Lajmet

Talebanët nuk e përjashtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve

Published

on

Gjatë kryengritjes së tyre dy-dekadëshe, talebanët sulmuan zgjedhjet demokratike, duke i përshkruar ato si jo-islamike dhe shpesh sulmonin punonjësit e zgjedhjeve dhe tubimet e fushatave zgjedhore në Afganistan.

Por, një zëdhënës i lartë i talebanëve tani thotë se grupi nuk po përjashton mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa po lëviz drejt krijimit të një qeverie të përhershme të bazuar në ligjin islamik (sheriatin).

Në një intervistë me Shërbimin Urdu të Zërit të Amerikës, Suhail Shaheen, zëdhënësi kryesor i zyrës politike të talebanëve në Doha të Katarit, tha se çështja do të përcaktohet në të ardhmen gjatë diskutimit për hartimin e një kushtetute.

“Le të presim për çështjen nëse do të ketë zgjedhje apo jo”, tha Shaheen. “Ne kemi plane për hartimin e një kushtetute në të ardhmen, kështu që ne do ta diskutojmë këtë në të ardhmen kur të hartojmë kushtetutën, jo tani”.

Komentet e Shaheen erdhën në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me thirrjen e fundit të Presidentit iranian Ebrahim Raisi për zgjedhje në Afganistan për të përcaktuar të ardhmen e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve ka qenë një shqetësim i madh për shumë pakica etnike dhe grupe anti-talebane në vend.

Në një konferencë shtypi të martën në Kabul, Ministri i Jashtëm i talebanëve në detyrë, Amir Khan Mutaqi, shmangu një pyetjeje në lidhje me zgjedhjet, duke thënë se vendet e huaja nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Afganistanit.

Forcat talebane morën pushtetin më 15 gusht pasi Presidenti i atëhershëm Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke shkaktuar rënien e qeverisë së tij dhe evakuimin e më shumë se 100,000 civilëve afganë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Javën e kaluar, talebanët shpallën një qeveri kalimtare të përbërë kryesisht nga anëtarë të grupeve të linjës së ashpër, duke emëruar Mohammad Hassan Akhundin si kryeministër të përkohshëm. Akhund dhe disa anëtarë të tjerë të qeveridë talebane janë në listën e personave ndaj të cilëve Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione.

Në përbërjen e qeverisë mungojnë pakicat etnike dhe gratë që kanë shërbyer në parlament ose kanë mbajtur poste të larta qeveritare në 20 vitet e fundit të demokracisë në vend.

Por talebanët kanë theksuar se emërimet nuk janë të përhershme, duke lënë të kuptohet se gratë do të lejoheshin të shërbenin në qeveri, edhe pse jo në postet ministrore.

“Udhëheqja jonë duhej të emëronte disa ministra në mënyrë që ata të rikthejnë aktivitetin ekonomik në vend dhe të ofrojnë shërbimet thelbësore për njerëzit”, tha Shaheen. “Por, ky kabinet qeveritar nuk është i plotë dhe i përhershëm.”

Edhe pse Kushtetuta e Afganistanit e vitit 2004 thoshte se asnjë ligj nuk do të duhet të binte ndesh me Sheriatin, talebanët kanë thënë se duan ta ndryshojnë atë për ta vënë në përputhje me ligjin islam.

Talebanët nuk organizuan asnjëherë zgjedhje gjatë sundimit të tyre në Afgansitan nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Gjatë kryengritjes së tyre, ata u akuzuan për përdorimin e dhunës për të dëmtuar zgjedhjet, duke i parë ato si një traditë perëndimore që është në kundërshtim me fenë islame. Sipas organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch”, në vitin 2019, militantët sulmuan tubime politike dhe aktivitete të tjera të lidhura me zgjedhjet, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë.

Në mars, talebanët hodhën poshtë një propozim nga Presidenti i arëhershëm Ashraf Ghani për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, duke këmbëngulur që ai të jepte dorëheqjen si pjesë e një transferimi paqësor të pushtetit.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara