Lajmet

Takimi miqësor Kurti-Rama në Bruksel

Published

on

Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Albin Kurti thotë se pati takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon.

Aty Kurti thotë se pati një takim miqësor me Edi Ramën.

“Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona”.

“Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj”, njofton Kurti./ubtnews

Vendi

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me një mandat pesëvjeçar.

Pas procesit të votimit, u bë e ditur se anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët do të jenë pjesë e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për sa i përket pozitës së një përfaqësuesi nga komuniteti serb, Kuvendi njoftoi se procesi do të rikthehet në pikën zero pasi asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme. Si rrjedhojë, për këtë pozitë do të shpallet së shpejti një konkurs i ri për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Continue Reading

Aktualitet

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e programit Real Estate në UBT përfitojnë nga ekspertiza ndërkombëtare në arkitekturën e qëndrueshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Arkitektura e Qëndrueshme”, të udhëhequr nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, u mbajt një ligjëratë nga Prof. Ass. Dr. David Collins, Innovation Manager në NTNU Norwegian University of Science and Technology dhe pjesë e FME ZEN Research Centre on Zero Emission Neighbourhoods in Smart Cities.

Gjatë ligjëratës, ai ndau përvojën e tij në aplikimin e Life Cycle Costing (LCC) në ndërtesat e qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e analizës afatgjatë të kostos në vendimmarrjen për projekte më efikase dhe më të qëndrueshme. Duke u mbështetur në përvojën e tij kërkimore dhe profesionale, përfshirë vlerësimin si “European Researcher of the Year” nga European Facilities Management Network EuroFM, ai solli një perspektivë që lidh kërkimin shkencor me praktikën dhe inovacionin në fushën e ndërtimit dhe qyteteve inteligjente.

Ligjërata ofroi një kontribut të vlefshëm për studentët, duke i ekspozuar ata ndaj praktikave bashkëkohore dhe zhvillimeve më të fundit në arkitekturën e qëndrueshme dhe menaxhimin e ndërtesave.

Continue Reading

Lajmet

Burgim i përjetshëm për dy të akuzuarit për sulmin në Banjskë, një tjetër dënohet me 30 vjet burgim

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023.

Sipas vendimit, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim. Spasojeviq dhe Toliq nuk kanë qenë të pranishëm në shpalljen e aktgjykimit, ndërsa Maksimoviq ka qenë prezent.

Të tre janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast.

Ngjarja kishte ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur serbësh me armatim të rëndë fillimisht bllokoi një urë dhe më pas sulmoi zyrtarët policorë që kishin dalë në vendngjarje.

Gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa dy policë të tjerë u plagosën.

Sipas aktakuzës së Prokuroria Speciale e Kosovës, qëllimi i sulmuesve ishte ndarja e veriut të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara