
Lajmet
Tahiri e quan “darkë të turpit” vizitën e Kurtit në Bruksel
Published
5 years agoon
By
Betim GashiIsh-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit në një konferencë për media ka folur se si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ecin përpara duke eliminuar nga skena politike kriminelët e luftës.
Tahiri ka thënë se e gjithë bota e di se është Serbia ajo që ka kryer krime e gjenocid në Kosovës, derisa sipas tij, për kryeministrin Kurti, kriminelët e luftës nuk e kanë adresën në Serbi por janë gjithandej nëpër Ballkanin Perëndimor.
“E gjithë bota e di se Serbia ka kryer krime në përmasa të gjenocidit edhe në Kosovë edhe në Bosnje, por për kryeministrin tonë, kriminelët e luftës nuk qenkan me adresë në Serbi. Ata qenkan të shpërndarë gjithandej në vendet e Ballkanit Perëndimor, aty ku bëjmë pjesë edhe ne. Ndonëse adresa e krimit dihet, sipas logjikës së kryeministrit Kurti i bie që përgjegjësia qenka e të gjithëve, edhe e jona”, ka shkruar Tahiri, raporton Express.
Ai thotë se mbrëmë Kurti me dekalratën e tij e ka legjitimuar historinë e trilluar nga Serbia që në vazhdimësi është përpjekur ta instalojë bashkë me argatët.
“Historinë e rrejshme që Serbia po përpiqet ta instalojë si të vërtetë bashkë me argatët e saj, Kurti mbrëmë e legjitimoi si të tillë, duke mos guxuar ta thotë hapur se krime ka bërë Serbia dhe kriminelët gjenden në Serbi, e jo në Ballkanin Perëndimor si tërësi”, ka vazhduar Tahiri.
Tahiri tutje ka thënë se Kurti për deficite të veta politike është në gjendje që heronjtë e Kosovës t’i shndërrojë në kriminelë luftë.
Ish-ministri thotë se Kurti duhet të flasë me emra e mbiemra se kush janë kriminelët e luftës në Kosovë të cilët i do jashtë institucioneve.
“Ne një herë jemi çliruar nga kriminelët, me 1999, atëherë kur Kosova u çlirua nga kryekrimineli Millosheviç. Të tjerë kriminelë që s’kanë dhënë llogari, i kemi kërkuar në Serbi, aty ku edhe gjenden. Por kryeministri do që t’i kërkojmë edhe në mesin tonë, sepse të tillë i do Serbia për veten e saj.
Kjo është fatkeqësia me të cilën përballemi sot, kur kemi një kryeministër që për deficitet e komplekset e veta politike është në gjendje që heronjtë tanë t’i shndërrojë në kriminelë potencialë.
Kështu na ka dashur edhe Serbia gjithmonë. Një vend që s’ka identitet dhe ku ata që i dalin asaj përballë, të njihen si kriminelë lufte, të mos gjenden as në institucione, as në jetën tonë politike e publike.
Ai sot duhet të tregojë me emër e mbiemër, kush qenkan kriminelët e luftës në mesin tonë, që i dashka jashtë institucioneve?
Duhet të japë llogari për këtë darkë turpi, ku në vend se të kërkonte llogari për 13 mijë civilë të vrarë dhe për 1650 të zhdukur, ai i përgjithësoi e i barazoi viktimat me kriminelët e vërtetë”, ka përfunduar Tahiri.
You may like
Rajoni
Ka nisur protesta në Shkup, studentë nga Kosova në mbështetje të kolegëve
Published
1 hour agoon
May 18, 2026By
UBT News
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve dhe studentëve në Shkup për protestën e paralajmëruar nga studentët e universiteteve në gjuhën shqipe, të cilët kërkojnë mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.
Protesta, e organizuar me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, pjesëmarrësit kanë filluar të mblidhen në Urën e Gurit.
Në mbështetje të kolegëve të tyre kanë ardhur edhe studentë nga Kosova, të cilët thanë se përkrahja e tyre nuk do të mungojë dhe se protestat do të zhvillohen në mënyrë të qytetëruar.
“Studentët në Maqedoninë e Veriut nuk janë vetë, ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Duam të tregojmë se mbështetja jonë është e vazhdueshme dhe nuk do të ndalemi këtu”, tha një student nga Kosova. Ai shtoi se në protestë po marrin pjesë të rinj nga të gjitha qytetet e Kosovës.
“Ne kemi ardhur si grup me autobus dhe këtë protestë po e bëjmë në mënyrë të qytetëruar. Jemi prej të gjitha qyteteve të Kosovës”, u shpreh ai.
Organizatorët u kanë bërë thirrje edhe sportistëve, artistëve dhe figurave publike që t’i bashkohen protestës dhe të mbështesin kërkesat e studentëve.
Kjo është protesta e dytë e organizuar nga studentët, pas asaj të mbajtur më 6 prill të këtij viti.

Një burrë është gjetur i vdekur sot pas mesditës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:30.
Pas marrjes së informatës, ekipet e urgjencës dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur menjëherë hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti. Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth identitetit të viktimës apo shkaqeve të vdekjes.
Vendi
Ka nisur Java e 17-të e Albanologjisë në Prishtinë
Published
4 hours agoon
May 18, 2026By
UBT News
Përgjatë katër ditëve, studiues nga Kosova, rajoni dhe më gjerë do të prezantojnë tema që lidhen me gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë shqiptare, duke trajtuar edhe zhvillime bashkëkohore si inteligjenca artificiale, digjitalizimi i shqipes dhe ndikimi i komunikimit virtual në gjuhë.
Programi përfshin sesione të veçanta për letërsinë shqipe, historiografinë, trashëgiminë kulturore dhe antropologjinë e ushqimit, me fokus në identitetin kulturor dhe zhvillimet moderne të shoqërisë shqiptare.
Organizatorët theksojnë se konferenca synon të promovojë kërkimin shkencor dhe të krijojë hapësirë për shkëmbim akademik mbi gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.
Lajmet
Aksident fatal në Koshare të Ferizajt, humb jetën një person
Published
5 hours agoon
May 18, 2026By
UBTNews
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Koshare të Ferizajt, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person i moshës 60-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 12:15. Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar detajet e kësaj ngjarjeje tragjike.
“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë Veseli.
Njësitet policore të trafikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet që çuan deri te ky aksident fatal.

Ka nisur protesta në Shkup, studentë nga Kosova në mbështetje të kolegëve

Gjendet i vdekur një burrë në “Ulpianë”

Xherdan Shaqiri konfirmon qëndrimin te Basel pas sezonit zhgënjyes

Bullgaria pret me festë Darën pas triumfit historik në Eurovision 2026

Ka nisur Java e 17-të e Albanologjisë në Prishtinë

Droni rus godet anijen kineze në Ukrainë, një ditë para vizitës së Putinit te Xi Jinping

Përfaqësuesja e Kosovës në boks udhëton drejt Zagrebit për turneun “Grand Prix”

Aksident fatal në Koshare të Ferizajt, humb jetën një person

Hajrizi: Arsimi tradicional nuk mjafton më, UBT po ndërton universitetin e së ardhmes
Të kërkuara
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
Lajmet3 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
Opinione2 months agoAvdimetaj: Ekonomia e Kosovës e rrezikuar nga luhatjet në tregut ndërkombëtar
