Lajmet

Takimi me Ramën, Memli Krasniqi: Shqipëria të luajë rol ndihmës, si vend anëtar i NATO-s

Memli Krasniqi: Shpreha shqetësim për tendencën nga ana e Serbisë për të përshkallëzuar situatën.

Published

on

Situata në veri, Krasniqi pas takimit me Ramën : Shqipëria të luajë rol ndihmës, si vend anëtar i NATO-s

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë takimit që pati në Prishtinë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i ka shprehur atij vullnetin e përhershëm të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i urova mandatin e tretë me radhë si udhëheqës i Qeverisë së Shqipërisë”.

”Duke shprehur falënderimin për urimet e z. Rama me rastin e zgjedhjes time në krye të PDK-së, shpreha vullnetin tim dhe të përhershëm të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë”.

“PDK e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, për çfarë u pajtuam për nevojën e forcimit të mëtejmë të lidhjes dhe koordinimit aq të nevojshëm në mes nesh. Për këtë qëllim, konsideroj se mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si format i iniciuar nga periudha e qeverisjes së PDK-së, duhet të vazhdojë e të zgjerojë temat e rëndësisë së përbashkët”.

“Gjatë takimit biseduam për situatën e brendshme politike, menaxhimin e pandemisë, si dhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit”.

“Vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat, e konsiderojmë të drejtë dhe legjitim. Por, shpreha shqetësim për tendencën nga ana e Serbisë për të përshkallëzuar situatën, me ç’rast kërkova që Shqipëria të luajë rol ndihmës, si vend anëtar i NATO-s”.

“Kryeministrin Rama e falënderova për ftesën që më bëri për vizitë zyrtare në Tiranë, të cilët do ta realizoj që në momentin e parë të mundshëm”./UBTNEWS

Continue Reading

Lajmet

Serbia arreston një kosovar në Merdare

Published

on

By

Në pikën kufitare në Merdare, autoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, H. H. (i lindur në vitin 1948), mbi pretendimet e tyre se ka kryer krime lufte ndaj civilëve.

Sipas MPB-së serbe, ai dyshohet se në qershor të vitit 1999, në qytetin e Podujevës, në bashkëkryerje me disa persona të tjerë të armatosur, ka privuar nga jeta civilë të nacionalitetit serb, gjatë periudhës së pasluftës në Kosovë.

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe pritet që me kallëzim penal të dërgohet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd./D.B/EO

Continue Reading

Aktualitet

Profesori i UBT-së, Hamëz Rama, ligjëroi në Hardh Talk në kuadër të Hardh Fest në Rahovec

Published

on

Në kuadër të Festivalit tradicional “Hardh Fest”, që është kthyer në një ndër ngjarjet e  rëndësishme kulturore në vend, u mbajt aktiviteti Hardh Talk, ku këtë vit ligjwroi profesori i UBT-së, Prof. Ass. Dr. Hamëz Rama.

Ligjërata e tij, me temën “A mund të jetë vera pasaporta e re për zhvillimin ekonomik dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës?”, ngjalli interesim të madh tek publiku i pranishëm. Rama theksoi se vera, dhe në veçanti ajo e Rahovecit, mund të shërbejë si një element identitar dhe si një instrument i fuqishëm ekonomik, duke promovuar vendin në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Ngjarja, e cila u zhvillua në ambientet tradicionale të Bodrumit të Vjetër në Rahovec, mblodhi së bashku ekspertë të industrisë, akademikë dhe përfaqësues institucionesh, duke hapur një debat të gjerë mbi rolin e industrisë së verës në zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

​Pjesëtarët e FSK-së realizojnë trajnimin sfidues “Mbijetesa në ujë”

Published

on

By

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin sfidues “Mbijetesa në ujë” – një trajnim i specializuar qe synon përgatitjen e pjesëtarëve të FSK-së për përballje me situata të ndërlikuara në mjedise ujore.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së për operacione në ujë, si ne nivel individual ashtu edhe në nivel ekipor”, shkroi në Facebook ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai tha se gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët u aftësuan në teknika të mbijetesës në ujë, not taktik, improvizimin e mjeteve për të mbijetuar në zona ujore, si dhe improvizimin e mjeteve për kalimin e zonave të rrezikshme ujore./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Shpallet në kërkim Arbër Havolli, i dyshuar për vrasjen e Bashkim Spahiut

Published

on

By

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar për vrasjen që ndodhi të shtunën mbrëma në Llapashticë të Podujevës.

Viktimë në këtë rast mbeti, 44 vjeçari Bashkim Spahiu, nga fshati Gllamnik i Podujevës.

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë”, thuhet në kërkesën e organeve të rendit drejtuar qytetarëve./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara