Lajmet

Tahiri: S’e kemi prioritet inspektimin e masave

Published

on

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri tha se nuk e kanë prioritet inspektimin e masave të reja të marra nga Qeveria.

Krejt kjo ngase sipas tij, edhe përkundër rrezikut punëtorët komunalë u anashkaluan dhe nuk u kompensuan sikurse kategoritë e tjera.

Në një intervistë për EkonomiaOnline, Tahiri tha se do të vazhdojnë me inspektimet e rregullta, duke i quajtur absurde vendimet e kësaj Qeveri dhe asaj paraprake.

“Një absurditet i Qeverisë së kaluar, e po vazhdohet me të njëjtin intensitet edhe nga Qeveria e tashme. Siç e dini aksionet bëhen nga inspektorati lokal, inspektorati qendror dhe Policia e Kosovës, kurse shtesat për rrezikun që e kanë ky staf në raport me zbatimin e masave i kanë marrë Inspektorati qendror, policët, zjarrfikësit dhe mësimdhënësit që nuk kanë të bëjnë fare me mbikëqyrjen e zbatimit të masave, kurse janë përjashtuar punëtorët komunalë të secilës komunë. Zbatimin e masave ndaj Covidit do ta trajtojmë varësisht kohës që e kemi, njësoj sikur secilën temë tjetër pa i dhënë fare prioritet për shkak se nuk mund ne t’i rrezikojmë stafin tonë çdo ditë e në vazhdimësi, e në anën tjetër të jenë sektor dhe profesione krejt të tjera të cilat paguhen për rrezikshmërinë që e ka Covidi”, deklaroi ai.

Ai theksoi që masat që janë marrë nga Qeveria kanë ardhur për faj të politikanëve dhe se numri i të infektuarve është shumëfishuar nga pakujdesia e tyre gjatë fushatave.

“Po masat janë marrë si pasojë e shkeljeve që janë bërë gjatë fushatës dhe për faj të vet këtyre politikanëve, për shkak se siç e keni parë që nga atëherë e deri tash është shumëfishuar numri i të infektuarve dhe sidomos numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet. Kësisoj masat kanë qenë mund të them proporcionalisht me fajin që e kanë këta politikanë me gjendjen shëndetësore që e ka ky popull”, u shpreh tutje ai.

Përderisa ditë më parë kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vendosur në mënyrë të njëanshme për masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, pa u konsultuar me të gjitha komunat.

Ibrahimi tha se kryetarët e disa komunave kanë kundërshtuar këto masa, për shkaqe ekonomike por edhe për shkak të mungesës së stafit inspektues.

Lajmet

​Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Published

on

Fiorentina e ka shkarkuar Stefano Piolin pas një humbjeje kundër Lecces, e cila e la ekipin në fund të tabelës së Serie A pa fitore, katër pikë, shtatë gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Trajneri i të rinjve Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht përsipër detyrën, por kërkimi për një pasardhës të përhershëm do të fillojë menjëherë, ndërsa klubi kërkon të shmangë betejën për rënie nga kategoria.

“ACF Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.”

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje.

Fitues i kampionatit të Serie A në sezonin 2021/22 me Milanin, Pioli ka përjetuar një rënie të ndjeshme në performancë dhe rezultate vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai u punësua nga klubi saudit Al-Nassr, ku luajti Cristiano Ronaldo , por pati pak sukses në Arabinë Saudite./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit

Published

on

By

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Presidentja e vendit që të sigurojë transparencë dhe qartësi në procesin e caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend më 26 tetor.

Sipas KDI-së, Presidentja ka obligim që deri nesër, brenda afatit dhjetëditor të përcaktuar me nenin 95.4 të Kushtetutës, të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare për të vlerësuar mundësinë reale të krijimit të një shumice të re qeverisëse dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

KDI thekson se hapat e Presidentes duhet të jenë të arsyeshëm dhe transparentë, përfshirë publikimin e kritereve që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës” dhe mënyrën e verifikimit të mbështetjes në Kuvend.

Sipas institutit, këto kritere janë thelbësore për të garantuar paanshmëri dhe respektim të rendit kushtetues, si dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet demokratike./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ndalon përkohësisht importin e shpezëve, kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre me origjinë nga zonat e infektuara të Italisë.

Vendimi vjen pas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, të cilat konfirmojnë përhapjen e gripit të shpezëve (Avian Influenza – H5N1) në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Sipas AUV-së, importet lejohen vetëm nëse produktet vijnë nga ferma të pa prekura, të paktën 50 kilometra larg zonave të infektuara. Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë aktive deri në një vlerësim të ri të situatës.

AUV njofton se po e monitoron nga afër situatën dhe do të informojë publikun dhe bizneset për çdo zhvillim të ri./EO

Continue Reading

Të kërkuara