Lajmet

Tahiri: Kryeterorristi Radoiçiq së bashku me GP të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë përcaktuar pagën minimale

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se tashmë është e qartë se kryeterorristi Milan Radojiçiq së bashku me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes shefes së këtij grupi e kanë përcaktuar pagën minimale për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në anën tjetër kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi po udhëhiqet nga një spiun i Serbisë, duke iu referuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Tahiri derisa ka akuzuar Kusari-Lila, se ka gënjyer për rolin e PDK-së në votimin e ligjit për pagën minimale me Listën Serbe, ka thënë se po ashtu e kanë përcaktuar që veteranët e UÇK-së, nënat e dëshmorëve, fëmijët e dëshmorëve të përjashtohen nga paga minimale.

Sot po ju drejtohem nga i njëjti vend ku para dy viteve kryetarja e GP-së të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila gënjen dhe dezinformon pa fije turpi se Grupi Parlamentar i PDK-së paska qenë ai që e ka shtyrë Listën Serbe për të votuar në Kuvend ligjin për pagën minimale. Tashmë është e qartë, kryeterorristi Milan Radoiçiq së bashku me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes shefes së këtij grupi e kanë përcaktuar pagën minimale për qytetarët e Republikës së Kosovës. Po ashtu, e kanë përcaktuar që veteranët e UÇK-së, nënat e dëshmorëve, fëmijët e dëshmorëve të përjashtohen nga paga minimale”, tha ai.

Mes tjerash, ai ka përmendur përpjekjen e Radoiçiqit për të pasur një kandidat nga radhët e Gjykatës Kushtetuese dhe për përpjekjet për të bllokuar emërimin e Vigan Qorollit si zv.ministër i Drejtësisë.

Milan Radoiçiq kishte edhe kandidat nga radhët e shqiptareve për Gjykatën Kushtetuese. Pra, kishin një koordinim me LVV-në dhe kishin kandidatin e tyre për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Fatmirësisht me disa deputetë të VV dhe të Listës Guxo e kemi parandaluar që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese….Dhe a e dini se ku shërben i njëjti, si zv. Ministër i Drejtësisë….Fatmirësisht Vigan Qorolli nuk arrin të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar Tahiri.

Në anën tjetër, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi po udhëhiqet nga një spiun i Serbisë, duke iu referuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Dy të vërteta veç dihen, njëra se në Parlamentin e Kosovës, Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë votuar bashkë ligjin për pagën minimale, pra kanë bashkuar votën, mos t’i përfshinë veteranët e UÇK-së. Po ashtu një e vërtetë tjetër është se për këtë votë shefja e GP-së të LVV-së, të kryeministrit spiun të Serbisë e ka bashkuar votën dhe e ka bërë bisedë prapa shpinës të Kosovës, fshehtë. Këto të vërteta shpjegojnë të vërtetën e Kosovës që udhëhiqet prej një spiuni të Serbisë, që është Albin Kurti…Kurrë nuk ka ndodhë shqiptar të bashkojnë votën me Listën Serbe kundër UÇK-së”, tha Haradinaj.

Aktualitet

Krasniqi: VV-ja po vjen në seanca vetëm për të humbur kohë

Published

on

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të seancës, ku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e zvarrit me qëllim konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar mungesën e përpjekjeve serioze nga ana e saj.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që i ka VV, që po të viheshin në votim, ndoshta sot do të kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin e Kuvendit,” tha Krasniqi.

Sipas tij, është bërë e qartë se VV po vjen në seanca vetëm për të humbur kohë dhe për të shtyrë afatin 30-ditor, duke e thelluar krizën institucionale.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që ka VV që po të viheshin në votim, ndoshta sot do të kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin e Kuvendit. Nëse dikush ka pasur dyshimin më të vogël që VV-ja ka pasur përpjekje të vërtetë, u bë e qartë se një gjë e tillë u vërtetua. Vetëm po vijnë në seancë për të humbur kohë dhe për të zvarritur këtë 30-ditësh, për të hyrë në thellim të krizës. Me vetëdije nuk po dëshirojnë të konstituojnë ministrat. Nuk kanë shansë të marrin vota.”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Aktualitet

​Arrestohet një person i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person shtetas i Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate.

Sipas policisë, R.G, 30 vjeçar, shtetas i Kosovës, i kërkuar ishte me gjashtë (6) urdhër arreste nga Gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

​Mustafa: Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar

Published

on

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar duke potencuar se nuk do të votojnë për asnjë kandidat të partive, me të cilat nuk kanë marrëveshje politike.

Mustafa tha se mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje do të mund të bëjë kompromis me partitë e tjera parlamentare për të proceduar më tutje në kuvendin e Kosovës.

“Qëndrimi i LDK-së është ai që ka qenë gjithnjë. LDK nuk voton ndonjë kandidat me të cilin, ose me partinë që nuk ka një marrëveshje politike paraprake…Do të shohim nëse Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që të gjejë një kompromis një rrugë të përbashkët me partitë tjera parlamentare për të proceduar kuvendin, për të votuar kryetarin dhe kryesinë e kuvendit”, tha Mustafa.

Deputeti Besian Mustafa tha se vetëm ata që kanë mbetur gjithmonë besnikë ndaj LDK-së kanë të drejtë të quhen LDK-istë apo rugovistë. Këtë e tha Mustafa pasi u pyet nga gazetarët lidhur me deklarimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, ku ka kritikuar paritë opozitare për mos votimin e Donika Gërvalles për kryeparlamentare.

Gjykata Kushtetuese e publikoi aktvendimin për ngërçin politik, aktgjykim i cili përcakton një afat 30 ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas po këtij aktgjykimi një kandidat apo kandidate nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

 

Continue Reading

Aktualitet

1 orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, kurse daljet më të gjata.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta, kurse pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata.

Raportohen pritje deri 1 orë e gjysmë te Dheu i Bardhë, 60-90 minuta në Merdarë dhe 20 deri 30 minuta në Jarinjë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 09:12 të mëngjesit.

Continue Reading

Të kërkuara