Lajmet

Tahiri: Radojiçiqi e paska vendosur pagën minimale në Kosovë, të diskutojmë në Kuvend

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Alberad Tahiri, tha se në seancën e radhës në Kuvend, do të kërkohet shtyrja e votimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit.

Tahiri shprehet se deputetët duhet të diskutojnë se si terroristi, Milan Radojiçiq, ka vendosur për pagën minimale të Kosovës.

Kryeterroristi Radoiçiq bashkë me qeverinë kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë. Jo vetëm kaq, nga kjo ata përjashtuan veteranët, familjarët e dëshmorëve, ata që lanë gjymtyrët për këtë vend. Zëvendësministri i Drejtësisë, paska qenë edhe më Mimozën edhe me Radoiçiqin. Ky Kuvend është i kriminalizur, vendimmarrje ka marr kryeterroristi Radoiçiqi”, tha Tahiri.

Si mund të vazhdojë kjo legjislaturë kur kemi aq thellë të involvuar terroristë. Ne sot e kemi vazhdimin e seancës por do të kërkojmë vazhdimin e kësaj çështje, që të gjithë deputetët të flasin lidhur me këtë”./UBTNews/

 

Lajmet

Haxhiu kërkon që Mimoza Kusarit t’i merret mandati i deputetes

Published

on

By

Deputeti Partisë së Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që deputetes Mimoza Kusari-Lila, t’i merret mandati nga Kuvendi i Kosovës.

Duke iu përgjigjur akuzave të Kusari-Lilës se ai qëndron prapa kompanisë “Lirigzoni” që ka marrë projekte në veri, tha se kjo nuk qëndron.

Dje kam kërkuar që Mimoza Kuasari-Lila t’ia merr mandatin për shkak të bashkëpunimit të saj me Radoiçiq. Sot jam më shumë i bindur se kur kjo është në gjendje kur një kompani “Lirigzoni” që nuk jam pronar i asaj kompanie dhe asnjë tjetër. Ajo kompani ka qenë kundërshtare e kompanisë “Rade”. Radoijçiq me grupet e tij janë kanë djegur kamionët dhe kanë sulmuar me armë “Lirigzoni” kompani… kjo është fëlliqësira e Mimoza Kusari-Lila që me pshtu vetën. Kjo është gjendje me akuzu edhe UCK-në se kanë bashkëpunim e Serbinë. Kjo është logjika e saj që se meriton me qenë deputete, pasi e flliqë edhe mandatin e deputetit”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​Tahiri: Përgjimet tregojnë për koalicionin e fshehur të Qeverisë Kurti me Listën Serbe

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se përgjimet e publikuara ndërmjet shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ish nënkryetarit të Listës Serbe, terroristit Milan Radoiçiq tregojnë se qeveria Kurti ka pasur koordinim dhe koalicion të fshehur me Listën Serbe.

Ai në seancën e Kuvendit, tha se ky koordinim është një thikë pas shpine ndaj demokracisë së Kosovës.

Duhet ta dina dhe të kemi transparencën në këtë Kuvend se ky koordinim a është një thikë pas shpine ndaj demokracisë në Kosovë. Që nga nisja e kësaj legjislature neve na është thënë këtu se s’ka koalicion me Listën Serbe. Na është thënë se s’ka asnjë marrëveshje me ata. Përgjimet vërteton se një marrëveshje kundër disa vlerave që lidhen me të mirën publike dhe të qytetarëve ka ndodh dhe ajo duhet të debatohet nga ne dhe nga ju deputetë të shumicës parlamentare. Kjo qeveri s’ka etikë politike”, tha ai.

Tahiri i reagoi Kusari-Lilës edhe për akuzat ndaj AAK-së se në momentin e formimit të qeverisë Haradinaj në vitin 2017 e ka pritur Listën Serbe mbi shtatë orë në Kuvend.

Nuk mundesh me vendosë argument që nuk qëndron. Mashtrimi dhe rrena luftohen vetëm më e të vërtetën. Të vërtetën e dinë ky popull kush është Ramush Haradinaj, cili është kontributi i tij në luftë dhe liri dhe e dinë kush je ti. S’mundesh me na shitë moral për atë temë”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajmet

​Abazi: Nuk kisha dashur asnjë sekondë t’i takojë LVV-së

Published

on

By

Deputeti i pavarur, Haki Abazi deklaroi se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka prishur punë me deputetët e kësaj partie për të kërkuar vota nga Lista Serbe.

Në seancë plenare ku është kërkuar nga PDK debat parlamentar pas publikimit të audio-incizimeve mes Mimoza Kusari Lilës dhe Millan Radojiçiqit, Abazi tha se deputetët e partisë në pushtet nuk kanë fytyrë të kërkojnë vota.

Nuk e di a më ka ndejt më mirë ndonjëherë përshkrimi-mbiemri i pavarur. Nuk kisha dashur për asnjë sekondë t’i takojë një grupit parlamentar si që është ky (Lëvizja Vetëvendosje), për të cilin kam thënë para dy viteve që janë pazaret e pista për të hapur pompat të benzinës për të futur familjarë në punë, për të futur njerëz të afërt nëpër Gjykata Kushtetuese, për t’i bërë anëtarë të bordeve e të drejtorëve për interesa të vogla të cilat LVV ka kritikuar pushtetet e kaluara”, deklaroi Abazi.

Continue Reading

Lajmet

​Gashi: Koordinimi me Radoiçiqin është fatkeqësi për Kosovën

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se koordinimi me terroristin Milan Radojiçiq është fatkeqësi për Kosovën. Në deklarimin e tij pas kërkesës për debat parlamentar nga PDK, Gashi deklaroi se kryeterroristi Radoiçiq ka kryer terrorist ndaj shtetit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se debati publik ka arritur në pikën e degjenerimit, për çka shtoi se është fatkeqësi për Kosovën.

Është për keqardhje se ku ka arrit debati publik në Kosovë. Debati publik sot në Kosovë ka arritur në pikën e degjenerimit të vet se sa është i përfshirë terroristi Millan Radoiçiq në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës. Kjo është fatkeqësi për Kosovën, fatkeqësi e cila e dëmton sakrificën e secilit qytetar të Kosovës. E dëmton besimin e secilit qytetar të Kosovës. Sot çfarë po dëgjojmë këtu dhe ajo çka pamë dje është në vazhdën e logjikës të cilën LVV e ka ndërtuar si logjikë e përbaltjes dukje qenë vet e zhytur deri në fyt me kriminelë si Millan Radojiçiq. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çfarë përcaktimi është ky? Çfarë përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e tyre e grupit tyre parlamentar akuzon para, mbrapa, anash, djathtas, majtas, pështynë në tëra anët dhe këta entuziazmohen”, deklaroi ai.

Gashi shtoi se mentaliteti që është ndërtuar në këtë qeverisje është i gabuar dhe se interesi i Kosovës nuk është koordinimi me Millan Radoiçiqin.

Çfarë është ky entuziazëm? Kush po gëzohet? Për çka po gëzohet? Po gëzoheni se kush është më tradhtar se tjetri? Po gëzoheni se kush i ka shërbyer më shumë Serbisë se tjetri, çka po gëzoheni, çka po duartrokitni? Kush kujt po i duartroket këtu? Ai është një terrorist i cili ka kryer akt terrorist ndaj shtetit të Kosovës. Ai terrorist ka vrarë një polic të Kosovës. Dhe ju dilni këtu sot dhe pa pikën e pafytyrësisë dhe mburreni”, shtoi Gashi.

Gjatë deklarimit të tij, ka pasur reagime të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për çka janë përfshirë edhe bashkëpartiakët e Gashit.

Koordinimi me një terrorist është fatkeqësi kombëtarë, në rastin më të lehtë nëse jo koordinim për tradhti kombëtare. Dhe nuk duhet t’i duartrokitet një fatkeqësie kombëtare”, përfundoi Gashi.

Continue Reading

Të kërkuara