Lajmet

Takohen Abbott dhe Abdixhiku

Published

on

Në ditën e tretë të detyrës prej kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku e ka pritur në vizitë ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Abbott ka uruar Abdixhikun për detyrën e kryetarit të LDK-së. Ndërsa Abdixhiku e njoftoi ambasadorin për synimet dhe programin e tij në LDK dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat. Duke e uruar kryetarin Abdixhiku për detyrën e re, Ambasadori britanik Nicholas Abbott, tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, dhe do të jetë partner në projektet që synojnë zhvillimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe fusha tjera. Po ashtu gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi”, thuhet në komunikatën e LDK-së./UBTNews

Lajmet

Ambasada amerikane në Tiranë mesazh për zgjedhjet e 11 majit

Published

on

By

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjedhësit që të votojnë pa frikë.

Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Më 11 maj Shqipëria voton për zgjedhjet e përgjithshme nga do të dalë Parlamenti dhe qeveria e re.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 12-të

Published

on

By

Deputetët kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës edhe në përpjekjen e 12-të. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së, sërish insistoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të ndodh përmes votimit të fshehtë.

Dehari kërkoi nga partitë politike të propozojnë emrat për formimin e komisionit verifikues, mirëpo PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK dhe Nisma nuk iu përgjigjen pozitivisht kësaj ftese. Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill dhe procesi ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit pasi LVV-ja nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për kandidaten e tyre Albulena Haxhiu.

Seanca u ndërpre dhe Dehari tha se vazhdimi do të bëhet më 9 maj.

Continue Reading

Lajmet

Osmani nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror në Brunei

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është nderuar me Urdhrin e Familjes Mbretërore “Datin Laila Utama”, gjatë vizitës shtetërore në Sulltanatin e Bruneit Darussalam, njoftoi Presidenca e Kosovës të mërkurën më 7 maj.

Ky urdhër u jepet tradicionalisht udhëheqësve të huaj ndërkombëtar.

Me këtë nderim, Presidentes Osmani i është dhënë gjithashtu edhe titulli honorifik “Datin Laila Utama”, i cili bart një nder të veçantë në protokollin shtetëror të Bruneit”, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë e pranimit, Osmani tha se ky është një simbol i fuqishëm i “respektit të ndërsjellë dhe i miqësisë që po ndërtohet në mes dy popujve”.

Ky Urdhër dhe ky titull nuk është vetëm një vlerësim për mua, por mbi të gjitha një nderim për popullin e Kosovës. Jam thellësisht mirënjohëse për mikpritjen dhe respektin e treguar nga Sulltani dhe populli i Bruneit”, tha Osmani, sipas njoftimit të Presidencës.

Siç bëhet e ditur në njoftim, këtë Urdhër mbretëror dhe titull prestigjioz e kishte marrë më parë edhe Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar.

Continue Reading

Lajmet

Kusari-Lila për propozimin e LDK-së: Nuk është në të mirën e qytetarëve

Published

on

By

Mimoza Kusari-Lila thotë se ideja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeveri trancizionale nuk është e mirë as për qytetarët dhe as nuk i sjell dobi vendit.

Deputetja Kusari-Lila e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje tha se në këto momente fokusi duhet të jetë tek procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk është në rregull, ne në fakt duhet të kemi një qeveri e cila përbënë pozitën dhe opozitën të  përfilltë për funksionimin e demokracisë llogaridhënia është bazë. Prandaj, të pasurit të gjitha partitë bashkë në qeverisje nuk e besoj që është në të mirë as të qytetarëve  dhe as që do t’i sjell ndonjë dobi vendit. Megjithatë, unë mendoj se para se të shkojmë tek ajo pikë tek diskutimi për koalicionin qeverisës duhet fokusuar tek ajo se çfarë po ndodh me procesin në Kuvend në vazhdimësi çdo 48 orë ne jemi duke mos pasur kuorumin për votim procedural  përkundrejt faktit që po del se është kandidatja apo propozimi i LVV-së  që po dështon nuk është ashtu. Ju e dini që po dështon votimi për formimin e komisionit për votimin e fshehtë“, tha ajo.

Kusari-Lila pak para se të nis seanca për konstituim të Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet për herë të 12-të tha se për zhbllokim të ngërçit politik duhet diskutime të mëtutjeshme me subjektet politike.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në ora 10:00, në përpjekjen e dymbëdhjetë për konstituimin e institucionit ligjvënës.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka refuzuar koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ka kërkuar një qeveri tranzicionale deri në zgjedhjen e presidentit të vendit në vitin 2026.

Continue Reading

Të kërkuara