Lajmet

​Takimet në Bruksel, pritet qasje e re e BE-së ndaj Kosovës

Published

on

Shefja e re e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, për herë të parë sot do të mirëpret në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimin e konfirmuan edhe në Qeverinë e Kosovës, të cilët theksuan se kryeministri Kurti do të merr pjesë edhe në darkën joformale të presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta, por nuk treguan se nëse presin qasje të re nga përbërja e re e Komisionit Evropian në raport me Kosovën.

Analistët politikë në Kosovë vlerësojnë se këto takime, të parat të strukturës së re të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor, janë më shumë njoftuese. Përkundër kësaj, në raport me Kosovën dhe Serbisë theksojnë se BE-ja do të presë rezultate konkrete drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

Analisti Arbnor Sadiku thotë se Bashkimi Evropian duhet të jetë më shumë prezent në rajon, sidomos pas sulmeve të fundit terroriste në veri, ku u rrezikua seriozisht infrastruktura kritike e Kosovës.

Sipas tij, këto dëshmojnë potencial për destabilizimin e Kosovës, andaj lidershipi i ri evropian duhet të ofrojë mbështetje dhe angazhim konkret për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Janë takime, të cilat e dëshmojnë edhe një herë lidershipin e ri të BE-së karshi problemeve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht çështja e pakryer ndërmjet Kosovës dhe Serbisë…Natyrisht dihet se problemet kryesore që janë shfaqur në Kosovë janë në pjesën veriore, siç e pamë edhe në sulmet e fundit terroriste nga Serbia në Kosovë që përbëjnë një lloj potenciali për destabilizim në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Natyrisht gatishmëria e lidershipit të ri është që të ofrojë mbështetje për zgjidhjen e këtij probleme dhe sigurisht kanë me kërkuar edhe rezultate konkrete meqenëse u pa që dështimet që kanë qenë me Borrell. Pavarësisht se u arrit një gjysmë suksesi me arritjen e një marrëveshje në letër, por zbatimi i saj nuk po bëhet. Sigurisht kërkesat do të jenë për rezultate”, thekson Sadiku.

Njohësja politike Magbule Shkodra shprehet optimiste se shefja e diplomacisë së re të BE-së do të ketë një qasje më përkrahëse ndaj Kosovës, sesa pararendësi i saj.

Sipas saj, kjo u dëshmua edhe në reagimin ndaj sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, nga i cili furnizohet disa komuna me ujë si dhe bëhet ftohja e termocentralit Kosova B.

“Zonja Kallas, prej se është emëruar, tani ka filluar të ushtrojë detyrën e vet, ka shprehur një interesim të madh, posaçërisht për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket takimit ai më shumë do të jetë takim i njohjes dhe informues për të dy palët. Kosova dhe Serbia do t’i paraqesin pozicionet e veta, por edhe Kallas besoj se më shumë do të dëgjojë… Sa i përket qasjes (së BE-së) nuk besoj se do të vazhdohet me mënyrat e njëjta për të arritur rezultate. Me siguri ajo do të ndërrojë qasjen, por pritet të shohim sesi do të jetë qasja e saj drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë… Zëdhënësja e sapo emëruar e bëri të ditur se të gjithë janë që sa më parë ata që e kanë bërë këtë sulm të dalin para drejtësisë. Kjo është një mbështetje për Kosovën dhe pres që të vazhdohet në atë drejtim”, thekson ajo.

Kosova fajësoi Serbinë për sulmin terrorist në Zubin Potok, por Beograd zyrtar hodhi poshtë akuzat. BE-ja, në anën tjetër, e cilësoi si sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës dhe i ftoi të gjithë që të bashkëpunojnë për t’i zbuluar autorët përgjegjës.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara