Lajmet

Tahiri: Në këtë krizë, tërheqja e Trustit është zgjidhje e drejtë

Tahiri tha se kjo do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve.

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e 30% të kursimeve pensionale.

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Tahiri u shpreh se e vetmja mënyrë për t’ua lehtësuar pak jetën, është tërheqja e trustit, respektivisht skemës, siç është përcaktuar tek neni 12.




Lajmet

​APK lanson aplikacionin për raportimin e korrupsionit

Published

on

By

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP ne Kosovë, ka lansuar platformën online për raportimin e korrupsionit, e cila do të shfrytëzojë masat e teknologjisë për parandalim të korrupsionit.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tha ky aplikacion tregon që teknologjia mund të vihet para sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit.

“Ne si agjenci, tentojmë të jemi dëshmitarë dhe shembull i mirë i përdorimit të teknologjisë në mbizotërimin e drejtësisë. Ky aplikacion, i cili do të lansohet sot dhe shumë aplikacione tjera, të cilat janë lansuar në të kaluarën, tregojnë që teknologjia mund të vihet në shërbim të sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit…Ne i kërkojmë secilit qytetar të Republikës së Kosovës që të bashkëpunojë me ne, sepse pjesëmarrja qytetare është fuqia jonë”, tha Buleshkaj.

Ndërsa, kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e APK, Adnan Rrustemi shtoi se kjo platformë ofron një mënyrë moderne, të sigurt dhe konfidenciale për qytetarët që të raportojnë rastet e korrupsionit.

“Lansimi i platformës ‘Raporto korrupsionin’, përfaqëson jo vetëm një mjet inovativ, por edhe një shembull të përkushtimit të institucioneve të Kosovës për të ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e parandalimit të korrupsionit. Kjo platformë është si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së fuqishme e UNDP-së në Kosovë. Teknologjia gjithsesi ka një rol thelbësor në parandalimin e korrupsionit, platforma ofron një mënyrë moderne, të sigurt dhe konfidenciale për qytetarët që të raportojnë raste të korrupsionin”, shtoi Rrustemi.

Gjithashtu, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Dudley Tarlton u shpreh se UNDP ka mbështetur APK-në në mënyrë qe të bëhet identifikimi i rreziqeve dhe digjitalizimi i platformës së raportimit.

“Kemi një partneritet shumë të gjatë në parandalimin e korrupsionit. Kemi mbështetur agjencinë në mënyrë që të bëhet identifikimi i rreziqeve dhe digjitalizimi i platformës së raportimit. Është bazuar në modelin e Republikës së Koresë”, u shpreh Tarlton.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku pret Hovenierin në takim lamtumirës

Published

on

By

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin, Jeffrey Hovenier.

Abdidhiku i ka dhuruar Hovenierit fanelat e Kosovës për gjashtë mbesat dhe nipin e tij që sipas tij t’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë.

“E falënderova për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë. Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve! Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtares së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se LDK pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sepse lidhja jonë është ideologjike, është institucionale, është afatgjate – tash e 35 vjet”.

Continue Reading

Aktualitet

Shkupi në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

Published

on

Shkupi mëngjesin e sotëm është mbuluar nga mjegulla e dendur, deri sa sërish gjendet në Top 10 qytetet më të ndotura në botë.

Sipas të dhënave të publikuara në IQAir, Shkupi është në vendin e 9 dhe bën pjesë në kategorinë e “pashëndetshme” me vlerë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) prej 156.

Nga vendet e rajonit, Sarajeva radhitet e treta me vlerë të AQI-së prej 225.

IQAir është një kompani teknologjike zvicerane që nxit individët, organizatat dhe qeveritë të përmirësojnë cilësinë e ajrit përmes informacionit dhe bashkëpunimit.

 

Continue Reading

Lajmet

Dëmet nga lufta në njerëz dhe ekonomi, ASK prezanton të dhënat për numrin e të vrarëve

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024). Sipas ASK-së, në bazë të rezultateve të para përfundimtare, Kosova ka 1 milion e 602 mijë e 515 banorë, numër ky që ka shënuar rënie krahasuar me regjistrimin e popullsisë të vitit 2011. Në atë vit Kosova kishte 1 milion e 739 mijë e 825 banorë.

Sipas Agjencisë së Statiskikave të Kosovës, Kosova i ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë të regjistruar, por ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën për media ku janë prezantuar rezultatet ka thënë se ASK-ja e ka bërë vlerësimin edhe për komunat me shumicë serbe në veri të vendit, ku procesi ishte bojkotuar në masë të madhe dhe sipas tij, pas përfshirjes së komunave në veri del se gjithsej banorë rezidentë në Kosovë janë 1,602.515 persona.

Kastrati gjatë prezantimit rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë ka treguar edhe dëmet e luftës së fundit, raporton KosovaPress.

“Nga dëmet e luftës, gjithsej ekonomi familjarë të prekura janë 154 mijë e 272. Dëmet vetëm në ekonomi familjare, jo në institucione, është vlerësuar mbi 5 miliard euro. Dëmet e luftës në njerëz, të vrarë janë 11 mijë 417 e të zhdukur 1 mijë e 47″, tha ai.

Ndërsa, sa i përket numrit të diasporës të regjistruar, ai tha se procesi është duke vazhduar, mirëpo dipas tij, deri tani nga diaspora janë regjistruar rreth 550 mijë qytetarë.

Continue Reading

Të kërkuara