Lajmet

Tajvani goditet nga një tajfun i fuqishëm

Si pasojë e stuhisë u mbyllën shkollat dhe bizneset, ndërkaq u anuluan pothuajse të gjitha fluturimet.

Published

on

Më shumë se 30 mijë shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike pasi tajfuni Haikui goditi pjesën jugore dhe lindore të ishullit. Si pasojë e stuhisë u mbyllën shkollat dhe bizneset, ndërkaq u anuluan pothuajse të gjitha fluturimet.

Ky ishte tajfuni i parë që goditi drejtpërdrejt Tajvanin në katër vjet. Haiku goditi pjesën malore të ishullit një juglindje, para se të nisej të dielën drejt jugut.

Stuhia la pa energji elektrike mbi 240 mijë amvisëri, por autoritetet thanë të hënën se mbi 34 mijë shtëpi vazhdojnë të mos kenë rrymë, shumica e të cilave gjenden në qarkun lindor të Taitungut.

Shkollat u mbyllën në jug, lindje dhe në Tajvanin qendror, teksa kryeqyteti, Taipei, u godit nga reshje shiu dhe erëra.

Autoritetet raportuan se pesë persona janë lënduar nga tajfuni, ndërkaq ende nuk është konfirmuar nëse një person i vdekur, që u gjet buzë një rruge në Taitung, vdiq si pasojë e stuhisë.

Tajvani po ashtu anuloi 208 fluturime brenda vendit dhe autoritetet lejuan vetëm disa fluturime të zhvilloheshin. Ndërkaq, 23 fluturime ndërkombëtare u anuluan, tha Administrata e Aeronautikës Civile.

Haikui është më i dobët se tajfuni Saola, që goditi Hong Kongun dhe jugun e Kinës të shtunën.

Më 4 shtator, Haikui ka lëvizur në Ngushticën e Tajvanit dhe është nisur drejt Kinës, thanë autoritetet tajvaneze. Stuhia ende do të vazhdojë të sjellë të reshura të dendura shiu në ishull deri në mesin e javës.

Agjencia kombëtare e motit në Kinë ka paralajmëruar për erëra të fuqishme dhe valë të mëdha deti në provincat bregdetare të Fujianit dhe Guangdongut dhe u ka bërë thirrje anijeve që të marrin masa mbrojtëse./REL

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Të kërkuara