga ajo që ndodhi sot me fenomenin e ri të Juventusit.”

Lojtari i lindur në vitin 2002 pritet në Torino të enjten, për të nisur një aventurë të re. Kaio Jorge, i cili mund të konsiderohet, edhe pse jo zyrtarisht, lojtar i Juventusit, është gati t’u rrëmbejë zemrat tifozëve të “Zonjës së Vjetër”.

Continue Reading

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara