Lajmet

Tajvani në ‘kolaps’: Mbi 8 mijë persona zhvendosen nga ishulli prej tajfunit

Published

on

Tajfuni “Gaemi” ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Tajvan dhe Filipine, duke shkaktuar humbje njerëzore dhe dëme materiale serioze. Sipas mediave të huaja, një anije e mallrash që kishte ardhur nga Tanzania dhe ishte në portin jugor të Kaohsiungut në Tajvan është dyshuar se ka fundosur për shkak të tajfunit. Anija kishte 9 anëtarë ekuipazhi, të gjithë shtetas të Mianmarit, dhe aktualisht po kërkohen përpjekje për t’u siguruar fati i tyre.

Tajfuni ka derdhur shi të rëndë dhe ka shkaktuar reshje të dendura në të gjithë ishullin e Tajvanit, duke vrarë tre persona dhe plagosur qindra të tjerë. Autoritetet kanë shprehur shqetësimin se numri i viktimave mund të rritet, veçanërisht nëse konfirmohen dyshimet se ekuipazhi i anijes së dyshuar ka humbur jetën.

Në Filipine, një anije-cisternë që transportonte 1.5 milionë litra karburant industrial raportohet se ka mbytur, duke shkaktuar vdekjen e 8 personave. Situata ka thelluar krizën dhe zemërimin publik ndaj efikasitetit të zbatimit të rregullave të sigurisë në transportin e mallrave të rrezikshme.

Në Tajvan, stuhia e tajfunit ka detyruar autoritetet të pezullojnë stërvitjet ushtarake vjetore dhe të anulojnë mbi 200 fluturime ndërkombëtare dhe të brendshme. Mbi 8 mijë njerëz janë zhvendosur përkohësisht për shkak të rrezikut nga stuhia e fuqishme.

Situata mbetet e tensionuar dhe autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të menaxhuar pasojat e tajfunit dhe për të ofruar ndihmë të nevojshme për popullsinë e prekur./UBTnews/

Lajmet

Aksident me fatalitet në Skenderaj

Published

on

By

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Skenderaj.

Dy makina janë aksidentuar teksa vozitësit ishin njëri shtetas i huaj e tjetri shtetas kosovar.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë, teksa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës fëmijë të përfshirë në këtë aksident.

Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-femije, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët që nuk kanë deklaruar adresën zyrtare se do kenë kufizime në dokumente civile

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga sot nuk do të ofrohen shërbime për dokumente civile në e-Kosova dhe në e-kioska nëse nuk është regjistruar adresa zyrtare e banimit.

Qytetarët që nuk kanë deklaruar adresën zyrtare, do të kufizohen në lëshimin e dokumenteve si; ekstrakti i lindjes, certifikata e vendbanimit, certifikata e shtetësisë, certifikata e bashkësisë familjare.

Megjithatë kufizime nuk do të ketë në çasjen e dokumenteve si; certifikata e lindjes, e martesës, e gjendjes martesore dhe e vdekjes, dhe poashtu nuk do ketë kufizime në regjistrime të reja si; lindjes, martesës dhe vdekjes.

Ndërlidhja e adresës zyrtare mund të bhëet përmes Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, në sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës së Prishtinës dhe online përmes e-Kosova.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina eliminohet nga kupat evropiane

Published

on

Skuadra nga kryeqyteti nuk e ka siguruar raundin e tretë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta kundër Larne nga Irlanda Veriore përfundoi me rezultatin 1:1.

Golin e epërsisë për Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Gjelbrim Taipi në minutën e dhjetë të pjesës së parë.

Leotrim Kryeziu kishte një rast të mirë për të thelluar epërsinë në minutën e 42-të, por portieri mysafir Rohan Ferguson nuk lejoi të befasohej.

Ekipi mysafir erdhi deri te barazimi me golin e Dan Bent në minutën e 56-të, pas një reagimi të vonuar të mbrojtjes vendëse.

Në ekzekutimin e penalltive ekipi nga Irlanda Veriore ishte më e saktë duke fituar me rezultatin 5:4. Ndeshja e parë para një jave në Ballymena Showgrounds të Irlandës Veriore kishte përfunduar pa gola – 0:0.

Kujtojmë, Prishtina u eliminua nga Liga Evropa pas humbjes nga Sheriff Tiraspol me rezultat të përgjithshëm 2:5 (0:4-2:1).

Continue Reading

Lajmet

Grabitet një poligon i shenjëtarisë, hajnat marrin armë me vlerë të konsiderueshme

Published

on

By

Një poligon i shenjëtarisë është grabitur nga hajnat në Gllogoc.

Raportohet se persona me maskë kanë hyrë me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë ku kanë arritur të marrin 30 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe me vlerë të konsiderushme monetare.

Rasti është nën hetim nga Policia e Kosovës.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara