Lajmet

“Tajlanda e vogël” në Europë, France 2 promovon Shqipërinë

Kështu cilësohet Shqipëria përmes një kronike të realizuar nga televizioni publik “France 2”.

Published

on

Shqipëria “Tajlanda e Vogël” në Europë… Kështu cilësohet Shqipëria përmes një kronike të realizuar nga televizioni publik “France 2”, i cili fton shikuesit e vet të zbulojnë Shqipërinë.Kryeministri Edi Rama ndau sot videon e “France 2”, e cila promovon destinacionet turistike shqiptare.“Mirëmëngjes dhe me këtë video të realizuar nga televizioni publik ‘France 2’, që i fton shikuesit e vet të zbulojnë Shqipërinë ‘Tajlandën e vogël’ në Europë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama, transmeton ATSH.

Përmes reportazhit të realizuar në brigjet e Jonit, ku promovohen njëkohësisht edhe sitet arkeologjike, “France 2” sjell po ashtu dëshmi të turistëve të huaj që pushojnë në Shqipëri.

https://www.facebook.com/watch/?v=816001035726513

“Kudo që të ndodheni, deti dhe malet janë para syve tuaj në horizont. Në bregdet një det akuamarinë. 4 orë nga Parisi, Shqipëria është një destinacion lehtësisht i arritshëm në Europë. E mbiquajtur si “Tajlanda e vogël” nga banorët gjendemi në Ksamil me ujin e tij ngjyrë gurkali, një plazh shumë i preferuar nga turistët”, thuhet në reportazhin e “France 2”.

“Uji, deti është fantastik. Ngjyra është si në Maldive”, thotë një turiste.

“Është me të vërtetë shumë bukur. Deti është shumë i pastër, është si në parajsë. Raporti cilësi-çmim është gjithashtu shumë i mirë. Një zgjedhje e shkëlqyer për vlerën e shpenzuar”, shprehet një tjetër turist.

Një çift turistësh francezë kanë zgjedhur një vilë me pishinë dhe pamje nga deti Jon. Të magjepsur nga vendndodhja, ata paguajnë 75-140 euro nata në mes të sezonit.

Patrice Pappas shprehet se “vendi në të cilin jemi këtu nëse do të mund ta spostonim në Cote DÁzur, do të paguanim 7-10 herë më shumë nga atë që paguajmë këtu. Shtëpia ka 80 metra katrorë me sallon, kuzhinë, dy dhoma të menaxhuara nga pronari i saj, Herve Loiselet, i cili jeton në Shqipëri prej 20 vitesh.

Herve Loiselet, sipërmarrës i disa vilave në Qeparo, thotë se i duhet shpëtuar stereotipit që ekziston mbi Shqipërinë, sepse edhe sot ka një imazh mjaftueshmërisht negativ për këtë vend, por në fakt e kundërta është e vërtetë.

“Ndihem jashtëzakonisht i sigurt. Unë jetoj në Tiranë gjithashtu dhe mund të dalësh në mesnatë në rrugë dhe nuk ka absolutisht asnjë problem”, thotë ai.

Në 300 metra mbi nivelin e detit, fshti i vogël i Qeparosë me shtëpitë e tij prej guri të rrethuar nga qiparisë, ofron një panoramë të jashtëzakonshme dhe qetësi të garantuar.

Në 2019, Shqipëria priti më shumë se 6.5 milionë turistë, gati dy herë më shumë se 15 vjet më parë. Për t’iu përgjigjur fluksit në Rivierë, hotelet po shumëfishohen me dhoma rreth 60 euro nata. Disa kilometra larg këtij stacioni bregdetar, banorët organizohen për të dhënë dhoma me qira, shumë herë më të lira për udhëtarët nga e gjithë bota mbarë.

Xhilda Sula, sipërmarrëse, thotë për “France 2” se ka 6 dhoma, të cilat në qershor i jep me 20 euro nata, në korrik me 30 euro, ndërsa në gusht mund të shkoj deri në 35 euro.

Vizitorët që largohen për një moment nga plazhi mund të zbulojnë pasuritë e tjera të këtij vendi, siç është Butrinti, një park arkeologjik i vendosur në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Me 235 mijë vizitorë, në vitin 2019, ky është siti kulturor më i vizituar i Shqipërisë.

Një çift që udhëton me një rulotë ka mbërritur në Shqipëri disa ditë më parë. “Gjithmonë kishim ëndërruar të vinim në Shqipëri. Është një vend magjik për ne. Kalojmë mëngjesin duke vizituar vende, mesditën në plazh ku uji është 27-28 gradë, është e mrekullueshme”, thonë ata.

E mbyllur përgjatë dekadave të regjimit komunist, Shqipëria ndjek rrugën e turizmit prej disa vitesh. Një vend ballkanik që i ofron turistëve peizazhet e fundit të paeksploruara të Mesdheut e që mbetet ende edhe sot një destinacion i lirë.

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë nën dyshimin për sulm seksual ndaj një gruaje

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Orllan të Podujevës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj një gruaje.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku konfirmohet se i dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor pas raportimit të rastit.

Pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Interesim ndërkombëtar për modelin inovativ të UBT-së dhe ekosistemin e tij të zhvillimit

Published

on

By

Modeli inovativ i UBT-së dhe ekosistemi i tij i zhvillimit vazhdojnë të tërheqin interesimin e studiuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët po analizojnë nga afër qasjen unike të institucionit në arsimin e lartë, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Në kuadër të një vizite studimore njëjavore në UBT, një grup studiuesish, ndër ta edhe përfaqësues të Universitetit të Kembrixhit dhe Instiucioneve tjera britaneze, zhvilluan një agjendë intensive takimesh, diskutimesh dhe aktivitetesh akademike me profesorë, studiues dhe ekspertë të institucionit, me fokus në modelin e funksionimit dhe zhvillimit të UBT-së dhe mundësinë e shpërndarjes së këtij modeli në vendet e ndryshme, sidomos të atyre që janë pjesë e komunitetit.

Vizita u realizua në kuadër të aktiviteteve kërkimore të ekipit ndërkombëtar, i cili po analizon modele bashkëkohore të arsimit të lartë, transformimin digjital, zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe rolin e universiteteve në avancimin e komunitetit dhe shoqërisë.

Gjatë qëndrimit në UBT, delegacioni u prit nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me të cilin zhvilloi diskutime mbi vizionin strategjik që ka udhëhequr zhvillimin e universitetit gjatë 25 viteve të fundit. Vëmendje e veçantë iu kushtua ekosistemit të UBT-së, i cili përfshin konceptet UBT Smart City dhe UBT 5S, si modele që ndërthurin arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin, teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe bashkëpunimin me industrinë, duke krijuar një mjedis modern për zhvillimin akademik dhe shoqëror.

Pjesë e vizitës ishin edhe sesionet e punës me profesorë dhe studiues të UBT-së, si dhe vizitat në laboratorë, qendra kërkimore, hapësira inteligjente të mësimdhënies dhe klinika universitare. Përmes këtyre aktiviteteve, studiuesit u njohën nga afër me mënyrën se si funksionon ekosistemi i UBT-së dhe me praktikat që e kanë pozicionuar institucionin si një nga modelet më inovative të arsimit të lartë në rajon.

Interesimi i studiuesve ndërkombëtarë për UBT-në konfirmon rëndësinë që po merr modeli i tij i zhvillimit në diskutimet bashkëkohore për të ardhmen e arsimit të lartë, duke e shndërruar universitetin në një pikë referimi për studime dhe shkëmbim të praktikave më të mira në nivel ndërkombëtar.

Continue Reading

lajme

UBT dhe Komuna e Zarës bashkëpunojnë për trashëgiminë kulturore të arbëreshëve

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me Dina Bušić, Drejtoreshë për Kulturë dhe Sport në Komunën e Zarës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Zarës për ruajtjen, digjitalizimin, arkivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Zarës. Palët diskutuan gjithashtu për hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që do të mbështesin këto aktivitete.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti i Zarës thellojnë bashkëpunimin institucional

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me tre prorektorët e Universitetit të Zarës në Kroaci: Prof. Dr. Anita Pintarić, Prof. Dr. Marko Lukić dhe Prof. Dr. Zvjezdan Penezić.

Gjatë takimit u diskutua zgjerimi dhe thellimi i marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, duke synuar një bashkëpunim më të strukturuar në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, studimeve të doktoratës, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese.

Continue Reading

Të kërkuara